Kontejneri me 119 kg kokainë, Xhaferaj: Vit i ri i bardhë në portin e oligarkëve, tregues i aleancës mes qeverisë e krimit

3 Janar 2022, 11:56Politika TEMA

Deputeti i PD Ferdinand Xhaferaj ka reaguar pas kapjes së kontejnerit me banane ku u gjetën 119 kg kokainë në zonën e Vaqarit.

Përmes një postimi në facebook, Xhaferja shprehet se kapja e 119 kg kokainë gjatë festave të fundvitit është një pjesë e lëndës narkotike që trafikohet përmes Shqipërisë.

Reagimi i plotë:

Një vit i ri i bardhë në Portin e Oligarkëve

119 kilogramë kokainë mbërritën në Durrës gjatë ndërrimit të viteve, një pjesë e vogël e trafikut të madh të drogës që kryhet përmes Shqipërisë. Sigurisht masa për ta ndaluar nuk mund të merren nga një qeveri që ka siguruar të tre mandatet përmes përdorimit të parave të pista dhe aleancës me krimin e organizuar.

Partia Demokratike dhe dega Durrës e saj kanë denoncuar me kohë përdorimin e Portit për interesat e ngushta të krimit të organizuar dhe për trafik pa pasoja të drogës, por vlen të theksohet se:

– Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar vlerëson se rreth 60% e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në Tiranë nga 2017-2019 nuk justifikojnë burimet e tyre financiare.

– Në këtë periudhë 3-vjeçare vlerësohet se janë pastruar në aktivitetin e ndërtimit rreth 1.6 miliardë euro para të pista!

– Gjatë pandemisë, gjithçka në ekonominë shqiptare pothuajse ndaloi, ekonomia ra me 10%, ndërsa ndërtimet u rritën me mbi 5%.

Pa bekimin e kryeministrit dhe të krybashkiakut nuk merret dot asnjë leje ndërtimi për rezidenca dhe resorte që kushtojnë miliona euro dhe asnjë institucion nuk merr masa për të hetuar origjinën e këtyre investimeve dhe parave.

119 kilogramët e kokainës së Durrësit janë një këmbanë e fortë alarmi kundër qeverisjes së kalbur të Edi Ramës, që gërryen çdo ditë besimin e qytetarëve tek shteti i së drejtës.

Qartazi, e vetmja zgjidhje për këtë gjendje të papranueshme që mban peng zgjedhjet e lira, të ardhmen e qytetarëve dhe të vendit është propozimi I Partisë Demokratike për pastrimin e politikës përmes vetingut në politikë.

8 komente në “Kontejneri me 119 kg kokainë, Xhaferaj: Vit i ri i bardhë në portin e oligarkëve, tregues i aleancës mes qeverisë e krimit”

  1. Nga erresira says:

    Ky qeka komplet .ar me zile. Hajde prit te drejtojne vendin keta injorante te lodhur.

    1. ben says:

      Nga erresira-kur lexova titullin e ketij shkrimi, me erdhi ne mendje pikerisht kjo fjale.
      Keta, edhe kur kapet droge, edhe kur nuk kapet, fajtor do bejne gjithmone qeverine. Harruan keta maskarenj se drogen ishin ata qe e futen te paret ne Shqiperi si mjet pasurimi te shpejte. Harruan se Lazaratin e kishin keshtjellen e droges qe e njohte edhe Kolumbia, te ciles i benin konkurence.

  2. Sara says:

    O Ferdi, lende pastruese jane detergjente dhe jo balta.
    Qe te pastrohet ky vend duhen shume agjente pastrues, ndersa ti dhe partite e tua jane, jane thjeshte balte e perzier me fekale, dhe si te tilla vetëm do te shtojne gjirin ne kete cep te globit.

  3. Jo vetëm kaq , po kjo qeveri në bashkëpunim me krimin dhe narkotrafikantët , ka prishur dhe cilësinë e Diellit që me aq mund e djersë e përmirësoi Ai ,dora vetë !

  4. Bardha says:

    Garuzhda e Xhafes po ne Anverse e Roterdam qe jane kapur gti 1000 ton ne vitin qe shkoj,si te duket A po do me premiersua edhe diellin,kur bane politik edhe nje idiot karnival vai medet

  5. Pupi says:

    Ik ocam surat magje.oshoku i ard daullxhiut.

  6. Tironsi says:

    O injoran po te bashkepunonte qeveria ska p…nene qe ta kapte,por ju si rr…k …vec balte hidhni se sigurisht duhet te jete ndonje aleat i juaji qe u kap

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje