Ish-ministri i Mjedisit do të vijojë të qëndrojë në burg. Ky është vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit. Në seancën e sotme, Apeli ka vendosur që të lë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe ish-ministri Lefter Koka do të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest në burg”.
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, është arrestuar nga SPAK për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, pasi akuzhohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Prokuroria ka thënë se ministria e Mjedisit nën drejtimin e Kokës nuk ka kryer veprimet e plota përgatitore për dhënien e koncensionit.
Sipas SPAK është konstatuar se është aplikuar procedura me negocim pa shpallje paraprake, kur këtë gjë e përjashton ligji.
Në kërkim për këtë dosje mbeten dy biznesmenët Stela Gugallja dhe Klodian Zoto që akuzohen se kanë lëshuar fatura fiktive me vlerë 3.6 milionë Euro për punime që nuk janë kryer asnjëherë në inceneratorin e Elbasanit.
Nuk KUPTOJ!
Ç’është kjo LUFTË ndaj biznesit SHQIPTAR?
Kaq të ndershëm të jenë vallë bisnesmenet Europian?
Sic e keni nisur do të kemi VETËM biznese të huaja.
Jam i SIGURT se ata do mendojnë vetëm për vete, ndërkohë që biznesi shqiptar ka sh arsye të mendojë edhe për SHQOERI.
Ti budall je apo bo vete?. Cfare biznesesh kane patur pronaret apo fituesit e tenderit me perpara? Pse i kane dhe para disa firmave te sapo krijuara me fatura per pune fiktive dmth te pa kryera? Po keto firma te sapo krijuara mbasi kane mare milionat e Eurove nga pronaret e inceratoreve pa bere pune pse kane blere tonelata me sheqer nga kompania e Lefter Kokes, kur dihet se nuk kane krijuar as treg per kete volum kaq te madh? Pra duket ashiqare qe pronaret e incenatorit kane shperblyer ministrin per tenderin e dhene nga fondet e shtetit, pra nga taksat tona. Jo vetem burg, por sekuestrim te incenatorit dhe te gjithe pasurive qe kane krijuar si rjedhoje e kesaj afere.