Binjakët e “pazakontë”, kanë lindur në ditë, muaj dhe vite të ndryshme

3 Janar 2022, 13:19Lifestyle TEMA

Alfredo Antonio Trujillo dhe  Aylin Yolanda Trujillo mund të jenë binjakët më të çuditshëm në botë, e dini pse?

Sepse ata kanë lindur në ditë, muaj dhe vite të ndryshme … 15 minuta larg njëri-tjetrit.

Sipas mediave të huaja  Alfredo erdhi në botë në orën 23.45 më 31 dhjetor 2021, ndërsa Aylin në mesnatën e 1 janarit 2022, në spitalin e Qendrës Mjekësore Natividad në Kaliforni. Bëhet me dije se

Mundësia që binjakët të lindin në vite të ndryshme është një në  dy milionë.

Përafërsisht 120,000 lindje binjake ndodhin në Shtetet e Bashkuara çdo vit . “Për mua është çmenduri që ata janë binjakë dhe kanë ditëlindje të ndryshme”, tha Fatima Madrigal, e ëma e fëmijëve .

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje