E pazakontë! Pronari i restorantit kërkon të punësoj njerëz të infektuar me COVID-19

6 Janar 2022, 13:45Lifestyle TEMA

Një kërkesë e pazakontë ka ardhur nga një pronar restoranti në Australi.

Bëhet me dije sipas mediave të huaja se pronari i restorantit Iyas Shaheen nga Queensland, Australia u ka bërë kërkesë autoriteteve që të lejojnë njerëzit, të cilët janë të infektuar me virus por nuk kanë simptoma të punojnë në ambientet e që ofron ky biznes.

Ai tha se kishte humbur një të katërtën e fuqisë së tij punëtore gjatë fundvitit prej Covid-19, dhe që humbja të mos vazhadojë të thellohet e të bëhet më e madhe, pronari i restorantit ka menduar këtë mënyrë të mençur për të mbajtur punonjësit.

“Nëse do të ecim përpara dhe do ta lëmë virusin të përhapet, ne duhet ta trajtojmë atë si çdo sëmundje tjetër. Nëse keni virusin dhe nuk jeni sëmurë, mund të vini për të punuar dhe nuk ka pse të jetë e varur nga një test negativ,” tha ai.

“Virusi është kudo tani – nëse rezultoni pozitiv, nuk ka asgjë të keqe me ju, duhet të jeni në gjendje të shkoni në punë.”, thotë ai.

Duket se situata e COVID-19 në të gjithë botën është duke u përkeqësuar dhe shkak për këtë janë bërë dhe variantet e reja që kanë filluar të qarkullojnë e përhapen masivisht.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje