FOTO: Futbolli në mjerim, Armando Duka paraqitet në zyrë me makinë 200 mijë dollarë me targa të personalizuara

11 Janar 2022, 14:11Sport TEMA

20 vitet në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit që synon ta shtojë edhe me katër vite të tjera duke manipuluar garën, e kanë kthyer Armando Dukën në një president që e ka kthyer këtë institucion në një vend luksoz për rehatinë e tij.

Para disa vitesh presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin gjatë një inspektimi të zyrave të reja të FSHF-së u trondit nga luksi i tepërt i zyrave.

Megjithatë, pavarsisht kritikave dhe mjerimit që ndodhet sot futbolli shqiptar, Armando Duka  nuk e ka ndalur së shtuari luksin për rehatinë e tij.

Ajo që ka rënë në sy së fundmi është paraqitja e tij në zyra me makinën e tij të shtrenjtë që arrin shifrën e majme tek 200 mijë dollarët, për të cilën ka menduar që t’i ndryshojë edhe targën.

Ai ka vendosur që targën e makinës së tij të shtrenjtë ta personalizojë me inicialet e emrit  dhe mbiemrit të tij, duke ngjarë si ata adoleshentët që kanë makina luksoze dhe kërkojnë të bien në sy.

Kjo tregon se për çfarë mendon më shumë Armando Duka dhe për çfarë kërkon që ai ta mbajë peng ende institucionin e FSHF-së për të shtuar luksin, ndërkohë që futbolli shqiptar ndodhet në gjëndje të mjerueshme pa fusha stërviore, pa baza materiale, dhe pa të ardhme… (TemA)

5 komente në “FOTO: Futbolli në mjerim, Armando Duka paraqitet në zyrë me makinë 200 mijë dollarë me targa të personalizuara”

  1. Fshf mafia says:

    Nuk pritet gje tjeter nga hajduti

  2. Qamushi says:

    Seferi i UEFA-s nuk ka se si te jete tronditur nga lluksi i zyrave te FSHF, sepse ne thelb eshte njelloj si shijaksi.

  3. Tifozi says:

    ky bythqiri Duka shkaterroi futbollin ne Shqiperi me vjedhjet e tij galopante

  4. Ilir says:

    Sa shpejt u harruan kenetat ku “luhej futboll”! As dhjetè vjete s’kane kaluar. Gjysmagjelstadiumi i Shkodres, veper e Muho Asllanit komunistit, “Qemal Stafa” i Duces, “Rruzhdi Bizhuta” i Elbasanit dhe fushat e Durresit Fierit Kukesit Korces etj etj, si fusha e Permetit ishin TE GJITHA. ???I keni harruar si ishin… Jeni te HABITSHEM!! REALIST… eshte fjale e huaj, mos e perdorni.

  5. qytetar says:

    Miku i Berishes…Duka i krimit.
    Meduza…e te tjera.
    Rrofte Bisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje