Manipulimi monstruoz që është bërë ditën e sotme nga Armando Duka për kryetarin e shoqatës rajonale të Durrësit është një rast unik që vetëm në një vend qesharak ku nuk funksionon asgjë mund të ndodhë.
Një rast dhe prove për prokurorinë që nuk duhet të rri duarkryq përballë fallsifikimeve haptazi që po ndodhin në sy të të gjithëve.
Gazeta TemA ka denoncuar sot rastin se si në mënyrë të fshehtë Armando Duka ka emëruar si kryetar shoqatë të Durrësit vartësin e tij Mikel Furxhi ndërkohë si sekretar është zgjedhur nipi i Furxhiut djali i motrës së tij Arbër Kalemi.
Një konflikt i pastër interesi që ka si qëllim trukimin e zgjedhjeve të FSHF-së që ende nuk ka shpallur datën e zgjedhjeve ka nisur blindimin e votave në favor të Armando Dukës.
Ndërkohë jo vetëm emërimi i Furxhiut, por dhe caktimi si delegate i Fundim Dollakut është një akt i rëndë dhe manipulim i pastër që ndodhi sot në Shoqatën Rajonale të Durrësit.
Fundim Dollaku është zgjedhur si delegat, ndërkohë që në zgjedhjet e vitit 2018 ai ka qenë përfaqësues i Adës së Velipojës.
Ajo që është e rëndë është fakti se Fundim Dollaku ka fallsifikuar firmën e kryebashkiakut të Shijakut Elton Arbanës dhe ka marrë në mënyrë skandaloze mandat përfaqësimi për klubin e Shijakut.
Gazeta TemA ka siguruar dokumentin ku tregon se kryebashkiaku Elton Arbana kishte caktuar si përfaqësues të klubit të Erzenit për të votuar Altion Keçi, Drejtor i Klubit Shumë Sportesh Erzeni dhe çdo përfaqësim nga person tjetër do të konsiderohej i pavlefshëm dhe i paligjshëm thuhet në dokumentin e nxjerrë nga Bashkia e Shijakut.
Por diçka e tillë nuk ka ndodhur pasi në vend të Altion Keçi ka votuar Fundim Dollaku njeriu i Armando Dukës i cili ka fallsifikuar firmën e kryebashkiakut Elton Arbana.
Një veprim i rëndë që prokuroria duhet ta marrë nën hetim për gjithë këtë veprim të jashtëligjshëm që ka ndodhur përballë të gjithëve. (TemA)
Mikel Furxhi, kryetari i emeruar nga Duka per shoqaten e Durresit
Fallsifikimi i Firmes nga Fundim Dollaku
Matrapaz i lindur dhe me pervoje eshte duka i krimit. Kavajs 100 karatsh