Majori britanik Kemp ka qenë dëshmitar i disa momenteve shumë të rëndësishme gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Ai u bë një person kontakti për shumë figura qendrore të luftës nga të dyja palët, si nga komunistët, ashtu edhe Balli Kombëtar.
Në numrin e sotëm publikohen të dhëna nga raporti i tij në lidhje me këto kontakte. Ai flet se si i njohu krerët e Ballit Kombëtar dhe bisedat që pati me pa. Po ashtu, në mënyrë të ftohtë ai tregon me detaje për bisedat që u mbajtën në zonën e Bizës së Tiranës, në tetor të vitit 1943 mes Ballit, komunistëve dhe anglezëve, për një luftë të përbashkët. Sipas Kempit, ndonëse Balli Kombëtar nënshkroi një marrëveshje për luftë me gjermanët, komunistët në mënyrë hipokrite u shprehën kundër dhe thanë se do të bënin një luftë të hapur ndaj tij. “Gjenerali Davies ua nxori deklaratën para anëtarëve në LNÇ dhe u shpreh se do t’ia çonte komandës në mënyrë që radio BBC të lajmëronte se Balli tashmë do të luftonte hapur gjermanët.
Kjo i tërboi anëtarët e LNÇ dhe u shprehën më tej se ata do të persekutonin Ballin me një luftë të hapur ndaj tij dhe kërkuan me ngulm që gjenerali të mos dërgonte asgjë në komandë për ta transmetuar në BBC. Kjo ishte edhe pjesa më zhgënjyese për gjeneralin Davies dhe kolonelin Nichols, sepse pavarësisht se deklarata e shkruar nuk mund të ishte diçka më mirë se fjalët e dhëna, ata punuan më shumë se një muaj që të bashkojnë të dyja palët, përfunduan të dy të frustruar nga hipokrizia dhe mashtrimi i LNÇ”, raportoi në Londër majori Kemp. Ky ishte zhgënjimi më i madh i anglezëve, të cilët filluan të kuptojnë se ndarja politike në Shqipëri ishte tepër e fortë. Majori Kemp përshkuan sakaq mjaft detaje të tjera, të cilat publikohen për herë të parë. Interesante janë të dhënat e majorit britanik për ndihmat financiare, të cilat sipas tij kanë qenë të shumta në para dhe në flori të adresuara për partizanët për nevojat e luftës, por që sipas Kempit, shumë pak prej tyre u përdorën për luftë, ndërkohë që pjesa më e madhe u destinuan për qëllime dhe propagandë politike nga komunistët.
KONTAKTET ME BALLIN KOMBËTAR
Majori britanik Kemp ndërmori një mision të veçantë. I veshur me rroba të thjeshta shqiptarësh ai zbriti nga malet dhe u fsheh në një familje ortodokse në Tiranë për një muaj. Sipas kujtimeve të tij, kjo familje jetonte mirë dhe ndonëse mbështeste luftën e LNÇ, ishte kundër komunizmit. Gjatë këtij muaji në Tiranë, majori Kemp takoi mjaft njerëz kyç. Ai krijoi kontakte të drejtpërdrejta me krerët e Ballit Kombëtar, me të cilët arriti të ndërmjetësojë një takim me ta në Shën Gjergj dhe Bizë të Tiranës. Nga ana tjetër, Kemp flet për një tjetër rol të tij. Ai tentoi të takohej me Lef Nosin, por ky takim nuk u arrit. “Takova Halin Macin dhe Vasil Andonin, i cili kishte qenë shef i byrosë së shtypit në Tiranë dhe më vonë sekretar i Komitetit Qendror të Ballit Kombëtar, dhe të dy flisnin një anglishte të përsosur. Ata protestuan duke thënë se manifesti kolaboracionist që u lëshua, e po ashtu Asambleja Kombëtare dhe Komisioni u formuan pa ndonjë dijeni apo aprovim të Ballit Kombëtar, ndërsa pranuan se Lef Nosi dhe Ismail Sefa, të dy anëtarë të komisionit qeveritar, kanë qenë liderë të Ballit, por shtuan se Balli bëri një denoncim publik për të dy dhe se askush tjetër në qeveri nuk ka lidhje me Ballin Kombëtar. Sigurisht që kjo mbeti një çështje vështirësie e pakapërcyer me Ballin Kombëtar, se pavarësisht se ndonjë anëtar i tyre bashkëpunoi hapur me gjermanët, Partia e mohonte se ai ishte anëtar, apo e denonconte publikisht në gazetë atë, por sërish mbanin kontakte me të prapa krahëve tanë.
Në fakt, unë sërish jam i bindur se Balli Kombëtar bashkëpunoi me formacionet e qeverisë në mënyrë që të mos kishte probleme me gjermanët, ndërsa nga ana tjetër ata u përgatitën për të bërë disa aksione të vogla ushtarake kundër gjermanëve për ta pasur mirë edhe me ne. Halil Maci dhe Vasil Andoni e kishin të vështirë të më impresiononin mua me faktin se Shqipëria ishte në krahun e aleatëve dhe një nga ata më tha që: “Nisur nga numri i popullsisë, Shqipëria ka dhënë një kontribut për luftën për aleatët më shumë se çdo vend tjetër në Europë”. Mezi e mbajta veten për t’u thënë ndonjë koment vulgar. Ata shkuan më tej duke më thënë se majori Field në Vlorë mund të më jepte detaje në lidhje me aksionet e çetave të tyre në këtë zonë ndaj gjermanëve dhe më siguruan se ashtu siç kanë mbështetur në të kaluarën aleatët, ata do të luftojnë gjermanët.
Ata ranë dakord të çojnë përfaqësues nga më të lartët te gjeneral Davies në fund të atij muaji. Por, ata më shprehën me ankth për të më impresionuar se bashkëpunimi i Lef Nosit me gjermanët ishte sipërfaqësor dhe se qëllimi i këtij bashkëpunimi ishte ruajtja e Shqipërisë nga komunizmi. Po ashtu, më thanë se mund të organizonin një takim mes meje me Lef Nosit, për të cilin këta kishin shumë respekt, për të siguruar një bashkëpunim të tij me aleatët. Mendova se kjo do të ishte e dobishme për ta futur në krahun tonë plakun e terrorizuar dhe dëshiroja të organizoja një takim me të në Tiranë ose në Elbasan, por gjeneral Davies tha se do të ishte vetëm humbje kohe dhe vuri veton”, shkruan majori Kemp në raportin e tij për luftën në Shqipëri.
BISEDIMET DHE INCIDENTET
Në tetor u arrit që të gjitha palët të takoheshin në Bizë të Tiranës për të folur mbi një mundësi bashkimi për luftë të përbashkët. Gjermanët kishin rreth dy muaj që kishin pushtuar Shqipërinë. U arrit që Balli Kombëtar të nënshkruajë një marrëveshje për luftë të hapur me gjermanët, por komunistët e LNÇ e kundërshtuan dhe menjëherë shpallën luftë të hapur ndaj Ballit Kombëtar. Kemp tregon sesa e ndarë ishte politikisht Shqipëria, ndonëse në sipërfaqe të gjithë kërkonin çlirimin e saj. Mesa dukej, lufta për pushtet kishte nisur që herët, ndonëse të gjitha palët ishin të gatshëm të luftonin me pushtuesin, ato nuk pajtoheshin politikisht e madje duke i shpallur luftë njëra-tjetrës, siç bënë komunistët ndaj Ballit. “Gjenerali Davies dhe kolonel Nichols ishin kryesisht të zënë me konferencën e komitetit qendror të LNÇ, i cili lëvizi në Labinot, por edhe me përfaqësuesit e Ballit Kombëtar, të cilët erdhën në Shën Gjergj sipas udhëzimeve që i kisha dhënë unë Vasil Andonit dhe po ashtu edhe majorit Abaz Kupi. Unë nuk kam qenë i pranishëm në këto konferenca, por kam pasur para meje të gjitha dokumentet e tyre e të gjeneral Davies. Gjenerali u shfaq tepër i surprizuar me major Kupin si një folës i qartë, një luftëtar i fortë dhe patriot, i cili kërkonte të ndihmonte në luftë kundër gjermanëve.
Gjenerali ishte më pak i impresionuar me liderin e Ballit Kombëtar Mit’hat Frashrin, i cili iu duk si ndonjë avokat i qetë, e për më tepër kur Balli na kishte shkaktuar disa probleme me majorin Field në Vlorë, i cili për pak humbi jetën atje. Gjithsesi, Davies arriti me vështirësi të marrë atë që duhet nga Mit’hat Frashri dhe liderët e tjerë të Ballit, një deklaratë të nënshkruar se Balli Kombëtar do të angazhohej në një luftë pa kompromis ndaj gjermanëve. Por, ishte i pasuksesshëm që ta bënte bashkë LNÇ dhe Ballin Kombëtar. LNÇ i tha Davies-it se ata do të luftonin kundër Ballit, ndonëse Davies kërkoi që kjo të mos ndodhte, përderisa ai arriti që të marrë një deklaratë të nënshkruar për luftë ndaj gjermanëve. Sidoqoftë, ai ua nxori deklaratën para anëtarëve në LNÇ dhe u shpreh se do t’ia çonte komandës në mënyrë që radio BBC të lajmëronte se Balli tashmë do të luftonte hapur gjermanin. Kjo i tërboi anëtarët e LNÇ dhe u shprehën më tej se ata do të persekutonin Ballin me një luftë të hapur ndaj tij dhe kërkuan me ngulm që gjenerali të mos dërgonte asgjë në komandë për ta transmetuar në BBC. Kjo ishte edhe pjesa më zhgënjyese për gjeneralin Davies dhe kolonelin Nichols, sepse pavarësisht se deklarata e shkruar nuk mund të ishte diçka më mirë se fjalët e dhëna, ata punuan më shumë se një muaj që të bashkojnë të dyja palët, përfunduan të dy të frustruar nga hipokrizia dhe mashtrimi i LNÇ”, shkruan Kemp për bisedimet. Por, ai përmend edhe mjaft detaje të tjera nga këto bisedime në kampin e tyre.
“Rojet e shtabit tonë ishin kryesisht ushtarë italianë dhe nga partizanë të çetës lokale të Kadri Hoxhës. Patëm paksa problemeve më vonë, sepse nën drejtimin e Federik Nosit, i cili ishte edhe përkthyesi i gjeneral Davies, refuzonte të bënte çdo punë tjetër që ishte e nevojshme duke thënë se italianët mjaftonin për punë dhe se “partizanët nuk luftojnë. Puna e tyre është lufta”. Madje, ata filluan të vjedhin racionet tona të ushqimit nga kuzhina, derisa kuzhinieri ynë shqiptar u ankua te kapiteni Hare. Federik Nosi dhe të tjerët u shprehën se kur të iknim ne kishin për t’i dhënë një dru të mirë kuzhinierit, duke e terrorizuar shqiptarin e shkretë, i cili kërkoi të largohej e të mos punonte më me ne. Pavarësisht kësaj, ne patëm kryesisht një sjellje miqësore dhe patëm shumë vizita në kamp. Por, një person më pak i mirëpritur ishte vetë Kadri Hoxha, i cili kishte zakon të afrohej sa herë që ndodhte diçka me rëndësi, se në të kundërt, as që mund të afrohej. Ai ishte një nga shqiptarët më pak tërheqës që njoha, i cili kishte një dell sadizmi në vete. Ai ndjente kënaqësi të tregonte për torturat që u bënte njerëzve në burgun e tij, edhe pse nga kjo punë nuk nxorën asnjë informacion me vlerë. Kurrë nuk e pashë në aksion, por oficerët e tjerë më tregonin se ishte i lëkundshëm si era”, thuhet në raportin e Kemp.
NDIHMA ME FLORI PËR PARTIZANËT
Majori anglez ishte një pikë kontakti shumë e rëndësishme për luftën. Ishte ai që rekomandonte për ndihma të shumta. Në raportin e tij Kemp tregon një nga kërkesat e komunistëve për 15 mijë monedha ari. Në përgjigje të kërkesës së tyre, ai kreu detyrën duke i kërkuar këtë ndihmë financiare komandës britanike në Kajro. Por, Kemp kujton se ndonëse situata ishe dëshpëruese për partizanët, ata paratë e ndihmave i përdornin për politikë e propagandë dhe jo për qëllimet e luftës. Por, në rastin konkret ndodhi që të çoheshin vetëm 2 mijë monedha ari dhe jo 15 mijë, siç u kërkua fillimisht. “Çështjet politike gjatë kësaj periudhe ishin më të komplikuara se ato ushtarake. Pikë së pari, LNÇ bëri një kërkesë tek unë për një sasi prej 15 mijë monedhash ari, për çështje të luftës. Komiteti Qendror i LNÇ m’u drejtua duke me thënë se ata po rekrutojnë me mijëra partizanë dhe sigurisht që ata kishin nevojë për veshje, armë dhe ushqime. E njëjta situatë ishte dhe me italianët në mënyrë që të ktheheshin në njësi luftimi. Më thanë që duhet ndihmë edhe për familjet e të internuarve nga gjermanët dhe po ashtu për refugjatët nga Jugosllavia dhe Maqedonia.
Ushqimi dhe veshja ishin problemi më serioz. Dimri më herët kishte qenë i shkurtër, por vështirë të thuhej për dimrin që po vinte, ndërsa veshjet pothuaj nuk ekzistonin. Italianët ishin disi të kënaqur me rrobat e tyre të verës, por partizanët ishin pothuaj me rrecka. Dukej që ne s’mund të bënim shumë në lidhje me veshjen e tyre, por partizanët propozuan që të blejnë të gjithë stokun e mundshëm të misrit dhe ushqimeve, për të siguruar çështjen e ushqimit në dimrin që po afrohej. Ata këmbëngulnin fort tek unë që nëse paratë dhe florinjtë nuk vinin shpejt, ata do të përballeshin me vështirësi vrastare e deri në uri në të ardhmen e afërt. Unë nuk e dija që një argument i ngjashëm u përdor edhe nga EAM-i grek për ndihma në para, të cilat i përdornin për propagandë politike.
Unë, duke mos dyshuar për asgjë, nisur nga fakti që nevoja për ushqim dhe veshje ishte urgjente, i kërkova komandës sonë në Kajro të niste paratë. Fatmirësisht, komanda e Kajros ishte më pak naïve. Ajo, edhe pse ra dakord për të çuar para, hodhi një shumë parash prej 2 mijë monedhash ari në disa vende të caktuara ku ishin të pozicionuar oficerët tanë britanikë të ndërlidhjes, në mënyrë që shpenzimin e tyre ta kontrollonim vetë. Gjithsesi, unë kam shumë dyshime nëse këto para u shpenzuan të gjitha për ushqime dhe veshje për çështje të luftës dhe për më tej, jam i bindur se kreditet për këto i mori partia dhe jo aleatët që ndihmuan me këto para”, thuhet në raportin e oficerit britanik për luftën në Shqipëri.(Panorama)
Ka ndodhur sic po ndodh sot qe zihen gjoja per te miren e vendit dhe te popullit. Spjegimet e anglezit jane te qarta. LNC ishte se pari, lufte per pushtet. Koha e vertetoi. Vendi u masakrua per 50 vjet.
Piro-personalisht i perkas nje fisi qe dha gjithshka per luften clirimtare, perfshi ketu edhe 13 te rinj qe dolen malit per te luftuar me arme ne dore pushtuesin fashist. Shumica e tyre ishin te shkolluar ne Gjermani, Austri, Itali e France, por per ta ishte me e rendesishme Shqiperia dhe clirimi i saj nga pushtuesit se sa vendet agresore si Gjermania apo Italia ku ato moren edukimin akademik. Ironia e fatit eshte se mbas clirimit, fisi im u konsiderua si te “deklasuar”, pasi ju sekuestruan pasuri te shumta te vena nga breza te tere.
Pamvaresisht nga kjo, duhet thene se Balli Kombetar bashkepunoi hapur me pushtuesit italiane dhe me pas me ata gjermane dhe se komunistet shqiptare luftuan pa kompromis kunder pushtuesit qe ne ditet e para te pushtimit fashist te vendit. Na pelqen apo jo, kjo eshte e verteta. Nga babai kam degjuar se si gjyshi, qe kishte miqesi shume te madhe me Myslym Pezen, kishte derguar disa here njerez per te blere pasurite e grabitura prej ballisteve te fshatareve te Pezes gjate ekspeditave ndershkimore, qe ndermerrte okupatori fashist ne ate zone dhe ja kthente familjeve ne Peze. Nga ana tjeter, familjaret e mij nuk ju bashkuan luftes sepse ishin komuniste. Si ata ishin shumica e atyre qe luftuan kunder okupatoreve italo-gjermane dhe se glorifikimi i aktivitetit te PKSH kunder pushtuesve ishte teresisht pa vend, pasi numri i anetareve te saj ishte fare i paperfillshem kundrejt atyre qe rroken armet dhe ju bashkuan luftes per liri.
Me falni, nje pyetje eshte fare e thjeshte ketu : perse duhej “bindur” Balli qe te luftonte gjermanet!? (pra vetekuptohet qe me e pakta eshte qe Balli nuk po e luftonte pushtuesin)
Pergjigjia e kesaj pyetje eshte fare e thjeshte dhe e kuptueshme edhe nga nje 6 vjecar ne klasen e pare. Ky eshte kuptimi i gjithckaje, vetem nje trupeshk nuk e kupton se cdo te thote kjo!!!
Me kaq u zgerlaq!
Mundohuni qe veç thaseve me para qe u dhane qeverite e ketyre koheve, tu riktheni dhe “prestigjin e humbur” apo lavdine qe vrane shqiptaret qe luftonin kunder nazi fashizmit. Eshte koha e pasardhesve te tyre që ruajne me fanatizem ne gen traditen e baballareve.
GOMAR
Mashtrim i hapur.Bashkepunimi me ballin i englezeve nuk ka qene gje e vecante.Madje edhe me pushtuesit gjermane.Kush organizoi dhe morri pjese ne takimin mes perfaqsuesve te Ballit,legalitetit dhe perfaqsuesve te abvehrit gjerman ne tufine te tiranes:-ishte enveri qe i paska mashtruar,apo englezi qe iu dogj barku per clirimin e shqiperise?Cfare marveshje bene englezet ne kete takim?Po ne kuvendi e lures te krereve bajraktare te veriut,kush morri pjese si organizator dhe drejtues?Cfare vendosin ne kete kuvend?perkrahen e forcave gjermane,apo clirimit e shqiperise.Mos valle ne interes te Platforma e engleze per ndarjen Veri-Jug te shqiperise?Mos valle mbeshtetjen e planit te Neubachert per perforcimin e vije se mbrojtjes pergjate lumit drin,per te ndaluar UNCte depertoje ne veri.Po takim i oficeret te Abvehrit qe u dergua nga Peja me perfaqsuesin englez prane bajraktarit kriminel,sherbetor i hershem i serbomedhejve ne malsine e madhe,perse u be?Po per te njejten gje.E shtrire ne kohe ,e vendosur ne kontekstin historik,e ballafaquar me dokumentat e shtabit te pergjithshem te UNCqe kane qene dhe jane ,por fshihen qellimisht ato tregojne per qendrim jo rastesor,jo per koniukture te castit,por loje te dyfishte ne interes te platformes engleze per coptimin e shqiperise Faktet nuk duhen shkeputur nga marveshjet e ballit me greqine.Ato nuk jane rastesore.Ne fakt ai nuk genjen,thote te verteten(dhe jo vetem ai).Cuditerisht edhe kur dezertonin nga lufta ,englezet i dorzoheshin Ballit kombetar(gjenerali devis)sic duket te zhgenjyer nga enveri qe donte te clironte shqiperine nga nasifashistet dhe bashkepuntoret e tyre.Ata ne kujtimet e tyre vetem demaskojne vehten.Ndihma e tyre ka qene nje qime bythe per LANC.
I paska ardhur hidhur inglizit. Po ne ere e shpartalluame talane e gjermane. Po mos te ishim ne dhe kinostudija Sqiperia e Re mbi parlamenti anglez do valonte akoma svastika naziste..ere . Nga 5 melon jermane te vrare, 4 melone e kusur i vrame neve …ere. Edhe Berlinin ia lame vete ruseve ta merrnin, per respekt si me te medhenj qe ishin.
Pordhace te medhenj paskemi qene ne shqipot. Svume njehere mend. Edhe sot vazhdojme me ” ne kemi nevoje per Europen, por edhe Europa ka nevoje per ne “.
Ndersa ti ke nevoje TE TA HIPIN, se qenke bllokuar keq o katunar trupeshk!
Po pse , edhe Ballit fajin Enveri ja paska pasur ? Per faj te Enverit , u bene bashkepuntore me gjermanin
? Ikni ore pirdhuni , zagare .
Pra ballistet u penguan nga kamunistet te luftonin gjermanin…
Birinxhi…Tash e kuptum ku “flinte lepuri”
Balli donte te luftonte per lirine e Shqypnise, po k amunistat u thane “JO, Ju do bashkoheni me gjermanin, se luften e kemi neve “exkluzivitet”.
Vdiqen, po, vdiqen fare Mero Morri dhe grupi i legeneve qe e rrethojne duke qemtuar ku munden ndonje genjeshter apo trillim te gjithfare legeneve qe kane kaluar ketej pari, vetem e vetem qe te permbysin te verteten e Luftes. megjithate s’do ia dalin dot. Keta, per para shkerdhejne edhe motrat e tyre pa lere historine. Na paska treguar anglezi si Anglia u paska dhene ar ( pra, Anglia qe na mori arin tone per 60 vjet, Anglia qe ka pushtuar e grabitur gjysmen e botes per 3-4 shekuj ) dhe keta e perdoren arin kunder ballisteve, ndersa ballistet si ” luftetare ” te medhenj qe ishin, luftuan pa pushim kunder armiqve….pulave dhe kecave. Rrace bastardesh.
genjeshtra te englezeve ..Englezet kane bere boten lemsh me genjeshtra dhe skane problem te bejne kete dhe me shqiptaret Vendi me i urryer nga e gjithe bota Kane grabitur gjysmen e botes
Piesni tritan masar shehun (i njohur ndrishe si tritan presh shehu) cfare i ka treguar i jati qe ne kohen e luftes administronte ndihmat engleze per komunistet. Ca monedha sec i “reshqiten ca padashur” ne xhepat e tij. Po i shpetoi paq pushkatimit per te “triumfuar si disident” ne konferencen e Tiranes 1956
Sic duket ato monedhat e englezit te groposura diku ne bahce, mbine e lulezuan u shumuan, bene qe tritanit ti ngriheshin di gjishta perpjete e voila. Tritan preshi deputet pedheist, kapitalist, pronar tokash e apartamentesh, pronar fakulteti mjekesie e pronar spitali
Ku eshte djali gagac i masarit dhe ku jane djemte e Enverit.
Rrofte xhepi!
Cfare me cudit eshte si bashkepunuan nazistet gjermanet me cifutin lef nosi? Thua nuk e njohen nga antropologjia e fytyres se kish prejardhje hebreje? Kur njohim sot krimet dhe mizoritet e tyre ne cfarosjen e 6,5 milion cifuteve, bile deri ke bebet e porsa lindura.
Apo kapo si ne kampet e perqendrimit …
Lexoni gjeneralin Dejvis. Ai e thote troç se cfare beri Balli e Legaliteti e cfare bene nacional-çlirimtaret. Te tjrat jane llogje!
Ndonjë dekument të asaj kohe moj “Panoramë” ka pasur, ashtu kot sa për muhabet, për të arritur në këtë konkluzion.?
Apo “futja pordhës dhe gri sallatë sa të gdhihet edhe kjo natë.”
Kjo është si ajo fraza “pas kofinit dhe të vjelat”.
Mja se u bëtë bajatë , bukë e thartuar vetëm për maja.
Kolaboracionistë.
Nuk behet miu Luan…lufta ncl eshte koha e historia me e lavdishme e popullit shqipetar..nuk mund ta erresoje asnje lloj propogande genjeshtrare..bashkepunetoret e nazifashizmit kudo ne europe Jane denuar si vete nazifashistet..balli tani pas 74 vjetesh do te ketheje permbys historine..eshte prape si para 74vjetesh nje organizate parazite prandaj eshte katandisur nje shporte me karavidhe..me shume se kolonelit anglez i besojme qindra mijera partizaneve qe luftuan per liri e paqe per progres e drejtesi ..lavdi luftes ncl deshmoreve te saj..
Sa per kolaboracioniste, kolaboracionizem eshte te bashkpunosh me armiqte historike te kombit shqiptare dhe jo me gjermanet qe ishin kalimtar dhe miq historik tonet.
Nord. al jam plotsisht dakort me ty . Colaboracionizem ishte bashkpunimi me jugosllavet e ruset, armiqte tradicionale, historike dhe natyrale te popullit shqiptar. Shkaku se pse ishin te dyzuar nacionalistet ishte se a ishte e drejte te rreshtoheshin kunder austrogjermaneve te cilet ishin faktori real I formimit te shtetit shqiptar apo te beheshin me angloamerikanofranceze qe perfaqsonin endrren perendimore por qe ishin edhe aleatet e armiqve te kombit tone. Ishte kohe konfuze por historia e mevonshme tregoi qe kishin pasur te drejte. Fill pas ww2 sejcili shkoi atje ku I takonte. Angli, USA,France Gjermani Itali Japoni etj perballe Rusi Serbi Kine,Kore (veriore) etj. Po te kishte qene kjo situate padyshim qe ajka e kombit s’do te kishte asnje hezitim qe te luftonte ne krah te perendimit, gjithashtu pa me te voglin dyshim,komunistet do ishin ne krahun armiqve tane serbo ruse. Por me fatin nuk hahesh dot prandaj duhet te degjojme e te mesojme nga ata qe te benin gjemen leksione liberale perendimore.
Sa klase shkolle ke tio o katunar!?