Evazioni fiskal i bizneseve të mëdha, Rama pyet qytetarët: A duhen dënime më të ashpra?

24 Janar 2022, 10:36Politika TEMA

Këshillimi Kombëtar me qytetarët, është nisma më e fundit e qeverisë. Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjete sociale shpreh falenderimin për 23.456 personat që janë përfshirë, duke plotësuar pyetësorin online.

Po ashtu kreu i qeverisë ka bërë publike edhe pyetjen e radhës që ka të bëjë me gjobat dhe masat kundër evazionit fiskal të biznesit të madh.

“Ka njerëz që thonë se qeveria duhet të ashpërsojë gjobat dhe masat kundër evazionit fiskal të shoqërive të biznesit të madh. Të tjerë thonë se rregullat në fuqi janë të mjaftueshme nëse zbatohen si duhet. Si mendoni ju?

Sa më shumë të shmanget biznesi i madh nga detyrimet për të paguar taksa, aq më shumë pengohet rritja e investimeve të shtetit në infrastrukturë e shërbime publike, si edhe rritja e pagave e pensioneve. Duke ashpërsuar masat ndaj biznesit të madh, që kryen evazion fiskal, sigurohemi se ata që fitojnë më shumë e kanë më të vështirë t’u shmangen detyrimeve ndaj shtetit e shoqërisë”, thuhet në pyetësor.

Ndërkohë qytetarët kanë mundësinë për të klikuar një nga këto përgjigje:

1.Biznesi i madh duhet të ndëshkohet penalisht me dënime më të ashpra për evazion fiskal.

2.Nuk duhet ashpërsim i masave ekzistuese ndaj individëve/subjekteve ndotës të hapësirave publike.

3.Nuk di të gjykoj mbi këtë çështje.

 

5 komente në “Evazioni fiskal i bizneseve të mëdha, Rama pyet qytetarët: A duhen dënime më të ashpra?”

  1. Kalec Dega says:

    Kriminel, shteti duhet te bazohet ne ligje dhe jo mendesi populiste dhe komuniste…o lideri djallit..
    =
    lol

  2. tom says:

    Evazionin e bene administrata keta nuk i denon dote,nuk bejne evazion bizneset e medha as te vogla.Sa me shume ashpersohen masat aq me i madhe evazioni.I le sipermarjet ne doren e nje xhepisti.

  3. DinShumi says:

    E gjitha duket kalim kohe dhe larje truri per popullin e thjeshte.

    Po pse duhet te pyesi Qeveria populln ? Eshte e qarte qe evasioni fiskal nuk denohet fare….Te gjithe paguane nen dore dhe te gjitha mbyllen. Pra pse duhet te themi ne po duhet kjo mase kur masat dhe ligjet jane ne fuqi po nuk zbatohen?

  4. Asd says:

    Jo. Duhet kontroll me i shpeshte, qartesim te gabimeve, shoqerim drejt legalitetit. Kete proces duhet ta udheheqin specialiste te tatim taksava duke inquadruar bizneset sipas rastit. Po te jene te ndershem zyra e tatimeve dhe shteti me ligje eque, do behen te ndershem edhe tatimpaguesit. Te gjitha qendrimet ndaj tatimpaguesve duhet te jene te njellojta per te gjithe pavaresisht madhesise se biznesit.

  5. Sara says:

    Benito Musolini paska lene pasardhes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje