Elisa Spiropali: Berisha-Basha po kallëzojnë njëri-tjetrin për 21 janarin, të thirren për të dëshmuar

21 Janar 2022, 19:40Politika TEMA

Autorët e vrasjeve të 21 janari janë dënuar sistematikisht prej 11 vitesh nga shqiptarët në çdo palë zgjedhje por tashmë ka ardhur koha të marrin dënimin e merituar edhe nga sistemi i drejtësi.

Ky është qëndrimi i ministres Elisa Spiropali, e cila e ftuar në ‘Kontrast’ në Report Tv, nënvizon se drejtësia nuk do të vonojë për të dhënë ndëshkimin e merituar ndaj vrasësve të 21 janarit.

Ajo tha se PD dhe LSI që qeverisnin vendin 11 vite më parë e kanë marrë ndëshkimin e merituar në çdo zgjedhje që prej asaj dite. Por për Spiropalin, tashmë është koha që edhe drejtësia të japë dënimin e saj ndaj përgjegjësve të katër vrasjeve.

“Zoti vonon, por nuk harron. Por edhe Drejtësia nuk duhet të harrojë. Ka dy fasha ndëshkimi, një janë zgjedhjet dhe e dyta drejtësia. Sa i përket zgjedhjeve e kanë marrë ndëshkimin me votë shumë herë radhazi. Tani ka mbetur të marrin ndeshkimin e drejtësisë dhe une shpresoj shume të mos vonojë” – tha ajo për ‘Kontrast’ në Report TV.

Duke komentuar akuzat e fundit mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, që fajësojnë njëri-tjetrin për 21 Janarin, Spiropali tha se të dy politikanët në fjalë duhet të thirren sa më parë nga drejtësia.

“Pas kaq viteve të dëgjosh ish-ministrin e Brendshëm që akuzon ish-kryeministrin e tij se ka urdhëruar vrasjet është e pavlerë moralisht, por i shërben drejtësinë. Këto personazhe duhet të thirren dhe të japin dëshmitë penale.

Ndërsa moralisht deklaratat e sotme nuk e ngrejnë Bashën që del dhe përmend 21 Janarin se ka hallin e derës së tij” – tha ajo.

Sa i përket zgjedhjeve të 6 marsit, ministrja Elisa Spiropali tha se emrat e kandidatëve nuk janë diskutuar ende në Kryesinë e Partisë Socialiste por sipas saj nuk përjashtohet mundësia që të jenë të gjashta kandidatet gra.

Duke komentuar deklaratat e Ilir Metës, i cili kohët e fundit e akuzon Bashën së ka shitur opozitën, Spiropali deklaron se këta janë në një garë të ethshme me njëri tjetrin, se kush është më pranë Edi Ramës etj.

6 komente në “Elisa Spiropali: Berisha-Basha po kallëzojnë njëri-tjetrin për 21 janarin, të thirren për të dëshmuar”

  1. Sara says:

    Ua me Lisa Shpridhopilli, po kujt ia thu keto? i di Skenderbeu yt?

  2. Pasarela e rradhes says:

    Elisa mos ndiq rrugen e Grides dhe Monikes qe skane lene silikon e pasarela mode po jo pune, me e thjeshte mos na dil te na besh parade mode . Populli do zgjidhje per hallet qe ka dhe te na besh parade me perla e kostume kur njerezit nuk mbushin barkun me buke nuk shkon. Sa probleme ke zgjidhur moj deputet para se na del ketu ne pasarelen e rradhes????Nuk themi te dalesh me lecka por dhe keshtu si juve sa i hypni politikes sdni cbeni me paraqitjet tuaja kush e kush te garoje me shume. Hej thirrini mendjes nuk ju kemi zgjedhur per pasarela ju kemi zgjedhur te na zgjidhni hallet e problemet te pervisheni ne pune jo ne pasarela mode.Cfare mesazhi percjell moj grua kete po ta le ne ndergjegjen tende.

    1. Sulo says:

      Po I kane humbur leckat qe vishte kur ishte te MJAFT-i, e pastaj ajo sdo duket mo si fshatare se eshte asistentja Skenderbeut

  3. Agim Dhëmbrëni says:

    Sa mirë vishet kjo që kur ka hyp në karrige..

  4. Spiropalisti says:

    ????????????????????????????????????

  5. Genc says:

    Jo vetem te thirren por edhe te denohen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje