Gruaja harxhon 16 mijë dollarë për t’i festuar ditëlindjen qenit të saj

7 Janar 2022, 10:13Lifestyle TEMA

Një grua kineze harxhoi pothuajse 16 mijë dollarë për të festuar ditëlindjen e qenit të saj me një shfaqje ajrore.

Sipas medieve të huaja, gruaja, e cila nuk është identifikuar, mori me qira 520 nga pajisjet fluturuese për formuar mesazhin “Gëzuar 10 vjetorin e lindjes të Doudou”, në qiell mbi lumin Xiangjiang në Changsha.

Dronët më pas fluturuan në formacione që formuan modele të një torte ditëlindjeje.

Gruaja ka harxhuar 100 mijë yuan – rreth 15,700 dollarë për t’i marrë me qira dronët.

Megjithatë ky festim nuk shkoi shumë mirë me autoritetet, të cilët thanë se do të kishin rrëzuar dronët pasi shkelën zonat e ndalim-fluturimit mes ndërtesave shumëkatëshe aty pranë.

Një zyrtar tha se njerëzit duhet të kërkojnë miratimin e policisë përpara se të mobilizojnë fluturimin e dronëve në zonat e banuara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje