Nga Ylli Pata
Në mungesën e ngjitjes së tij tek strukturat politike të PD-së së Shkodrës, Sali Berisha, dhe enturazhi i tij prodhuan një “zhvillim” për të zbutur mungesën e arritjes së objektivit, e natyrisht për të ngacmuar në publik me një “lajm” tjetër.
E u hodh, më pas u shpërnda, fjalimi i “talentit të ri” që “mahniti” të gjithë, i cili 24 orë më pas edhe u intervistua, e u kthye në personazh në disa media lokale dhe ato që përkrahin Berishën e Metën.
Djali, i cili ishte student i gazetarisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, përveç pathosit për të sulmuar Lulzim Bashën e për të mbrojtur doktorin, dha një variant komik të klonimit të mënyrës, diskurit, por natyrisht edhe gjesteve të doktorit.
E këtë paraqitje, një pedagoge e tij, theksonte se ajo ishte në fakt një prej mentoreve që ka nxitur këtë mënyrë “retorike politike brilante”.
“Në një prej orëve të mësimit kemi diskutuar pikërisht ligjërimin e liderave politike. Momenti jo vetëm për ta anatemuar, por edhe përgezuar tempullin e ‘përfolur’ të dijes dhe studentet e tij”, shkruante pedagogia e djalit, krenare se ishte ajo mbruajtsja e klonimit të “Berishës së vogël” në shekullin e 21.
E ky aspekt nuk është aspak një rast i izoluar, por një fenomen i ngulitur që prej 30 vitesh në universitetet tona, ku pedagogë që kanë pasur në kokë e stomak dinosaurët e politikës shqiptare, i kanë ngulitur në kokën e studentëve, duke prodhuar kështu kopje në seri të bamirësve të tyre.
E kjo ka ardhur natyrisht, se në universitetet tona emërimet e drejtuesve e pedagogëve janë kryer vetëm për merita politike. Vetëm po të rendisësh në universitetet tona: në Tiranë e rrethe, madje edhe privatë, doktoratura e teza diplomash ku flitet për “ligjërimin brilant” të Berishës, do të ishte mbushur një magazinë e madhe.
“Berisha i vogël” i Shkodrës nuk është gjë tjetër, por viktimë e një sistemi piramidal universitar të politizuar, por edhe të polarizuar, të mbushur me idhujtarë e xhagajdurë, që përveçse kanë shkatërruar sistemin arsimor universitar në vend, kanë prodhuar dhe klone të tilla.
Klonime dinosaurish politikë, klonime marifetçinjsh dhe natyrisht klonimet e panelistëve të darkës.
Katedrat e gazetarisë prodhojnë gjithnjë e më pak reportërë e më shumë “ikona ekranesh” që “rastësisht” kanë edhe pasion politikën dhe shkencat politike si kopja e doktorit.
Klonimi i berishëve dhe Berishës në të folurën publike gjithsesi nuk lindi sot dhe nuk është prodhuar vetëm nga pedagogët militantë.
Atë e kultivuan edhe drejtuesit e PD-së ndër vite, që edhe pse përfaqësonin një profil të vetin, nuk kanë pasur guxim të krijonin një hapësirë për vete dhe për të rinjtë ndryshe. Dhe kur e kanë bërë janë ndëshkuar egër.
Meqë jemi te Shkodra, Jozefina Topalli, e cila ka qenë për shumë vite drejtuese politike në Shkodër, por jo omnipotente, ka tentuar të nxjerrë “talente të reja”, por që i janë përplasur fytyrës nga Sali Berisha.
Në vitin 2005, Topalli solli në Parlamentin shqiptar dy i ntelektualë të rinj: Arenca Trashanin dhe Gilman Bakallin. E para u bë ministre Integrimi, ku pati rezultate shumë të mira në negociatat që Shqipëria zhvilloi me BE-në në dy vitet që shoqëruan firmosjen e MSA-në dhe i dyti u ngjiz në publik si një intelektual modern me zërin e tij, që krijoi premisat e një ndryshimi gjenerate në PD-në e Shkodrës.
Trashani dhe Bakalli vinin si dy përfaqësues të ajkës qytetare dhe me bagazh të rëndësishëm akademik, por ata kishin një “mangësi të madhe”; nuk i referoheshin kurrë Sali Berishës e berishizmit, si dhe ishin produkte krejt bio të ambjentit politik. I degdisën menjëherë si nga Parlamenti ashtu edhe nga politika.
Më pas erdhën rastet e Nevila Sokolit dhe Romeo Gurakuqit, dy nga pedagogët më të njohur të katedrës Histori-Gjeografi të “Luigj Gurakuqit”. Të emëruar atje, jo nga partia, pra pas 1992, por më përpara kur pedagog mbeteshe vetëm nëse ishe student ekselent në rezultate, ata ishin megjithatë afër së djathtës e PD-së në shumicën e kohës.
Kur ju dha mundësia të jepnin modelin politik e dhanë duke ngjitur natyrshëm në ambjentin politik që votonte e mbështeste PD-në. Sokoli nuk u kandidua asnjëherë për deputete edhe pse arriti deri nënkryetare e bashkisë së Tiranës, ndërsa Gurakuqi nuk u lejua nga Bujar Nishani(i dërguar i Berishës në komisionin filtrues) që të kandidonte më 25 prill edhe pse kishte qenë për 4 vjet kreu politik i Shkodrës.
Këto janë fakte kokëforte sesi është shkatërruar që në gjenezë, mundësia e ripërteritjes së gjeneratës politike në Shkodër, pasi të vetmit që e kanë këtë fat janë ose militantët e verbër, njerëzit e klanit të afërt, ose klone të doktorit, edhe në ditët e perëndimit të tij politik.
Kur edhe Partia Demokratike ka zhvilluar “Kongresin e 20” të t’u distancuar nga Stalini i saj…
E pashe dhe degjova kete studentin dhe mendova qe do ishte ndonje shaka….turp, turp! Pikellim I madh,as pioneret apo studentet e enverit nuk imitonin diktatorin keshtu!
Une e pashe kete Klonin dhe u kenaqa ne fakt. Ky debili “student” duhet sa me shpejt te vazhdoje studimet per aktor komik. Ishte fantastik!
Nje “autopsi” interesante pas vdekjes se ngadalte te PD ne Shkoder. Jam ne nje mendje me autorin qe faktet jane kokeforte. Demokratet e vertete shkodranee ne zgjedhjet e rradhes duhet te tregojne se mund te shkeputen nga shembulli Berisha nese “kepusin” brenda vetes berishizmin. Nese ka ndonje gje per te cilen Sali Berisha nuk eshte shquar kurre, eshte paaftesia e tij kronike per te artikuluar qarte ne shqip e thuajse “Roma per toma” nee gjuhe te huaj mendimet e tij, se veper nuk ka pase e nuk ka. Mbrapshtira ka lene pas e ka akoma sa te duash, deri kriminale. Pedagogja e “Berishes se ri” le ti lexoje keto rrrshta nga nje bashkeqytetar i saj se mbase kthjellohet.
Sal Katunari nuk ka ditur dhe nuk di te lidhe nje fjali te sakte dhe te kete vazhdimesi llogjike ne nje ide te shprehur. Kush eshte ai debil qe guxon e thote se paska “ligjerim te pasur politik”, nje gagac si Sal Katunari?
Shkrim interesant
Pirdh , pirdh , ai djali më tepër po imitonte Lulin , as që afrohej fare me Salinë , kot gëzohej , ose bënte sikur gëzohej Saliu !
Une akoma jam 50:50. Ky djale eshte klonim apo ben humor me Berishen. Po qe se qendron kjo e dyta, kemi te bejme me nje djale te talentuar. Uroj te jete keshtu pasi Berishë kemi sa te duash.
Te gjithe klonët e doktor non gratës imorshin te ligat Agron LIakes.Agroni me thjeshtesine e mizes krijoji klonin me te sakte e më gazmor ketu e 30-të vjet më pare me nje gjuhe me kolorit te pasur Viçidolas.
Aman o Ylli, po çfare ke dash te thuash ke paragrafi i fubdit, o t’u befsha. Se s po i biem dot me te, ne familje. Apo ta hengri macja ligjerinin ty. Shoh se ata pedadoget e ty kane bere nje pune dhe me te keqe se ata qe po shan.
Ti shan klounet e berishes e mire ben, se mut ai e mut ata qe e imitojne. Po meso te shkruash fjali me kuptim te pakten.
Nuk sulmohet Sali Berisha duke ngritur historianin fashist Romeo Gurakuqi!?
Sakte!
Sali Berisha,nuk ka qene asnjehere i afte politikisht te drejtoi nje parti politike. Ai,qe ne filiim i vuri detyre vetes te krijoi nje banke te vetin ku te grumulloi para te madhe dhe e krijoi.Me keto para krjoi rreth vetes nje ushtri per t’u ruajtur.Mbasi krijoi keto grupe terroriste rreth veten, njerez te hurit dhe te litarit,filloi pa frike te drejtoi me dore te hekurt. Ai e pa veten te pathyeshem.Emroi ne gjykata e prokurori njerzit qe i serviloseshin atij dhe filloi punen e tij shkateruese te shqiperise,e cila ishte porosi e agjenturave te huaja.Ai asnjehere nuk fitoi zgjedhjet por vetem nepermjet njerzeve te tij qe manipuloni dhe kembenin kutit e votimit ne mes te rruges.Saliu,edhe sot qe ka rene nga fiku,mbahet te forca e parase dhe e grupeve terroriste qe ka akoma. Deri tani,drejtesia,policia dhe organet e brendsheme te shtetit kane qene dhe jane te paafta t’a bejne zop kete horr,kete malok koketrash dhe t’a verin ne bangon e te akuzuareve.Ai vazhdon te jete akoma i forte se nuk ka shtet.
Ate Romeo Gurakuqin mbaje per vete, ejvallah, nese te pelqen zoti Ylli Pata.
Romeo Gurakuqi eshte fytyra e nje pedagogogu militant, trushplare, dogmatik dhe arrivist qe eshte perpjekur qe atashimin e tij politik ta vere ne funksion te karrieres se vet mediokre profesionale si historian.
Jo vetem kaq, por ky Romeoja nuk ka asnje kercke integritetiti profesional.
Te gjitha publikimet dhe deklarimet e tij ne fushen kinse profesionale kullojne ideollogji ekstremiste dhe deformojne teza themelore te historise kombetare, kundermojne subjektivizem qe i ben fresk tezave politike te partise se tij te “djathte”, e cila gjithesesi e la pas liste, megjithese ai eshte nje kriptoberishist i thekur.
ESHT PER TE ARDHUR KEQ PER SHKODRANET QE MBAHESHIN SI ANTIKOMUNIZEM…QE SI PER INAT TE VJHRRES DO FLE ME MULLIXHIUN…PRA NGA ANTIKOMUNISRA U NBESHTETEN PO TEK NJE PROKOMUNIST SI SALIU…TE MENDOSH DHE BESOSH SE SALIU U PRURI DEMOKRACINE…PO TE JESH SHKODRAN TE TANA I BAN.
Antikomunizmi eshte virtyt i budallait dhe i maskarait!
Fatkeqesisht Shkodra eshte e mbushur me keta …
Në këto raste më vjen që jam shkodranë!
Djali i ri shkodran qe fliste me dialekt tropoje…
Kaq mjafton te shohesh ku kane perfunduar shkodranet dhe shkodra.
Bujar Nishani etj donin te benin edhe phd!!!!