A ka lidhje vrasja në Don Bosko me sekuestrimin e 119 kg kokainë?

7 Janar 2022, 11:17Kronika TEMA

Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka folur sot për ngjarjet e rëndë kriminale që kanë ndodhur në Tiranë ditët e fundit.

E pyetur nëse ka lidhje atentati në Don Bosko me sekuestrimin e 119 kilogramëve kokainë në portin e Durrësit, ajo tha se nuk është duke u hetuar në këtë pistë.

“Në fakt policia dhe prokuroria e Tiranës për shkak të ndodhive të ngjarjeve të fundit, ka qenë në kuadër intensiv për zbulimin e çdo ngjarje të ndodhur. Ne nuk mund të flasim paraprakisht nëse kanë lidhje ngjarjes, pasi nuk e kemi këtë pistë hetimi, ju si gazetar në terren mund të keni të dhëna të tjera dhe nëse mund të jenë të vlefshme për hetimin, jeni të mirëpritur që t’i ndani ato me organin e akuzës.

Në rastin më të parë që mund të kemi diçka konkrete jo vetëm të rënda, por dhe të natyrës sensitive për sigurinë e përgjithshme të qytetarëve të republikës së Shqipërisë ne ju do bëjmë me dije transparent”, tha Imeraj.

1 komente në “A ka lidhje vrasja në Don Bosko me sekuestrimin e 119 kg kokainë?”

  1. gjergji says:

    Detyra e gazetareve investikativ nuk eshte te shperndaj apo te komentoj ngjarjet e ndryshme ne servirura nga prokuroria apo policia,por zbulimin apo marrjen te dhanunave konkrete ne vende ,ambjente e kohe te ndryshme te ngjarjeve te ndryshme te bazuar mbi fakte konkrete e ti pasqyrojne ato ne organet e media-s shqiptare duke dhene patjeter eshe nje ndihme minimale organeve te policis e drejtesis.
    Komentimi i ngjarjeve apo shfaqjet e mendimit tuaj gazetaresk kan pak apo aspak rendesi.Investikimi PO.
    Ne fund te fundit te vertetat ne gazeta jane aq pak ,se ndyshe sipas nje udheheqesi te madhe cmimi i gazetes nuk do ishte kaq i ulet.
    E verteta kushton aq shume sa shume pak gazete ne bote mund te paguajne ate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje