Brenda restorantit në Ekuador ku u ekzekutua shqiptari 33-vjeçar

23 Janar 2022, 17:47Kronika TEMA
Brenda restorantit në Ekuador ku u ekzekutua shqiptari 33-vjeçar

Mediat ekuadoriane në qytetin Guayaquil kanë publikuar pamjet e shqiptarit Ergys Dashi që u ekzekutua me armë mbrëmjen e së shtunës brenda një restoranti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në veri të qytetit.

Në këto foto të rënda të publikuara nga shtypi ekuadorian, duket trupi i pajetë i shqiptarit të rrëzuar përtokë pasi është ekzekutuar me armë.

Në fotot e tjera janë momente pak çaste pak atentatit. Në kohën kur ndodhi vrasja, restoranti ka qenë me klientë të shumtë. Një vajzë 26-vjeçare që ishte ulur pranë tavolinës së 33-vjeçarit Ergys Dashi mbeti e plagosur si pasojë e të shtënave me armë.

Klientë të tjerë të cilët kanë qenë në restorant, i thanë policisë së Ekuadorit se ishin dy persona ata që mornë pjesë në vrasje dhe më pas u larguan me motor.

Njëri prej tyre, ekzekutori, hyri brenda restorantit me një buqetë me lule. Ai pretendoi se kishte për të dorëzuar porosinë. Por kur stafi i restorantit i kërkoi pasaportën e vaksinimit, autori e kërcënoi me armë njërin nga kamarierët dhe shkoi deri te tavolina e Ergys Dashit duke e qëlluar me armë. Hetuesit kanë gjetur në vendngjarje më shumë se 20 gëzhoja.

3 komente në “Brenda restorantit në Ekuador ku u ekzekutua shqiptari 33-vjeçar”

  1. Tori says:

    I marrsh me vete sa me shpejt te gjithe shoket qe ke lene prapa ne Ekuador

  2. Mal Cori says:

    U vra 33 vjeç? Gjynaf! Këta e kanë deri në 45 vjeç që të rrojnë.
    Kanë bërë krim. E kanë vrarë 12 vjet para kohe….

  3. Mirditori plak says:

    Populli qen shqiptar pjell vetem bastarde dembele e drogaxhi, qe e qelben boten, kudo ku shkelen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje