FOTOT: “Grup i drejtuar nga Sali Berisha përdori shufra hekuri dhe çekiç”, protesta e dhunshme në PD tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare

9 Janar 2022, 10:57Politika TEMA

Protesta e dhunshme e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Media të njohura si “Dailymail”, “Reuters”, “The Guarduan”, “Protothema”, i kanë dedikuar një shkrim protestës së drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha ditën e djeshme, ku nuk mungoi përplasja dhe dhuna.

“Një grup i drejtuar nga ish-lideri i partisë Sali Berisha përdori shufra hekuri dhe çekiç për të thyer dyert kryesore të godinës. Punonjësit hodhën gaz lotsjellës në përpjekje për t’i parandaluar ata të depërtojnë përpara se policia të ndërhynte me kërkesë të partisë”, shkruan Dailymail.

“Lufta brenda-partiake  përshkallëzohet në dhunë, Sali Berisha  nis fushatën për të rrëzuar pasardhësin e Lulzim Bashës”, shkruan “Protothema”.

1 komente në “FOTOT: “Grup i drejtuar nga Sali Berisha përdori shufra hekuri dhe çekiç”, protesta e dhunshme në PD tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare”

  1. biks says:

    Shpellaret e Sali non grates nuk perdoren cekic por vare, qysyi, shufra hekuri, shkalle 10 metra te larta dhe per habi “asnjeri nuk i pa” si erdhen shkallet dhe kush i solli….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje