Zbulohen emrat, kush janë 4 të arrestuarit që publikuan rrogat e qytetarëve

7 Janar 2022, 11:17Kronika TEMA

Katër persona janë arrestuar nga Prokuroria e Tiranës për publikimin e rrogave dhe të dhënave personale të mbi 650 mijë qytetarëve shqiptarë.

Në pranga kanë rënë dy specialistë të IT të punësuar te AKSHI dhe që ushtrojnë detyrën në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Të arrestuar janë edhe dy punonjës të bizneseve private që blenë të dhënat personale që ua shitën dy specialistët e IT.

Në pranga përfunduan dy punonjës të IT te Drejtoria e Tatimeve, Andi Agaraj dhe Eni Qirjako, si dhe 2 përmbaruesit privat Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, të cilët blenë këto të dhëna.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, tha se specialistja e IT te Tatimet, Eni Qirjako mori pagat nga sistemi dhe ia kaloi kolegut të saj të IT, Andi Agaraj, duke qenë se të dy kishin mundësi të kishin akses te të dhënat e databazës si të punësuar që ishin.

Më pas Agaraj i ka shitur këto të dhëna private te 2 përmbaruesit privat, të cilët më pas i shpërndanë këto të dhëna në rrjete sociale.

15 komente në “Zbulohen emrat, kush janë 4 të arrestuarit që publikuan rrogat e qytetarëve”

  1. Xxxxx says:

    Nga Patosi ne organe qendrire. Keta per leke shesin veten.

    1. shqiptari says:

      Ne burg… gjate,,,, shembull te behen

  2. Bolena says:

    E cuditshme qe shqiptareve u ben pershtypje se kush dhe pse I nxori rrogat dhe jo gjithe pislleqet qe fshihen mbas rrogave astronomike te analisteve qe na bejne cdo dite moral per te na shperqendruar nga problemet e perditeshme qe kane sot shumica e popullit. Prokuroria te hetoje nga dalin keto te arrdhura marramendese ne vendin me te varfer te Europes dhe paguhen keta analiste,keshilltare, e lloj lloj gjobevenesish qe kane 30 vjet qe po rrenojne kete popull te vuajtur.

  3. KOZi... says:

    PO per patronazhistet kemi ndonje zbulim apo akoma !??

  4. Zaho says:

    Te denohen ????? per trasparenc

  5. Beni says:

    Beni burg per Saliun dhe Meten tani

  6. Beno says:

    duhet te denohen me te pakten 20 vjet burg per nxjerrje te sekretit shtetror

  7. ceni says:

    Eshte shume e thjeshte :Atje ku cenohen intersat e shtresave te pasura ,prekuroria ngrihet ne kembe dhe e kap “lepurin me qerre” siç na deklaroi znj.Prekurore Imeraj,duke na treguar edhe rrugen se si ka sekuestruar “serveret” e intitucioneve perkatese deri sa zbuloi autoret!Nje pyetje kisha er zhj.Imeraj po per 11 Janarin 2011 perse nuk u veprua keshtu por u la te fshihet serveri i kryeministrise!Apo atje udherdhesi per vrasjen e 4 personave me duar ne xhepa ishte kryeministri e per rrjedhoje nuk mund te behej asnje hetim!Cenohen te drejtat e individit theksoi zonja ne fjale ,po kur u cenua dhe u morr jeta e kater personave nga nje krim shteteror perse nuk u ndoq i njejti strandart apo drejtesia ne kohe te ndryshme vepron ndryshe!Fatkeqesi ku duan te lajne m….me shurre per te na thene qe (ç)drejtesia ka filluar te funksionoje.Mjer ky popull qe merret per budalla ketu e 30 vite demografi,pasi kjo vetem demokraci nuk bie ere.

    1. Pilo Lala says:

      Ne rastin e 21 Janarit, u fshine serverat, se kryekrimineli ishte vete Kryeministri.
      Sot Shteti ka fytyre tjeter.
      Cfaredo krimi qe ndodh, eshte aty fakti, Prokuroria e gjen.
      Iku koha e Sali Berishes.

  8. Mandi says:

    Andi agaraj, ky kopuk e bir kopuku

  9. Besi says:

    Ceshtje eshte tani te zbulohet se per cfare u perdoren te dhenat e kaq shume njerezve, nuk eshte me fokusi vetem tek te ardhurat e tyre. Kane pothuajse nje vit qe i kane te dhenat, cfare kane bere me to dhe cfare e keqe mund te pritet si pasoje e ekspozimit te tyre? Keto perpiquni te zbuloni, sa pa e marre ferra uraten.

  10. Ideali says:

    O Popull idiot. Po pse akti me i rende eshte ai qe ia hoqi breket ketij pushteti, po te doni edhe atij te mepareshme, apo c qelbesire u gjet brenda dhe cilet jane pergjegjesit per kete katrahure pagash. Perse e devijoni problemin. Perse e fshehni keshtu qelbesiren. keto paga marramendese,si ne privatet qe ushqehen me kokaine ashtu edhe ne shtet. Rezultati shumice se shqiptareve u eshte bere jete ketu e padurueshme. %00000 pensionist jane ne kushtet e urise, pa kushte shendetesore etj etj. Humbja e drejtpeshimit te shoqerise nga babezia e te pabrekeve te vjeter e te rinj eshte krimi me i madh qe po i behet vendit dhe popullit. Prokurorja Ymeri, nese nuk e sheh kete problem keshtu, eshte beshkepuntore e rregjimit ose ne restin me te mire lepirese e tij.

  11. Gjon Leka says:

    Krimi bëhet, kriminelët gjenden, por nuk ndëshkohen. Prandaj, krimi ka zaptuar gjithçka, e manipulatorët mercenarë mbizotërojnë, helmojnë opinionin, nxisin turbullirat. Ky është pushtimi më i pabesë e sofistituar që i është bërë Shqipërisë. Lufta do të jetë e gjatë e duhet shumë vendosmëri.

  12. Indignados says:

    Po AKSHI asnje pergjegjesi? Apo c’ne! Jane vetem per te bere tendera milona eurosh dhe jo per te siguruar sistemet. Kaq e thjeshte paska qene hyrja ne sistem, transferimi ne excel, dergimi me WeTransfer dhe zonja ne krye te institucionit lan duart duke thene se keto ndodhin gjitheandej. Nderkohe KM kerkon te beje pyetesor t’u marre njerezve edhe ato te dhena qe nuk i ka ne database -n e E-Albania e te Akshit
    Shtet leshi, me kujton ngjarjen me vjedhjen e kamionave me para ne BSh nen hunden e guvernatorit dhe kokboshi Fullan qe doli i pa lagur, biles na lagu ne, se morri edhe demin moral qe i kishim shkaktuar, pervec pagave marramendese. Ky eshte shtet i felliqur

  13. Ishalla kane marre shume leke qe ta kalojne burgun lehte…. Se une them qe do ta hane keq? Po te kene cigare te pakten. Legena njerez… Shtetare jane keta plehra????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje