FOTOT/ 61-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj 24-vjeçar po planifikojnë të bëhen me fëmijë

14 Janar 2022, 11:30Lifestyle TEMA

Një çift, historia e të cilëve u bë mjaft virale në TikTok për videot që ‘dokumentojnë’ marrëdhënien e tyre me një diferencë prej 37-vitesh kanë njoftuar se po planifikojnë të kenë një fëmijë të tyre përmes një nëne surrogate.

Quran McCain, tani 24 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Cheryl McGregor, 61 vjeç, u takuan për herë të parë kur ai ishte vetëm 15 vjeç. Mc Cain kishte qenë në një restorant fast-food të menaxhuar nga djali i Cheryl, por ndjenjat romantike lulëzuan më vonë.

Që kur u martuan në vjeshtën e vitit të kaluar, Cheryl dhe Quran tani po kërkojnë të krijojnë një familje.

“Ne u martuam në Shtator të vitit 2021 dhe u bënë disa muaj që po planifikojmë të krijojmë familje. Cheryl është 61 vjeç dhe ka shtatë fëmijë dhe shtatëmbëdhjetë nipër e mbesa tashmë, por ne mendojmë se meritojmë fëmijët tanë. Ne jemi përpjekur për fëmijë, por me kalimin e moshës  mendojmë se surrogacia ose birësimi do të ishte një alternativë më e mirë. Ne po kërkojmë një nënë surrogate të mirë, e cila është e gatshme të nënshkruajë një kontratë që të mos ketë lidhje me fëmijën pas lindjes së tij“, u shpreh 24-vjeçari.

Nga ana tjetër, Cheryl është shprehur se dëshiron shumë të ketë një fëmijë me bashkëshortin e saj pasi sipas saj ai do të jetë një baba i shkëlqyer.

“Ai do të jetë një baba i shkëlqyer, ai është një i rritur i përgjegjshëm. Familja jonë është gjithashtu shumë mbështetëse për vendimin tonë për të pasur fëmijë, në fillim ata hezituan për të njëjtat arsye”, është shprehur 61-vjeçarja.

4 komente në “FOTOT/ 61-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj 24-vjeçar po planifikojnë të bëhen me fëmijë”

  1. anticensurë ??? says:

    jeni të sigurtë që kjo nusja është vetëm 61 vjeç??
    mos keni harru ndonjë 0 në fund apo ndonjë 1 në fillim??

    1. hasani says:

      Shofim me qindra 60 vjecare per dite por jo si kjo qe duket te pakten 81 vjec.

      1. Vjehërr Qinan O'Quin says:

        ..epo,esht “e rrahur me vaj dhe me uthull” nusja…tamam popullore..
        ..kurse dhendrri …zymbyl..bylbyl..dranafill..karafil…tulipan.

  2. Komisar Qinani says:

    Sa bukur.
    Kemi nderthurje brezash..kur brezi i ri “mbeshtet” brezin e vjeter,dhe brezi me i vjeter “i jep pervojen,dhe stafeten” brezit me t ri…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje