Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar protestën e dhunshme të udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha dy ditë më parë në selinë e PD.
Basha tha se është falënderues ndaj atyre demokratëve që u thërritën në protestë për fasadë, e kur u bënë dëshmitar të dhunës, atëherë u distancuan.
“Nuk besoj se do ju jepja kohën për të ndarë përshtypjet e mia, kam disa mesazhe. Mesazhi i parë i drejtohet demokratëve që sot ndihen të turpëruar nga skenat e dhunës, barbarisë, të orkestruara e zbatuara nga mendja e sëmurë e Sali Berishës që u përpoq të bënte realitet atë që parlajmëroi, se nëse PD s’do të kthehej në bunker për të, atëherë PD nuk meritonte të ekzistonte. U përpoq ta bënte këtë në mënyrën më të shëmtuar. Këtë se meritonte PD.
Mesazhi i parë që kam ndaj demokratëve është që është koha të jemi afër njëri-tjetrit, të themi të vërtetat siç janë bazuar në fakte. Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Berisha s’kishte ardhur thjesht me qëllimin për të shkaktuar vëllavrasje. Kjo tentativë ndryshoi edhe ndaj qëndrimit që mbajtën demokratët. I falenderoj për braktisjen reale që i bënë Berishës për të mbuluar skandalin e madh për t’u mbrojtur nga non grata amerikane.
Ajo s’është PD, është dhuna e një njeriu që është në dëshpërim, e që këtë ankth do t’ia faturojë shqiptarëve. Është koha të rimëkëmbemi nga rrënojat e 8 janarit. Një PD ashtu siç e duan shumica e shqiptarëve, një parti normale, të hapur ndaj shoqërisë dhe halleve të qytetarëve”, tha Basha në emisionin “Pikat mbi i”.
O debil . ikkkkkkkkk!Shporruuuuuuu!
Edhe Edi edhe Kimi edhe gjithe Amerika te ndihmoje ti ore luli do mbetesh kllouni I politikes shqiptare.
Ti je njeriu me i dhjere qe ka pa historia Shqiperise. Torollak i niveleve te larta
Gazi mire e ka koollodokun o luli po grida dafllakun.o te hengert macoku o luli.
PO TI CFARE I KE BERE KRYEMINISTRISE ?
TE GENJENE MENDJA QE JE NDRYSHE NGA BERRISHA
TI JE PRODUKTE I DHUNES .
KEMI 30 VJET QE NGA KJO PARTI SHIKOJME VETEM SKEMA TE TILLA
LARGOHUNI TE DY JENI E NJEJTA MONEDHE PLEHRA