Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis për projektin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë tregon se për ndërtimin e saj do të preken 229 prona, por nuk jep informacion të mëtejshëm. Statusi i pronave që do të preken do publikohet më vonë pas një kërkimi të dytë, nëse janë banesa, biznese, zona bujqësore etj.
“Të dhënat mund të sigurohen vetëm nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, si institucioni i vetëm qeveritar, i cili ka të drejtë të regjistrojë, grumbulloje dhe shpërndajë te dhënat. Megjithëse komunikimi zyrtar në këtë drejtim u bë në kohën e duhur, dhe Konsulenti e Hekurudha Shqiptare(HSH) bënë çdo përpjekje për të marrë te dhënat e nevojshme, lista e shpronësimeve e siguruar nëpërmjet “Raportit Kadastral” përfshin 229 prona qe mund te preken ne brezin hekurudhor, por pa informacion të mëtejshëm mbi statusin e këtyre pronave dhe pa emrat e pronareve përkatës”, thuhet në dokument.
Aty përmendet dhe ndikimi jopozitiv që do të ketë në mjedis dhe shoqëri realizimi i këtij projekti. Si, zhurma, ndotje, bllokim trafiku, pasiguri rreth zonës ku punohet. Por gjatë ndërtimit, dokumenti nga Hekurudha Shqiptare parashikon përfitime lokale si punësimi, ekonomia vendore, reduktimi i aksidenteve dhe përmirësimi i infrastrukturës.
Projekti për ndërtimin e hekurudhës do të financohet nga Banka Europiane e Investimeve, është i mbështetur nga Kuadri i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, do të zhvillohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës në vend dhe përfituesi do të jetë Hekurudha Shqiptare. Projekti është pjesë e Korridorit të VIII-të nga 10 korridoret e transportit Pan-Europian.
Ky segment, sipas dokumentit, përbën gjithashtu lidhjen e vetme hekurudhore midis pjesës Perëndimore, Lindore (Qafë Thanës dhe Pogradecit) dhe Jugore të Shqipërisë (qytetet Vlorë dhe Ballsh).
Synimi është përmirësimi i transportit hekurudhor, zvogëlimi i bllokimit të trafikut rrugor, uljen e trafikut rrugor në qytete dhe pakësimin e ndotjes nga çlirimi i Gazrave Serrë (GS) nga automjetet.Hekurudha ka gjatësi 33.5km. Projekti përfshin edhe katër ndërtesa të reja stacionesh në Golem, Kavajë, Lekaj dhe Rrogozhinë, si dhe një stacion veror në Plazh. Shpejtësia maksimale e trenave do të jetë 120 km/orë.
Ndyresira!! hekurudha ishte por e shkaterruat se ishin te konunisteve. Ne nje kohe qe po te shfrytezohej e te ruhej tani thjesht nje rikonstruksion i vagonave do duhej dhe mirembajtje e rrjetit. Egzistoka dhe nje ndermarje e HSH pale qe thith ose me sakte pastron miliarda leke e jeni ne kete fare katastrofe…Yttttt zarbo e mos gjetshi qetesi o zot…
me shume se 50 vjet komunizem, Shqiperia fanar ne brigjet e Adriatikut…jo Jonit se ate e ka Greku tani….lol
=
i vetmi ven n’bote pa hekurudha……bile Xhibuti dhe Somalia po habiten….
=
tirane-durres (nje tram do vlente)
durres-rrogozhine (nje qerre me pa rrota, ndoshta)
=
lol
jeni turpi i botes, o beqirat e Ballkanit….
Me skica e foto e mbushem vendin me hekurudha por keto 30 vite jo vetem qe nuk eshte bere asnje meter hekurudhe por jane vjedhur e shtur per skrap te gjitha hekurudha e bera ne kohen e monizmit.
NUKE BENTE AJO HEKURUDHE ,SEPSE ISHTE NDERTUAR ME FORCAT VULLNETARE ,DHE DUHEJ TE ZEVENDESOHEJ .PO KESHTU FABRIKA ,UZINAT KOMBINATET QE ME SHUME PRODHONIN MALLRA PER EKSPORTE ,DUKE FILLUAR QYSHE NGA PRODUKTET ARTISTIKE ,PIJET ,PRODUKTET USHQIMORE ,QILIMA ,SIXHADAVE ,PRODHIME QIRAMIKE ,APO FABRIKA E PRODHIMEVE ARTISTIKE PREJE QELQI ,APO PORCELANI.
TANI DERGONI NJE HEKURUDHE AFER GJIRIT TE LALEZIT , PO PATET MUNDESI LERENI NJE VAGONE TE MBUSHUR ME SPECA DJEGES AFER VILAVE ,DHE KURE TE GJITHE TE JENI MBRENDA BENI SICE JA BENIT SHTYLLAVE TE TENSIONIT TE LARTE . EKSPERIENCEN E KINE SEPSE JUA MESOI SALIU PER 30VITE .
Mos shkruaj me germa shtypi , se nuk te lexon askush , te frasin syte .