Basha sulmon Berishën: U solle si kreu i një organizate kriminale, provoi të kryej tentativë vrasje ndaj drejtuesve të PD-së

12 Janar 2022, 16:11Politika TEMA

Kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka quajtur Sali Berishën dhe sjelljen e tij gjatë protestës së 8 janarit si të denjë për kreun e një organizate kriminale anti-amerikane.

“ Sali Berisha është përjashtuar me unanimitet nga Kryesia e Partisë Demokratike ditën pasi vendosi të sillej jo si politikan, por si kreu i një organizate kriminale antikombëtare, antiamerikane dhe provoi tentativën e  vrasjes të një grupi drejtuesish dhe anëtarësh të Partisë Demokratike në selinë e Partisë Demokratike pasi kishte nisur një fushatë të nxitjes së dhunës, të gjuhës së urrejtjes, të përçarjes së demokratëve për të shkatërruar Partinë Demokratike siç e paralajmëroi vetë që nëse Partia Demokratike nuk  do të kthehej në bunker për hallin e tij personal, ai do ta shkatërronte, nuk e meritonte të ekzistonte.

Njësoj si Edi Rama, edhe Ilir Meta dhe çdokush tjetër e shikon këtë si një mundësi për t’i zgjatur jetën tranzicionit nga i cili përfitojnë aktorët e tranzicionit. Për ne është e qartë: Beteja është midis të shkuarës dhe të ardhmes. Demokratët kanë folur qartë në Kuvendin Kombëtar, kanë folur qartë në aktet dhe veprimet e tyre. Shqiptarët duan të ardhmen, demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, kanë zgjedhur t’i prijnë betejës për të ardhmen.

Nuk ka për të qenë piknik, kemi përballë forca të errëta, forca kriminale, forca që sot zotërojnë financat dhe ekonominë e vendit, por një gjë është e sigurt: Historia na mëson që pakica mbetet pakicë. Dhe shumica dërrmuese e shqiptarëve është forca jonë, është frymëzimi ynë, është motivi ynë”, theksoi Basha në një intervistë për ABC.

5 komente në “Basha sulmon Berishën: U solle si kreu i një organizate kriminale, provoi të kryej tentativë vrasje ndaj drejtuesve të PD-së”

  1. Franz Kafka says:

    Per te gjithe ata analiste qe mendojne se berishizmi eshte vetem Berisha, ne 8 janar paten mundesi te dallojne dicka tjeter: Basha eshte po aq barbar dhe gjakesor sa Berisha, ndoshta edhe me keq nese nje dite do te marri pushtetin. Prandaj vazhdoni perkraheni Bashen, se pas ca kohesh do e kuptoni mire se cfare po beni tani

    1. Mario says:

      Basha nuk do te vije kurre ne pushtet. Me te shumten do te mbaje tani per tani PD’ne. Problemi eshte se ne ate stan te gjithe kane te njejten mendesi dhe nuk kane asnje vizion per asgje.

  2. Pis njeri bandit largohu says:

    KUR DIGJESHIN INSTITUCIONET SHTETERORE ME URRDHER NGA JU KUR KETO BANDA KRIMINALE ISHIN MBESHTETSIT E TU NDIHESHE I KENAQUR TI BUKUROSHE TI DREJTOJE BANDAT DREJT KRYEMINISTRIS ME SHTIZA SHPATA SOPATA DHE SOT KERKONE TE NA JAPESH LEKSIONE TI BANDITE .
    FSLENDERO SHTETIN EDI RAMEN POLICINE SE TY GRIDEN BARDHEN DO T” NXIRNIN PA BREKE NE RRUGE LEGENA
    TANI QE TERRORI U KTHYE NE ANEN TENDE PO NDJEN DHIMBJEN TI PIS

  3. rako says:

    Fuck of kush te vret ty ty te ka “vrare” anetaresia e PD/

  4. Helio says:

    O lul basha pritesi i ngarkeses se “toyota” yaris,organet ligjzbatuese jane ne dijeni te aktivitetit te familjes mafioze gosturani e cila merret qe te pakten 25 vite me trafikun e droges ne holande,belgjike dhe gjermani,ata qe ishin si mercenare duke te mbrojtur gjoja por rrezikonin jetet e protestuesve me leva,shkop bejzbolli,hunj,xhama,gazlotsjelles qe perdoret vetem kunder arinjve,kane qene te denuar ne Evrope per trafik nderkombtar kokaine dhe jo vetem dhe familjarisht merren me kte trafik droge ende,sherbimi sekret belg,hollandez gjerman,italjan,zvicres etj,i kane derguar disahere raport sherbimit tone sekret ne lidhje me aktivitetin e vellezerve gostureni dhe familjareve te tyre por çuditerisht shteti yne asnjehere nuk ka marre ndonje inisjative per te hetuar veprimtarine e tyre,bizneset dhe trafikun e droges te organizuar nga ata,ndersa njeri nga vellezerit eshte me kartele mjeksore si i semure psiqik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje