Nga Pëllumb Kulla
Nuk kisha patur rastin ta shoh filmin e Mamaqit deri mbrëmë në natën e parë të këtij Viti te Ri. Sinqerisht, u mrekullova. Kam qeshur me shpirt dhe ky cilësim është fort i rrallë nga njerëz si unë, që merren me humorin, dhe që janë, viktima të zanatit e vlerësimet i kanë deri me shfrime si “Bukur!”, “Oh fort e gjetur kjo!”, “Detaj i mrekullueshëm!” “E pa arritshme kjo!” – shprehje objektiviteti, por që më së shumti, shpëtojnë dhe i arratisen zilisë së fshehur profesionale.
Nga thellësitë e zemrës, edhepse me kaq vonesë të përligjur, përgëzoj artistin e mrekullueshëm, Ermal Mamaqin, që ka ideuar, hartuar, zgjedhur bashkëpunëtorët dhe frymëzuar gjithë gjindjen artistike në realizimin e kësaj vepre serioze në gjininë e komedisë.
Mund të rreshtoj njëqind arsye që e bëjnë ta dashurosh këtë arritje të mrekullueshme: tema e këndshme, sensi realist në zhytjen në ambientin rinor të kohës, përzgjedhja e artistëve, uniteti në stilin hiperbolik të lojës, ritmi i filmit, pasuria e madhe e detajeve artistike, kamera, aksesorët filmikë e të tjera.
Përshëndes bashkautorësinë në skenar të Ermalit me Besnik Mustafain, që edhepse me shumë vonesë po e tërheq fusha e humorit; prshëndes edhe mysafirin turk në regjizurë, si edhe dhe tërë bashkëpunimin jashtëshqiptar në këtë arritje serioze që na nderon.
Dua të vlerësoj të gjithë aktorët, pa i përmendur një e nga një dhe u kërkoj që të gjithë atyre ndjesën të veçoj tre nga ata, që më lanë përshtypje të jashtëzakonshme: rolin kryesor, Mamaqin që më sjell të gjallë dinamizmin e Bujar Kapexhiut të viteve 60-70; befasuesen gati të zbriturën nga qielli, Elvana Gjatën, një shkëlqim që nuk e prisja të na godiste deri në këtë shkallë; dhe shkaktarin e hidhërimit të patretur për largimin e tij nga kjo jetë, të pavlerësuarin kurrë në atë gradë që meritonte, Koço Devolen!
Ermal Mamaqin kam patur rast ta vlerësoj edhe më parë për fantazinë, për shkallën e lartë të ndjesisë humoristike dhe për larminë e tyre shprehëse brenda sekondës, për hapësirat e gjëra të komunikimit me artistë, sportistë dhe personazhet publikë, kurse “nusen” e tij, këngëtaren Elvana Gjata, dukej sikur ia kish zgjedhur vetë Zoti i Madh dhe i Plotfuqishëm, aq të përshtatur me partnerin, aq të latuar, aq të kompletuar! Me shpirt i uroj asaj zonjëze, një karrierë të gjatë dhe të shkëlqyer në botën e komedisë shqiptare.
Dhe e mbyll treshen me mikun tim të vjetër të bashkëpunimeve të shumta në atdhe dhe në truallin amerikan. Nuk e kam parë kurrë aq të frymëzuar Koçon, në një rol, siç ishte ky që i ofroi Mamaqi. Frymëzimi i tij e bënte që në këtë figurë të kapërcente dhe arritjet e tij më të mira, si ajo e “milionerit në pritje të pronave”, apo si ai te “Gjuetie fundit’ e të tjera suksese që formuan karatin e Devoles të paharrueshëm. Po e shihja filmin në mjedis familjar, në bashkësi me tetë vetë të tjerë dhe në lojën virtuoze të Koços që ndodhej në ujrat e veta më të mira në guaskën e atij ushtarakut pensionist, që sa herë gishtat i mblidheshin grusht, instiktivisht ai e ngrinte grushtin në ballë, Dhe rreth meje shpërthenin të qeshura.
Gjatë gjithë filmit të qeshurat e bujshme nuk rreshtnin, por sidomos ato ushtonin në skenat e babait të vajzës që trupëzonte Devolja. Më pak nga të gjithë qeshja pikërisht unë, ai admiruesi i tij më i madh dhe më i hershëm! Sa më e bukur të ish loja e Koços, sa më i bukur detaji, aq më shumë isha unë larg gajasjes, aq më shumë duhet të sforcohesha të përmbaja lotët për këtë humbje, për këtë ikje të parakohëshme, të këtij artisti origjinal me një formim tërësisht vetjak, deri në atë finesë të paarritshme…
Një artist për të cilin media, kritika, ministritë dhe presidencat folën aq pak.
Dhe unë nuk fola aq sa duhej. Dhe ky film ma bënte më therrës vetëfajësimin tim.
Më fal, i dashur Koço!
Urime të zjarrta për suksese të tjerë, i dashur Ermal!
Ky filme eshe plagjiature komplet. Mjafton te shikosh filmin italian “Benventuti al Sud” dhe e kupton
Tani we sorra e kullave e dha mendimin e vete do shkoj ta shikoj ne hale…
@Pi…lesh,
Që je nje leshko c i n i k ,
kete e kupton dhe Maçoku im
Me kete koment,
e ke treguar vet vendin qe meriton ,
si Hale që je…!
Pëllum Kulla o zagar eshte ylli i Humorit dhe i letersis qe lidhe me të… !
Medet, medet ,
na mbyten injorantet !…
I nderuar Kulla! Megjithese ja ke fut plotësisht kot me kete vleresimin qe ke bere per Mamaqken (une vete nuk arrita ta mbaroj kete film pasi ma shpifi) une prape se prapë ruaj respektin me te madh per ju. Sic duket, ju si spektator keni shije te tjera nga une per nje shfaqje artistike por si krijues jeni nje gjeni kurse une askushi. Mos u cudit por ja qe ndodh edhe keshtu. Me shume respekt!
Ky shkrim prej mercenari, ishte dy gishtat e mutit me te cilet Kulla, per mua e mbylli. Asnje komentues tjeter veç teje nuk e pranon kete shkrim qe fyen edhe shqipen. …babait qe trupëzohej nga… trafikanti i droges, Koço.
Po Elvana Gjata ku ishte ketu?
Si duket Pellumbi ka harruar se çafre ka bere dhe me keto superlativa qe jep per karagjozlleqet e Erma Mamaqit, duket se e ka shuar fare nga memorja historine e tij. Keqardhje si regjozr e shkrues, por edhe si meditues i vleresimit te nje banaliteti, ndoshta nuk jetojme kohen dhe jemi larg saj ca nga ne; dreqi e merr vesh. Shikoj gjithandej qe duan te ngrene larte antivlera njerezore dhe jeta po mbushet me covid, hyne dhe del kur i do qejfi padronit. Vlere ngelet njeriu, por sa njerez jetojne sot mbi Toke?!
PO SOT ERDHI DITA E SORRAVE E KORBAVE SI MAMA QIU DHE KULLAKEVE TE PJERDHUR
Paske rrjedh o pullum. Po ti me sukses ke oas me saliun se te beri ambasador se sa me ate humorin qe beje me ato zullapet komuniste te fierit, paja katnari me shoke.
Edhe je per nje non-grata te mire ti pullum sorre se ke braktis detyren e s’je kthu ne atdhe per te marre dokumente amerikane.
@Pi…lesh,
Që je nje leshko c i n i k ,
kete e kupton dhe Maçoku im
Me kete koment,
e ke treguar vet vendin qe meriton ,
si Hale që je…!
Pëllum Kulla o zagar eshte ylli i Humorit dhe i letersis qe lidhe me të… !
Medet, medet ,
na mbyten injorantet !…
O Pellumb kam nje respekt te madh per ju sepse realisht je I madh ne artin tend. Por sot dyshoj qe Ermali te paska perdorur nuk dua te mendoj qe te ka paguar. Thank asi lexova komentin tuaj I them gruas qe tani do te shohim nje filem te bukur me Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjaten meqe te dy I pelqejme keta. U sforcuam, midis filmit provuam te shohim dicka tjeter, dhe u kthyem ku e kishim lene. Ay njeoresh filem mu duk tmerr pa fund. Mos ia le vetes turpin ne pleqeri I nderuari Pellumb Kulla.
Turpin ne pleqeri?! Edhe nje gote vere te shtrenjte nga Mamaqi-ri nga mbrapa. Pulla qenka bere mercenar. Filmi deshtoi ne Kinema dhe deshtoi edhe me TV. Mediokrit Mamaqi-r i duhej nje mburoje. PK sot, ngjan me Ivi Kokalarin.
“Vete zoti I madh dhe I plotfuqishem, I verteti” …!!!???
Wauuuu!
Eja merr një tjetër “sponsorizim” 100 milionësh dhe ik prapë në Amerikë o Pëllum, (e jo Pëllumb), se e ke merituar!
Rolin e kujt luan ELVANA GJATA?
As gje per tu cuditur qe Kulla te mund te jete mahnit nga ku fil bajat! Kush eshte kulla ne humorin shqiptar?! Ai i skeceve me balliste ?! Ai i Dmes se Malos” ?! Ky i dyti nje tjerrje qe e kerkon humorrin te marrja e gojes se Pecit… nese fut dhe klientelizmin ndaj Mamaqit, ka shume per te mos u marre parasysh nga Kulla…
Shht , po flet Pellumbi. Autor i nje humori bajat.
Pellumb ketu ja ke fut kot se ermali mua me duket si nje kalama i perkedhelur dhe ben per te qeshur vetem debilet dhe injorantet e big brothe,ose perputhen.
Te vjen keq qe humori ka rene kaq poshte dhe niveli i shikuseve ka arritur nivelet me te ulta.
Zoterinj e zonja,pullumbi i kullotes ben analize si diplomat i shqyer,me falni “i shquar”,jo si humorist.E ka harruar zanatin e pare.
Dy gisht muti i PK. Turp, mercenar!
Pllumo paske pjerdh vllai
paska shku per lesh kari ky Pellumbi Ky eshte humor qe ste ben te qeshesh Mamaqi eshte vetem nje cope idiot e asgje me shume o Pllum i cof…
Mjafton mi pa surratet qi bojn Xing
ne simetrine qe i bashkon ,prej karrnavalesh ordinere ,
qe vlejne vetem per figura personazhes qesharake ne Thiatron e Kukllave?
–
Per Pellumb Kullen pastaj s’do desha te bej asnji koment ktu .
“Pellumbi ha buk vec “
o këllumb pulla paske marrë fund or lal!!
a ke pa ndonjë film këto 30 vitet e fundit?
paske shku për lesh mor hajvan!!
të vjen për të vjellë kur shikon këtë film të qelbur si nga fjalët dhe tek fytyrat!!
qenka rrotkarizu fare ky Pellumb Kulla
Dua te besoj qe Pellumb Kulla ka rrjedhur, me mire se te jete paguar nga Mamaqi per kete lepirje te shemtuar ndaj nje filmi qe nuk mund te quhet film, por nje permbledhje reklamash te dobta…
Une mendoje qe Pellumb Kulla ka dashur te thot te kunderten e asaj qe ka shkruar ( ndryshe ska mundesi).
me falni per vonesen-kush eshte titulli i fimit?
Mos e ka dhene kete vleresim pasi ka kthyer ca gota se helbete feste kemi pas keto dite…. Per mendimin tim filmat e Ermolit jane thjesht marketing. Ta shpifin me reklama ne cdo sekuence.