Dy lëvizjet e bujshme në merkato: Vasil Shkurtaj rikthehet tek Kukësi, Partizani largon Ergys Kaçen

19 Janar 2022, 15:50Sport TEMA

Dy lëvizje të bujshme janë kryer ditën e sotme në Kategorinë Superiore, përkatësisht tek ekipet e Kukësit dhe Partizanit.

Verilindorët kanë rikthyer në skuadër sulmuesin e njohur Vasil Shkurtajn, i cili rikthehet tek kuksianët pas aventurës në Kinë.

Një afrim mjaft i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Longo që do të ketë tashmë në përbërje një prej sulmuesve më të mirë, gjë që e ka treguar dhe më parë me fanellën e Kukësit ku është shpallur golashënuesi më i mirë i Superiores.

Shkurtaj është vënë menjëherë në dispozicion të skuadrës duke kryer dhe seancën stërvitore.

Ndërkohë, tek Partizani është zyrtarizuar largimi i mesfushorit Ergys Kaçe.

Kaçe i cili u konsideruar një prej afrimeve më të bujshme në Superligë, rezultoi një dështim, gjë që solli dhe largimin e tij nga të kuqtë.

Largimi i Kaçes lehtëson dhe anën financiare tek Partizani pasi ai ishte lojtari më i paguar dhe që e përkthyer me ate që ai shfaqi në fushën e lojës nuk është se e meritoi. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje