Spartak Ngjela ka komentuar ngritjen e shtabit pararojë të Komandës Amerikane në Shqipëri.
Me anë të një shënimi në Facebook, Ngjela shkruan se ky shtab “ka ardhur tamam në kohën kur orekset ruse dhe serbe ishin hapur me shpresën e destabilizimit të Shqipërisë nga aventura shterpë Berisha”.
“Erdhi çasti i pritur që nga viti 1945:
Në Shqipëri do të vendoset një shtab pararojë i Komandës Operacioneve Speciale të ushtrisë amerikane në Europë.
Isha i bindur që do të ndodhte; dhe ka ardhur tamam në kohën kur orekset ruse dhe serbe ishin hapur me shpresën e destabilizimit të Shqipërisë nga aventura shterpë Berisha.
Gjithsesi, kjo tregon se Shqipëria ka qenë një pikë e nxehtë e konfliktit amerikano-rus për Ballkanin Perëndimor.
Por është një vlerësim i Shqipërisë në ngritjen e personalitetit të saj dhe të rëndësisë ndërkombëtare. Gjithashtu është edhe një mbështetje force për republikën shqiptare të Kosovës.
Viti 2022 nisi ashtu siç pritej: forcim i mëtejshëm i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Suksesi është i të gjithë shqiptarëve”, shkruan Ngjela në Facebook.
Shqiperia po behet pike e forte ne NATO. Nje qender graviteti per sigurine e ballkanit.
Ka rrjedh I gjori dhe lufton per nje kocke. Po Amerikanet iken me bisht nder shale nga Afganistani qe I rrezikon sigurine USA kurse ky I rrjedhur pret te vendosin fatin e demokracise shqiptare qe nuk ka asnje vlere per USA. Hajde idiote qe kan mbet ne Shqiperi. Mjer ai vend.
E vertete , edhe une kete mendova..
Le te thone çfare te duan Hallku .te gjitha sa ka deklaruar Z.Ngjela kane dale ..Analizat e Tij jane te sakta dhe efikase.Sali Kermen po e merr Lumi Familisht -Se shpejti dhe Like Hajduti me baxhellen hermafrodite.