Autorja dhe njëherësh pedagogia e teorisë politike në Shkollën Ekonomike të Londrës ka reaguar përmes mediave britanike për kritikat që mori në Shqipëri mbi librin e saj “Të Lirë” dhe veçanërisht në promovimin e tij në Panarin e Librit nëntorin e vitit të kaluar.
Ypi ka dhënë një intervistë për ‘The Guardian” ku shprehet se ajo u linçua kur promovoi librin në Shqipëri duke u përballuar me “fyerje, akuza dhe shpifje” siç i quan ajo.
Sipas saj shumica e kritikave vinin nga njerëzit të cilët nuk e kishin lexuar librin ose e kishin keqkuptuar kritikën e saj ndaj kapitalizmit dhe komunizmit.
Një nga aspektet që u shoqërua me kritika të shumta ishte edhe prania e kryeministrit Rama në promovimin e librit si dhe disa prej ministrave të tij. “Unë jam shumë kritike ndaj qeverisë shqiptare, por njerëzit mendonin se unë po manipulohesha ose po përvetësohesha prej qeveritarëve”.
The Guardian shkruan se këto perceptime kanë nxitur edhe idenë e rreme se Lea Ypi është një nga emrat për t’u bërë presidente e ardhshme e Shqipërisë.
“Nëse vazhdohet të përsëritet i njëjti lajm i rremë si ai, më pas pothuajse bëhet si lajm i vërtetë. Dhe kjo gërryen kritikat konstruktive. Se çfarë duhet të bëhet me shtëpinë e diktatorit Enver Hoxha është një debat i vlefshëm, por nëse bazohet çdo gjë në lajme të rreme dhe në keqinterpretime atëherë nuk jemi gjëkundi”, thekson ajo.
Ypi shkruan në libër nga këndvështrimi i saj si fëmijë në Shqipërinë e viteve 1980, kur ajo u njoh me adhurimin që i bëhej diktatorit Enver Hoxha dhe pikëpamjet disidente të familjes së saj u bënë të qarta për të vetëm pas rënies së regjimit.
“Një nga mesazhet më të rëndësishme në libër është se sado shtypës të jetë një regjim, ai kurrë nuk e dërrmon plotësisht dinjitetin njerëzor” shprehet ajo.
Autorja shqiptare shpjegon se disa prej kritikëve i kanë keqkuptuar idetë e saj, duke e akuzuar atë se po përjetonte sidromën e Stoklohmit duke ‘rehabilituar’ komunizmin.
“Të prek personalisht nëse ke një gjysh që ka kaluar 15 vjet në një burg komunist, teksa të thuhet se po përpiqesh të rehabilitosh vrasësit komunistë”, thotë Lea.
Ypi thekson gjithashtu se disa nga reagimet kanë qenë seksiste se ajo dukej “më shumë si një showgirl sesa një akademike”.
“Është një pakicë, por është kaq e zëshme, kaq personale dhe kaq e mbrapshtë, saqë ndikon shumë më tepër në raport me qëndrimet e tjera pozitive”, thekson autorja.
Madje ajo bën edhe një krahasim me periudhën kur ka qenë fëmijë se si sipas saj të tjerët e tallnin se ajo mësonte frëngjisht.
“Është pikërisht i njëjti lloj njerëzish që më tallnin kur isha fëmijë me këtë që po bëjnë tani,” tha ajo. Ypi shton se shumë nga kritikat erdhën pasi ajo lançoi versionin shqip të librit në ish-shtëpinë e diktatorit Enver Hoxha.
“Duke promovuar librin e dikujt që vjen nga një familje disidentësh ishte sikur ta kisha dërguar diktatorin Enver Hoxha në ferr. Ishte një simbolikë e fuqishme” tha ajo.
Ypi e ka shkruar librin paralelisht në anglisht dhe shqip, dhe ajo mendon se me gjithë komentet negative në internet, libri ka arritur të ndezë diskutime konstruktive për meritat e socializmit dhe kapitalizmit.
“Nëpërmjet historive familjare, unë përpiqem t’i angazhoj të gjithë në një diskutim të madh publik rreth lirisë – nëna ime ka një ide për lirinë dhe babai ka një tjetër. Kur funksionon, hap diskutime të mëdha dhe brezi i ri e sheh me shqetësim dhe kureshtje se në çfarë lloj sistemi jetojmë”, , ka përfunduar intervistën e saj për The Guardian.
…
Xhaferr Ypi (disidenti) na mberthen,
Dhe per lot na mallengjen,
Rreth konopit me legen.
…
—————–
Noli
O Meroo..po pse nuk na e thua qe e prime per presidente si marksiste te kuluar…me kaull nga daj Sorosi…
Promovimi i librit tek shtepia e EH ishte budallek duke e politizuar kot me kot kete liber. Sipas librit qe kam lexuar autoria i kishte te dy prinderit me shkolle te larte ne komunizem dhe paradoksi ishte qe mbiemri Ypi nuk i ndaloi. Di qe shume rinjve ne ate kohe shkolla e larte nuk ju doli megjithese mbiemrat i kishin pa probleme politike. Perse kjo?
Perse jo promovimin e librit tek selia e PDs pershembull apo tek shpia e Saliut ne gjirin e Lalzit apo tek kulla ne mes te Tiranes ku ka zyren pasi libri eshte me shume per ngjarjet e pas 90 dhe kaosit pas renies se komunizmit? A nuk ishte 97 qe e detyroi Lean te braktiste vendin?
Ishte dashuria e Edi Rames per librin dhe e Erjon Veliajt qe i acaroi anti komunistet ne Tirane. Nuk ka te bej fare me librin dhe as me ty si autore. Keta njerez jane aq te verbuar nga urretja, zilia apo thjesht deshira per pushtet saqe edhe Enveri te ngjallet keta i vene nga pas vetem Rama dhe Veliaj te ike. Shembulli me i mire eshte sot me Sali komunistin qe shkojne dhe i lepihen. Aq sa edhe ate familjen qe Saliu e dergoi ne internim e denigruan publikisht dhe i nxoren deshmitare te rreme Fevziun. Eshte e gjitha hipokrizi. Nuk ka lidhje me ty dhe as me librin tend.
liber medioker qe nuk ja vlen ta lexosh Zaten shkruar nga mbesa e XhaferYpit..Vari karet
debile femer Libri saj eshte nje mediokritet prej diletantje
Un ket gocen nuk e njof. Ene librin qi ka shkrujt nuk kom per ta lexu. As nuk m’duhet qi vjen prej nji familje ‘disidente” me shkolla tlarta. Qi t’shkruje per 90 e knej qi i ka jetu vet jom okej, si i ka pa e jetu ajo, le ta shkruj njashu si e ka kuptu. M’koh t’Enverit ka qene piciruke ne i bi qi akademike le t’jet sa t’doje amon socializmin e di prej librash e mo na caj derrasa se e ka jetu vet. Nji mut ka jetu.
Eshte budallek i tmerrshem te promovosh nje liber ne shtepine enverit, aq me teper nga nje qe e mban veten intelektuale. Kujt i plas bytha per enverin kur kemi 30 vite me kta mostrat?! Ja e promovove, edhe ca do te thuash ? Nje njeri me mend ne koke dhe i letrave e di qe problemi nuk eshte te enveri apo saliu por te enverizmi dhe berishizmi, dhe keta ndodhen kudo tek njerezit e gjalle, jo neper shtepi. Nese kisha ndonje kuriozitet ta lexoja librin, autorja i ka hequr vetes dinjitetin e shkrimtares dhe te vertetes se saj, duke e ulur ceshtjen ne nje debat banal. Po t’i besh nje psikanalize te pandergjegjshmes, mund te thuhet qe ajo eshte kthyer tek vendi per te shfaqur ndjenjen e revanshit, urrejtjes dhe dashurise per vendbanimin e diktatorit.
Promovimi I librit tek vila e diktatorit eshte simbolike e duhur per permbajtjen e librit pasi jemi deshmitare qe enverizmi nuk ka vdekur por ka marre formen e berishizmit dhe qe ushqehet me injorancen e nje pjese te shoqerise, te asaj pjese qe me zhurmen e saj karaktresistike kerkon ti imponohet shoqerise si ne kohen e monizmit dhe para saj.
Lea mendoj qe eshte nje ntelektuale me virtue te d’lira.
Mos o zot kete presidente do qeshin dhe gurret
Filloi dhe kjo viktimizimin. E kemi sport kombetar
Lea eshte me kulture tjeter, nje vajze qe i shikon gjerat krejt ndryshe. Promovimi i librit ne shtepine e diktatorit psh, eshte simbolike e forte. Ne ate shtepine ku s’froheshe dot, ku diktatori deklaronte socializmin te pavdekshem dhe promovonte letersine socialiste, aty Lea shkon dhe promovon ide dhe letersi te kunderta. Eshte domethenie e madhe dhe shpulle e forte per falsitetin komunizmit.
Po ca simbolike thua o derdimen pas 31 vjeteve? Ajo nuk ishte shtepia e Enverit por rezidence qeveritare qe sherben ende sot si e tille. Femijve nuk ju la nje qindarke dhe gruaja e vet vdiq ne nje dhome ish pularia e Tiranes.
Afrohesh dot zotrote tek gjiri i Lalzit ti? Po tek vilat qeveritare ne bregdet? Po tek residencat personale te politikaneve sot ne Tirane e neper bote ?
Prandaj njerezit merziten kur degjojne keto idiotsite per komunizmin sot sepse keto 31 vjet eshte me keqe, shume me keqe. Me e keqja eshte se sot nuk i plas kujt as per komunizmin e as per marksin e per demokracine e as per lirine e te tjera qe thote kjo zonja nga Anglia. Aq me pak per librine e saj. Sot eshte vetem per pushtet dhe per para… Jo vetem Enverit por edhe djallin ja lepijne nese kjo i sjell me afer pushtetit. Kane degraduar te gjithe.
Bravo per komentin dhe gezuar vitin e ri.
Po Ceni, ashtu eshte, pas vdekjes behesh trim dhe ti, por mos harro: ashtu si ti je prekur dje, ashtu ti prek te tjere sot dhe kjo tregon se ata qe sulmoi Enveri dje, paska pase te drejte se ate pune bejne ata sot. E kuptove? Kurre mos e kuptofshi ti gjithe ata qe bejne provokime bastarde ashtu si jane dhe vete.!
Ypi dyhet te zbres pak se nuk jeton vetem dhe nuk ja mohon njeri se eshte pjese e te teres, por dhe te mos mendoj se tani ka pushtuar boten dhe po i ngelen dhembet jashte. E dime se nga ç’familje rrjedh dhe e dime se sa i kane sherbyer Shqiperise apo dhe shqiptareve te ndershem, prandaj disa nuk ja kane fare nevojen as te shikojne dhembet feminore te saj, as te dine jeten e saj dhe as te implikohen nge mendimet e saj; eshte nje pike materiale pambarimisht e vogel ne mes te ketij oqeani te madh . Le te ruaj ato qe ka perfituar pa kerkuar dhe imponuar te tjereve se rreston ka per te marre. Kjo bote ka vend per te gjithe. Por secili duhet ta gjej vendin e tij pa shqetesuar te tjeret, ndryshe vepron ligji i trete i Njutonit.
Me fal Por nuk e kam lexuar librin po lexova intervisten nje interviste e dobet pa nivel intelektuali e Mos pyet pastaje te promovohesh nga dy intelektuali pa Zanat oo Mero di gje ti cfar zanati ka veliu na I thuaj ô bur I komanduar nga pashai rama ne bashki zanati veli I tiranes sundus osé pushtus.
Lea duket pak torollake apo laraske si I thone andej nga Kolonja e prinderve te saj. Thote qe punon si pedagoge ne LSE por duket fyell. Ndaj them qe Lea nuk eshte Edison Ypi.
Kjo qenka karalleshe fare tani qe i lexova intervisten. Vk ca niveli medioker
Pershendetje te gjitheve. Une kam patur fatin ta njoh nga afer znj. Lea Ypi ne Angli. Ajo eshte nje petagoge e shquar ne LSE (London School of Economics) qe punon jashtezakonisht shume, qe ka ngritur lart emrin e saj dhe qe na ka bere krenar edhe ne me punen qe ajo ben atje. Sa per info, Lean e kerkojne si lektore universitete nga USA, Kanadaja, Australia, Brazili, Kina, Gjermania, Spanja, etj etj. Eshte martuar me nje anglez, shume i mire dhe ai, i cili jep mesim si ajo ne LSE. Ka tre femije te mbrekullueshem dhe qe u ka mesuar shqip qe te treve. Ajo ka lindur ne Durres dhe vjen nga nje familje shume e persekutuar ne kohen e komunizmit.
Nuk kisha ndermend te shkruaja por shikoj shumicen e komenteve qe nuk kane lidhje fare me Lean: ose nuk e njohin, ose nuk e kane lexuar, ose nuk e di cte them, me falni por realisht ja fusni kot. Nuk them pse e kritikojne, por nuk shoh asnje koment qe ta bazoje mbi fakte reale.
Jam i bindur qe te gjithe ju qe shkruani, po ta njihnit nga afer, do flisnit komplet ndryshe per te. Do tu sugjeroja dicka shume miqesisht: kritikojeni Lean sa te doni por pasi ta lexoni ose ta njihni, dmth ta kuptoni. Ajo eshte vertet nje xhevair i cmuar, nje shqiptare me shume vlera.
Reaspekte
Nuk po flasim si njeri sic e njehni ju nje mengjes e mirbreema Por si intelektuale fakti qe ti thot vet qe eshte lektore pa asnje grad do te thot shume Duke pasur parasysh e pompuar nga veliu analfabet do te thot shume se eshte nje manikin fotozhenik ajo duhet te pompohet dhe shoqerohet nga frofesor dhe jo pashallar qe nuk kan asnje lloj lidhje me Boten akademike respekte mik.
Shtepia e enverit?Behet fjale per shtepine ne Gjirokaster?Ah…per vilen me numur…,por eshte vile ne pronesi te shtetit .Ke qene dhe eshte…sa per Elen hypi,me shtepi ne mes te durresit ne pallat ku ishin njerez jo dosido.Shkollen te Maliq Muco( 8 vjecaren).ka qene nxenese e mire dhe e trajtuar shume mire.Pra jo e persekutuar ,sic thone.Po te jete ashtu atehere une ,ose 2/3e durresit do te dilnin te persekutuar.Perjashtoj fshatin dhe zonat rurale te durresit ,se po te futesh edhe ata ne llogaritje e persekutimi ose jo,aha…,hesapet dalin 90% “te persekutuar”.megjithate asaj i uroj sukses ne universitetet qe e kerkojme,por nga sa e ndoqa ne viziten e saj ne shqiperi ,nuk ka aq vlere sa thote.Evi kokalaret vine ne shqiperi per karrike e kolltuqe.Dhe shkojne ne Angli dhe Amerike per te dhene intervista ….”nuk me pane me sy te mire”…”komunistet …Beni per fresk vehtes se paske shume emocione.
Lereni more Lean rehat dhe merruni me gje tjeter. Perse renden te gjitha medjat e parise se Tiranes ta publikojne??? Kesaj pyetje pergjigjuni. Perse rendi gjithe qeveria me ne krye Ramen te jete e pranishme atje??? Kot sipas jush? Apo Rama dhe rilindja kerkon te provoje se gjithcka e ka shuar, lufte klasash nuk ka me, Llustra boja pra, sic e ka zakon me fasaden. Madje nxjerr lajme se e ka ne evidence edhe per presidente, per ministre kulture. fare nuk degjojme. E perdori Lean. Mjeshter eshte. Po luften e klasave si mentalitet nuk e crrenjos dot. C fardo te beje. Makbeth mbetet qe tere naten pa gjum ferkon duart, bashke me ministrashat e tij te pastroje gjakun e baballareve, te shtrohen vertet mbi ate gjak, tashme si oligarke, si te pasur horra. Po nuk e dine se ai u shkon pas. Se nga nentoka vazhdojne te ushtojne klithmat e vellezerve, e shqiptareve, e kolonave te ketij vendi, studiuar vertet ne perendim, jo si Hoxha qe shkoi dhe erdhi pa dhene nje provim, jo si keta me diploma te blera analfabet tre dobishem vetem per horrlleqe. Lereni Lean. Mos e ngacmoni ate. Rudina e kthyer tashme ne dosse, E te tjere si ajo. Asnje koment nuk lexojme apo degjojme nga profesionistet per vleren e librit, vleren letrare. Apo ato cupkat jane ca idiote fluturake me mendje peshku qe vetem perserisin thenien e ustallareve: fluturon gomari. Lea gabove.Po s mund te beje ndryshe.Tabula rasa edhe ti. Nuk e mesove kurre historine e familjeve nga rrjedh.Nga nena dhe babai.Asgje nuk eshte rastesi ne kete vend.
Vazhdon propaganda populiste,se ku u promovua libri.Pas 1990-tes mase e madhe per te fituar privilegje e pasuri,shajne pa mend ne koke.Akoma kerkojme qe te zhduket cdo gje e bere ne periudhen e diktatures dhe promovimi i librit ne vilen qeveritare ku banoi familja Hoxha e quajme “Triumf”.Vlerat nje vepre ja rrit permbajtja dhe idete qe trasmeton dhe jo vendi ku e promovon.Askush nuk mbetet pa u kritikuar per vepren e tij,se jo te gjithe mendojne njesoj.Vlera e kritikes eshte kur kerkon permiresim dhe ecie perpara.Paragjykime ka,kur le gjera te mjegullta.