Ndonjëherë ndodh të zgjohemi në mëngjes dhe të pyesim veten përse punojmë. Përse duhet të ngrihemi çdo mëngjes nga krevati për të shkuar në punë? Padyshim përgjigja lidhet me pagën dhe kjo e fundit lidhet me sigurimin e jetesës. Nëse nuk do të punonim nuk do të pagueshim e pa pagë nuk mund të plotësojmë nevojat dhe dëshirat.
Për qytetarët e Shqipërisë pyetjet në këtë nivel mund të vijnë në një formë tjetër. Sa vlen paga në Shqipëri? Po puna sa vlen? Sa mund të kursejë një familje në vendin tonë në muaj? Sa kushton një fëmijë në Shqipëri dhe shumë të tjera si këto. “Scan Inteligence Unit” ka kryer një seri analizash për t’i dhënë përgjigje të gjitha këtyre pyetjeve.
Sa vlen puna në Shqipëri? Me 19 minuta blen një bukë, me 500 orë, 1 metër katror banesë në Tiranë
Paga mesatare në Shqipëri është ndër më të ultat në Europë. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Statistikave, në tremujorin e tretë të vitit që lamë pas, paga mesatare bruto në vendin tonë fiksohej në 52.185 lekë në muaj. Neto, përkthehet në 43.934 lekë në muaj. Pra, kjo është shuma mesatare që ka në dispozicion në muaj një shqiptar mesatar për të shpenzuar, apo edhe kursyer. Në orë, me 174 orë pune në muaj, kjo pagë përkthehet në 252 lekë në orë.
Për pagën minimale, me ndryshimin e ri, pagesa për orë pune fiksohet në 172 lekë. Sa orë pune duhen për të paguar disa prej prej produkteve apo shërbimeve normale të një shqiptari mesatar? “Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të dhënat e Institutit të Statistikave për të dalë në disa përfundime. Për të blerë një bukë masive, 80 lekëshe, një shqiptar mesatar duhet të punojë 19 minuta në ditë, ndërsa për një kilogram mish do t`i duheshin rreth 3 orë punë.
Për ata që paguhen me pagë minimale, buka vlen 28 minuta punë ndërsa mishi plot 4.36 orë, pra pak më shumë se gjysëm dite. Një biletë kinemaje apo një picë, një shqiptari mesatar do i kushtojë 2.38 orë pune, ndërsa një abonim mujor palestre, prej 4 mijë lekësh,plot 15.8 orë pune, thuajse dy ditë. 23.2 orë pune i kushton palestra në muaj dikujt që paguhet me pagë minimale. Për të paguar një abonim celulari mujor ndërkohë (paketë), duhet thuajse një ditë pune, më saktësisht 7.93 orë pune.
Po për të blerë një shtëpi, sa orë pune i duhen një shqiptari mesatar? Plot 500 të tilla për një metër katror në Tiranë. Për një shtëpi mesatare, rreth 80 metra katrorë, duhen plot 40 mijë orë pune. Për një makinë te re ndërkohë, me një vlerë mesatare rreth 15 mijë euro, do të duheshin rreth 7425 orë pune. Po në rast se një shqiptar mesatar do të donte të blinte modelin më të fundit të iPhone, sa orë do të duhej të punonte? Plot 601 orë!
Sa mund të kursejë një familje shqiptare? Mesatarisht, 2 mijë euro në vit. Do i duheshin 30 vite për të blerë një shtëpi, 7 vite e gjysëm për një makinë
Një tjetër pyetje që lind gjatë analizës së mësipërme lidhet me kursimet. Në vijim të analizës “Scan Intelligence Unit” është përpjekur të paraqesë nivelin e kursimeve që mund të arrijnë shqiptarët. Sa mund të kursejë një familje më të ardhura mesatare në Shqipëri ?
Nisur nag të dhënat e Anketës së buxhetit në familje, një familje shqiptare është e përbërë mesatarisht nga 3.7 persona. Të dhënat e Institutit të Statistikave për të ardhurat mesatare janë për vitin 2019, kështu që për krahasim më të saktë le të marrim në analizë shpenzimet mesatare për vitin 2019.
Të ardhurat mesatare për frymë për vitin 2019 llogariten në 27.849 lekë. Meqë një familje përbëhet mesatarisht nga 3.7 persona, atëherë themi se të ardhurat mesatare mujore për një familje janë. 103.041 lekë. Nga ana tjetër, të dhënat e shpenzimeve për vitin 2019 tregojnë se shpenzimet mesatare mujore për konsum të familjeve shqiptare janë 82.235 lekë.
Nga përllogaritjet del se një familje mund të kursejë mesatarisht 20.806 lekë në muaj. Po gjatë një vitit ? Të dhënat tregojnë se gjatë një viti një familje shqiptare me 3.7 persona mesatarisht, siç tregojnë të dhënat e vitit 2019, mund të arrijnë të kursejnë 249.672 lekë osë rreth 2 mijë euro.
Më lart pamë se sa orë i duhet të punojë një Shqiptari për të patur të mirat material që dëshiron. Tani më do të pëpiqemi të kuptojmë se vite kursime i duhet një familje shqiptare për ti patur këto të mira materiale. Le të supozojmë se mesatarisht një metër katror në Tiranë kushton 750 euro. Një shtëpi me sipërfaqe 80 m2 do të kushtonte 60 mijë euro ose në lekë 7,3 mln lekë. Për të blerë këtë shtëpi një familje duhet të kursejë 30 vite.
Po nëse do duhet të blejnë një makinë? Le të marrim një çmim mesatar të një makine të re deri në 15 mijë euro. Sa vite duhet të kursejë një familje shqiptare për ta patur ? Plot 7.5 vite! Nëse një familje zgjedh një universitet privat për të kryer studimet e larta, sa vite do të kursejë? Le të marrim një çmim mesatar të një viti shkollor deri ne 1.9 mijë euro. Për tre vite të nivelit Bachelor kostoja e shkollimit shkon 5.7 mijë euro. Pët të mbaruar nivelin bachelor të shkollimit në një universitet privat një familje shqiptare duhet të kursejë 2.9 vite.
Një shqiptar duhet të punojë 40.2 vite për të fituar atë që Elon Musk fiton në një minutë, “SIU” analizon shifrat, krahasimi me Europën
Le të përpiqemi të kuptojmë se vlen paga në Shqipëri këtë herë duke duke bërë krahsimin e një Shqiptari me pagë mesatare, me një ndër njerëzit më të pasur në botë.
Elon Musk është njeriu më i pasur i globit sot, i cili shpeshherë edhe e “lëshon” vendin e parë, në favor të rivalit të tij, Jeff Bezos. Të dy janë ndër njerëzit më të suksesshëm të globit sot, por padiskutim që për Elon Musk mund të shkruhen manuale të tëra se si të jesh i suksesshëm. Në një vit, përgjatë 2020-ës, për më tepër viti i pandemisë, Elon Musk rriti me 128.9 miliardë dollarë pasurinë e tij, çka përkthehet në 353 milionë dollarë në ditë, ose 245 mijë dollarë në minutë, edhe në gjumë.
Në punë efektike, sipas “modelit” Musk, fitimet e tij në minutë llogariten në 344 mijë dollarë. A e dini sa kohë ju duhen juve për të fituar aq sa Musk fiton në një minutë? Plot 40 vite! “Scan Intelligence Unit ka analizuar të dhënat e fitimit të Elon Musk përgjatë vitit të kaluar, duke i kryqëzuar ato me pagën mesatare të një shqiptari, bruto, si dhe me ato të të gjitha shteteve të tjera europiane. Një shqiptar mesatar fiton rreth 511 dollarë në muaj, sipas të dhënave zyrtare të pagës mesatare bruto në vend për vitin 2020. Kjo përkthehet në 0.0116 dollarë në minutë, jo në orë pune, por të shtrira në çdo sekondë të jetës tuaj. Sipas “modelit” Musk, një shqiptar mesatar fiton rreth 0.0164 dollarë në minutë.
Më poshtë do të shpjegojmë edhe çfarë është modeli Musk. Por ndërkohë që një shqiptari mesatar i duhen plot 40 vite për të fituar atë që Musk arrin të fitojë në një minutë, sa i duhet europianëve të tjerë? “Scan Intelligence Unit” ka përpiluar një listë me renditjen e vendeve të ndryshme të kontinentit të vjetër. Në rajon, shqiptarët janë të parët, për numrin e viteve që duhet të punojnë për të arritur standardin Musk të një minuti. Në Europë ndërkohë, më pak vite i duhen një zviceriani mesatar, “vetëm” 2.8 vite. Një serbi mesatar i duhen 24 vite, një italiani, 6.9 vite, dhe një gjermani, 4.2 vite punë.
Sa “kushton” një fëmijë? Rreth 22 mijë lekë në muaj konsum shtesë, në Tiranë mbi 30 mijë lekë, në Elbasan “vetëm” 9 mijë
Në vijim të analizës, por edhe të dhënave le të përpiqemi t’i japim përgjigje një prej pyetjeve që shtruam që në fillim. Sa konsum shtesë kërkon një fëmijë në vendin tonë?
Mesatarisht, një familje shqiptare prej dy personash shpenzon në muaj rreth 63 mijë lekë, ndërkohë që një familje prej dy të rriturish me fëmijë në varësi, shpenzon rreth 85 mijë lekë, tregojnë shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave (Instat) për vitin 2019. Shifrat nuk specifikojnë në rast se bëhet fjalë për një apo disa fëmijë, por norma e ulët e fertilitetit në vendin tonë, në 1.37, si dhe shifrat e konsumit sipas numrit të anëtarëve në një familje, sinjalizojnë se një pjesë e madhe kanë një numër të vogël fëmijësh.
Pra, diferenca në konsumin mujor mes familjeve me fëmijë dhe atyre pa fëmijë fiksohet në rreth 22 mijë lekë në muaj, në rang kombëtar. Shifra mbetet e përafërt edhe po të marrim diferencën mes familjeve me 2 persona, dhe asaj me tre persona, si dhe atë të familjeve me një person të rritur me fëmijë në varësi dhe asaj të një personi të rritur pa fëmijë në varësi. Diferenca i “orvatet” shifrës së 20 mijë lekëve në muaj, çka duket të jetë pak a shumë edhe kosto mujore e të pasurit fëmijë për një familje mesatare shqiptare.
Kjo diferencë, prej rreth 22 mijë lekësh në muaj, është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Shifrat nga Instituti i Statistikave sinjalizojnë se, diferenca mes familjeve pa fëmijë dhe atyre me fëmijë në shpenzimet mujore, fiksohej në rreth 17 mijë lekë në 2018-ën, dhe në vetëm 14 mijë lekë në vitin 2017.
Por, kjo normë ndryshon ndjeshëm jo vetëm nga viti në vit, por edhe nga qarku në qark. Tirana është vendi më i shtrenjtë për të pasur fëmijë, pasi “kosto” mujore fiksohet në rreth 32 mijë lekë. Në vend të dytë ndjek Gjirokastra, me një “kosto” mujore prej rreth 28 mijë lekësh në muaj.
Madje, këto dy qarqe janë ndër ato me koefiçentin më të ulët të lindjeve në Republikë, çka sinjalizon se një pjesë e madhe e këtyre familjeve tipike me dy të rritur dhe fëmijë, në fakt kanë vetëm 1 fëmijë në varësi. Në vend të tretë ndërkohë kemi Beratin me rreth 25 mijë lek. Ndërkohë, në krahun e kundërt të tabelës kemi Dibrën me vetëm 11 mijë lekë “kosto” dhe Elbasanin me rreth 9 mijë lekë “kosto” mujore.
Sa taksa i paguajmë shtetit? Mesatarisht, 86.5 euro çdo muaj, na kthehen mbrapsht vetëm 30 euro si investim
Pasyra e të ardhurave, shpenimeve si dhe kursimeve nuk mund të jetë e plotë pa taksat që i paguajmë shtetit. Taksat janë burimi kryesor i të ardhurave të një shteti, që shkojnë për mbarëvajtjen e administratës si dhe për shpenzime kapitale, pra investime. “Scan Intelligence Unit” ka analizuar shifrat e të ardhurave tatimore, për të kuptuar se sa taksa paguan në një muaj një shqiptar mesatar.
Nga llogaritja janë “zhveshur” taksat e bizneseve, si dhe përqindja që zë punëdhënësi në pagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, pra janë përllogaritur të gjitha taksat që një shqiptar mesatar, i punësuar ose jo, pra jo sipërmarrës, i paguan shtetit shqiptar në një muaj. Nga kjo llogaritje, rezulton se në total janë 29.94 mld lekë taksa që shqiptarët paguajnë në muaj ndaj shtetit shqiptar për: tatimin mbi vlerën e shtuar, tatimin mbi fitimin, tatimin mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe të tjera, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore ( vetëm pjesa e punëmarrësit ) dhe taksat vendore.
Kjo shumë përkthehet në 245 milionë euro në muaj, e cila e përkthyer për banor fiksohet në 86.5 euro për frymë. Kaq është shuma që çdo shqiptar, i paguan mesatarisht shtetit shqiptar në muaj. Llogaritja është bërë për këdo, pra qofshin minorenë, të papunë apo pensionistë, pasi të gjithë konsumojnë, ose paguajnë taksa, direkt ose indirekt. Analiza është bërë mbi të dhënat e muajit shtator të këtij viti.
Me një pagë mesatare neto prej 377 eurosh në vendin tonë, sipas shifrave më të fundit publike, shifra prej 86.5 euro taksa për frymë, do të thotë se për një shqiptar mesatar, 23% e pagës shkon si kontribut për shtetin.
Por, a kthehen mbrapsht këto taksa? Nga analiza e të dhënave të shtatorit të këtij viti, rezulton se investimet, pra shpenzimet kapitale, në muaj për qeverinë shqiptare fiksohen në rreth 10.6 mld lekë, ose 87 milionë euro. Për çdo banor të republikës, qeveria shqiptare investon 30.7 euro çdo muaj.
Rreth 16.6 euro për frymë janë shpenzimet vetëm për pagat e administratës, 12.3 euro për frymë janë shpenzimet për rindërtimin dhe rreth 8.6 euro për person interesat e borxhit të shtetit shqiptar. Rreth 9.5 euro për frymë ndërkohë janë shpenzimet operative të mirëmbajtjes së administratës dhe çdo hallke që ka lidhje me të. Të 5-ta këto zëra së bashku bëjnë një shumë prej rreth 78 eurosh në muaj. Në total, të gjitha shpenzimet e qeverisë shqiptare në muaj, referuar muajit të fundit në dispozicion, shtatorit, flasin për rreth 46 mld lekë, ose rreth 381 milionë euro, e thënë ndryshe, 134 euro për frymë.
Po biznesi, sa taksa paguan në një muaj? Sipas përllogaritjeve të “Scan Intelligence Unit” bëhet fjalë për një total prej rreth 10.7 miliardë lekësh, ose rreth 88.1 milionë euro. Në këtë shifër janë përfshirë edhe pagesat për kontributet shoqërore dhe shëndetësore të cilat i takojnë punëdhënësit.
Në Shqipëri janë aktive rreth 166 mijë biznese, çka do të thotë se mesatarisht secili prej tyre i paguan shtetit në muaj rreth 529 euro. Duhet patur parasysh se taksimi për bizneset varion, me biznesin e vogël që nuk paguan njësoj taksa bizneset e mesme dhe të mëdha, të cilat mbajnë barrën kryesore. Por, gjithsesi, shifra i referohet një mesatare, për të pasur një ide më të saktë, të rolit të biznesit në buxhetin e shtetit.
U plasi bytha shqiptareve ne Shqiperi; media u qan hallin ata kete shprehje e kane te tyre bashke me celularet e markave te fundit apo qejfet qe bejne ne Dubai apo Antalia….. sa as te çmendurit e Anglise nuk i arrijne dot. Vazhdoni qani se do tu a fshije lotet Saliu ….
Per familjen e Andi Bejtjes è keni fjalen…? 2000 € i kursen nje familje ne Itali, per ti shpenzuar pastaj tek CAKENJTE dhe hienat ne Shqiperi. Pordhe e madhe nga brekegrisurit skipetar.
Ka nje studim sipas te cilit 60% e amerikaneve nuk kane as 500 dollare kursime ne banke (shiko linkun). Shqiptaret kursekan 2000 euro ne vit. Pra Amerikes ia kaluam, tani shpejt te kapim edhe Kinen ?
https://money.cnn.com/2017/01/12/pf/americans-lack-of-savings/index.html
Jo vetem qe nuk pare ne banke,por shumica e amerikaneve jetojne me qera dhe jane borxh neper banka me ato kartat e kreditit.
400 mij $ dollare nje shtepi qe do 30 vjet te paguash kredin ne rast se te japin.
Shqiptaret duan sa te martohen e te pa pune,ose me nje rroge qesharake,duan te behen pronare shtepije ne lalez si salehu me ilir hajdutin e co.
Dihet qe jemi bendi me i varfer ne BE por 30 vite per te blere nje shtepi duhen ne Amerike sepse ketu nuk e blen dot pervec atyre qe kane te ardhura te larta.
Hajde bleje ketu ku jetojme ne se edhe breket e femijve do ti shitesh,mos bani te qelbur e llafazan se nje shtepi ne Shqiperi,normale kushton nga 30 deri ne 70 mije euvro kurse ne euvrope kane shkuar nga 500 deri ne 1000000 euvro e cili e paguan per 25 vjet
Statistika pa vlere. Edhe ne ato vende kur ne shqiparet i quajme vende te mira per te jetuar te blesh nje shtepi duhen mesatarisht 25 vjet. Keto statistika nuk na nxjerrin edhe aq keq
Ne te gjitha vendet e Evropes , duhen 30 vjet per te blere nje shtepi . Djali im , sapo e bleu shtepine ne Firenze me kredi per 30vjet e me keste 1000 euro ne muaj . Do te paguaje gjithsej 360 mije euro .
njesoj si ne itali , un paguaj nje shtepi per 30 vjet , kuesej ma pak se 2 mij euro ne vit .
Edhe ne Amerike e merr kredine ta paguash per 30 vjet. Shqiptaret duan te behen te pasur brenda nates. Duhet mesuar mentaliteti se te besh nje bazament mireqenie duhet pune e vazhdueshme. Shqiptaret kur jane ne Shqiperi e duan mireqenien brenda nates, por rrine gjithe diten ne kafene, ndersa sapo dalin jashte i shtrohen punes dhe nuk ankohen sepse shikojne qe kjo eshte per te gjithe.
Mario-jam plotesisht dakort me juve.
Se pari keto statistikat mbi te cilen mbeshteten keto lloj artikujsh nuk jane reale, kur dihet se pjesa me e madhe e parave qarkullon jasht sistemit bankar ne Shqiperi. Botimi disa jave me pare i pagave te shume shqiptareve tregoi se sa te sakta jane keto statistika ku disa individe deklaronin nga shume me pak se sa ne realitet marrin, ne te kunderten si mundet te justifikohen pasurite e tyre me pagat e deklaruara.
Une jetoj ne Kanada dhe punoj si inxhinjer ne nje nga industrite me te sofistikuara ne bote sic eshte ajo berthamore dhe kam nje page relativisht shume me te larte se sa mesatarja e pages zyrtare ne kete vend dhe megjithate, do te me duhen 30-40 vite per te paguar nje vile te vogel qe fillon nga 1.4-1.6 miljon dollare dhe kjo shtepi jo brenda ne Toronto, por ne rrethinat jasht saj. Djali im, edhe ai inxhinjer elektrik, qe punon ne te njejten industri me mua, si dhe e shoqja, avokate ne nje nga firmat me te medha ne Kanada, kane blere nje apartament te vogel ne Toronto para 4 vites me 1 dhome, 1 guzhine dhe nje den (kthine e vogel qe perdoret si zyre) me nje cmim prej 780 mije dollaresh. Sot ky apartament vlen 1.1-1.2 miljon dollare. Ata kane sebashku mbi 200 mije dollare te ardhura vjetore bruto dhe do tu duhet te pakten 30 vjet per ta paguar. (Gati gjysma e te ardhurave te tyre shkojne per taksa) Ne menyre qe te plotesonin shumen e “downpayment” prej 25% qe kerkohet per kete apartament, si ne, po ashtu edhe prinderit e vajzes i dhame atyre nje shume te konsiderueshme, ndryshe banka nuk do tu jepte kredi. Rinia sot ne Kanada nuk ka mundesi qe te bleje asnje shtepi apo apartament, por do jete e detyruar qe te jetoje me qera, cmimet e te cilave jane rritur shume.
Per nje vend si Shqiperia, te punosh per te blere nje shtepi per 30 vite, qenka vertet me shume leverdi, prandaj ne vend qe te ankohen, shqiptaret duhet te shtrojne kurrizin dhe te punojne sa me shume qe te arrijne standarte te larta. Ata qe besojne se jasht shtetit ka kushte me te mira, gabojne rende. Kudo ne boten e sotme njerezit punojne fort qe te paguajne jetesen dhe Shqiperia nuk mundet te jete ndryshe.
Me nje fjale jetojme ne nje sistem qe te merr palcen me gjithe lekure. Pak rendesi ka se ku jeton, Europe apo Amerike. Carku eshte i te njejtes disenjo. Themi shtepia kushton 300 mije dollare por me mbarimin e 30 vjecarit je rrjepur per 1 miljon dollar. Keta ketu thone endrra amerikane eshte akoma gjalle. Po kur shef Amerikane vete qe flejne neper kartona anes rrugeve kreysore eshte pak veshtire te besohet, Nderkohe, 1%, si ne Amerike, Shqiperi e kudo jetojne duke vjedhur dhe nuk u thot kush plac me goje. Ju qifsha sistemin te cilin e keni bazuar ne kurvllik e miqesi e jo meritokraci.
Cja fusni kot. Po cfare rendesi ka sa vite te duhet! Problemi eshte se ne Shqiperi jo te gjithe mund te marin nje kredi,, ndersa ne evrope ka politika sociale qe te mundesojne te blesh nje shtepi dhe me me pak lek por edhe me kredi te Bute qe te kesh mundesi edhe te jetosh edhe te paguash kredine.
Ne fakt eshte e qarte se juve po ja fusni kot kur thoni se ne “Europe paska politika sociale, qe i mundesokan njerezve pa te ardhura te mjaftueshme qe te blejne shtepi”.
Kjo eshte kryekeput e pavertete.
Politikat sociale te vendeve Europiane apo shteteve te tjera te zhvilluara si Kanadaja, i lejojne individeve me pak te ardhura, qe te jetojne ne shtepi me qera te uleta, por jo ti blejne ato. Po keshtu, keta persona nuk mundet qe te kene as makina private apo prona te tjera, ndryshe nuk perfitojne ndihmen per qera te ulta ne shtepite, qe mbeshteten financiarisht prej shtetit.
Mos perhapni “fake news”, pasi keto jane spekullime te paverteta te individeve injorante, qe se kane fare haberin se si eshte jeta jasht Shqiperise dhe krijojne iluzione te gabuara tek shqiptaret.
Blerja e shtepise edhe ne Shqiperi sot behet me kredi.
Matet rroga qe merr, ne baze te saj jepet kredia. Po te ishte pagesa me leket e kursyera, ne Amerike nuk do blente dot njeri shtepi, vetem 1-2% mund te blejne shtepi me para ne dore. Deri tani nqse familja kursen 2 mije Euro ne vit, eshte shkelqyeshem.
Jashte shtetit familjet jane gjithmone me borxhe. Vetem Shqiptaret kursejne leke jashte.
Kush te jep kredi po nuk pate nje pune. Cfare prrallisin disa ketu politika sciale .Polititka sociale eshte te japin ca para ne muaje per ushqim e strehimnqs nuk je ne gjendje per pune. Do blekerke shtepi me politika sociale perralla me mbret.
dajti-shume e sakte ajo qe keni shkruar. Politikat sociale jane per te mbijetuar me minimumin e mundshem, por nuk te sigurojne fonde per te blere prona te patundshme sic jane shtepite. Perralla te tilla perhapen nga injorante, qe enderrojne naten dhe u besojne vete ketyre gjerave ne mengjes.
Shqiperiaeshqipetareve ja fut kot. Nuk ka politika sociale per te blere shtepi por per te shuar urine kur humbet punen sa te gjesh nje pune tjeter vetem per te pastrehet se po te kesh shtepi apo makine duhet ti shesesh kete dhe kur ti mbarosh te gjitha atehere te ndihmojne te gjesh pune. Mos i genjeni shqipetaret, thojuni te verteten e kapitalizmit “ puno dite e nate, paguaj taksat e shtetit dhe po te mbeti ndonje let vire menjane te enderrosh per nje shtepi kur te dalesh ne pension “. Ne Hong Kong, brezi i trete e kam kredine e apartmentit te vogel jo shtepi.
Ne Shqiperi aktualisht rroga vjetore e nje shqiptari eshte 4000 euro ne vit. Athere edhe sikur nje falije te kete 3 rroga qe mund te themi 7000 euro ne nje vit cmimet jane shume te shterjta. Vetem po te marrim elektricitetin shqiptaret paguajne 30 deri 60 euro ne muaj. Por eshte edhe ana tjeter e dyfytyrshme korrupsioni por ajo ka nje shifer jo dominante po ta mendojme kete. Po te flasim per temen e dites Shqiptaret nuk munden te kursejne as 300 euro ne muaj, vetem te pasurit dhe familjet qe kane njerez me ekonomi te mire ne emigrim mundet te blejne nje shtepi me hipoteke. Duam apo nuk duam fakti eshte se jemi populli me i varfer i Evropes si edhe i ballkanit mbi 50 % e shqiptarve jane te varfer qe mbijetojne me jeten e veshtire dhe me vuajtje
Analyze shume e sakte (nga dikush qe ka kohen e tepert) dhe me sa lexoj dhe kuptoj,nuk e ka idene se ç’ndodh ne bote.
Krahason pagesat ne shqiptari me me te passing e botes!!!!!
Ketu ku jam pjesa me e madhe e blejne shtepine ktredi( ne shumicen e rasteve llogaritet me 35 amortizing qe te dali pagesa sa me e vogel qe te perballohe($2500/muaj minimalja=100ore pune) duke paguar paraprakisht 20% te vleres se shtepise.
Kur te llogarisesh makinen eshte interesi edhe me I late dhe kur t’i shtosh soguracionin etc llogariteni vete(makina ketu eshte domosdoshmeri)
Kushdo qe lexon artikullin imagjinon parajsen por I uroj t’a provojne.