Fokusi i qeverisë socialiste, Balla: Do aplikojmë “ilaçin” kundër korrupsionit

2 Janar 2022, 17:44Politika TEMA

Rindërtimi, infrastruktura dhe përmirësimi i shërbimeve të qytetarëve do të jenë në fokus të qeverisë për 2022-in sipas Taulant Ballës, i cili në një intervistë për A2 CNN, rendit objektivat politike të socialistëve.

“Përmbyllja me kaq shpejtësi e rindërtimit është një prej arritjeve dhe përgjegjësive ende në vijim, se ka ende familje që po presin. Projektet e infrastrukturës në vazhdim janë sfidë e madhe për qeverisjen tonë”, thotë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Balla flet dhe për procesin e digjitalizimit, që sipas tij, është ilaç në luftën kundër korrupsionit dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

“Shmangia e kontaktit midis zyrtarit dhe qytetarit është i vetmi ilaç për të shëruar plagën e korrupsionit, mandati i tretë do të bëj diferencë për sa i përket shërbimeve ndaj qytetareve”, vijon ai.

Ndryshime gjatë 2022-shit priten edhe në kodin zgjedhor, për të cilin Balla, tregon dhe sugjerimet e tij.

Për Ballën, “hapja e listave ishte një moment historik, sepse qytetarët kishim mundësi të votonin edhe kandidatin, dhe mendoj se ky ka qenë një hap i madh që duhet përmirësuar por jo zmbrapsur”.

Ngritja e një komisioni të ri për reformën zgjedhore është dakordësuar parimisht nga të dyja palët, ndërsa pritet që të formohet gjatë sesionit të ri parlamentar.

3 komente në “Fokusi i qeverisë socialiste, Balla: Do aplikojmë “ilaçin” kundër korrupsionit”

  1. cris says:

    Nese ka mbetur ilaci i antikorrupsionit tek ty, apo ndonje vemje tjeter nga PS, kjo perkthehet qe kurre nuk do te ndodhe. Balla duhet te civilizohesh perpara se te te civilizosh pjesen tjeter te shoqerise. Cfare pret nga nje fshatar librazhdi qe vjen era kerme. Vazhdo mbaj valixhet Nanos se ashtu behet karriera ne ate mocalishte me emrin Shqiperi.

    1. Fatosi says:

      Ilac prodhuar ne Librazhd. , jo ne Cepan dhe Vicidol bile as ne Surrel.
      =
      LOL

  2. DRITAN VP says:

    Urime! Me sa duket është një ilaç i ri. Në këtë rast, drejtuesit e komunitetit, si Balla, duhet të marrin dozën e parë! Pas qytetarëve në rrugë. Në këtë mënyrë efekti i ilaçit do të jetë për të gjithë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje