Nga regjistrimi i fëmijëve te certifikatat personale, të gjitha shërbimet që përfitoni duke regjistruar adresën e banimit

10 Janar 2022, 16:54Sociale TEMA

Për rreth dy muaj Ministria e Brendshme ka ndërmarrë një fushatë për vetëdeklarimin e adresave të banimit të shtetasve shqiptarë brenda e jashtë vendit. Fushata mbështetet nga projekti “Bashki të Forta” dhe deri më tani janë mijëra shtetas që kanë bërë regjistrimin e adresës online në #eAlbania ose pranë zyrave të Gjendjes Civile. Janë disa shërbime publike të cilat nuk mund të përfitohen pa patur një adresë të saktë banimi të regjistruar. Le t’i listojmë më poshtë disa prej tyre, ndërkohë që shumë shërbime të tjera do të kalojnë online prej fillimit të këtij viti.

Shërbime të Gjendjes Civile

1. Certifikatë personale
2. Regjistrim lindjeje
3. Regjistrim martese
Shërbimi Postar
1.Sistemi gjygjësor
2. Sistemi arsimor
3. Sistemi bankar
4. Sistemi fiskal
Shërbime publike
1. Shërbim i mbrojtjes nga zjarri
2. Shërbimi i Urgjencës Mjekësore

Por duke deklaruar një adresë të saktë banimi, shërbime publike mund të përfitojnë edhe shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të vendit, duke përdorur përfaqësitë tona diplomatike e konsullore kudo nëpër botë. Pa patur një adresë te regjistruar banimi, emigrantët shqiptarë nëpër botë nuk e formalizon dot marrëdhënien me shtetin amë ashtu sikundër ata e kanë të formalizuar me shtetet ku jetojnë e punojnë prej vitesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje