Ilir Meta, shefi politik i partisë së Sali Berishës

25 Janar 2022, 18:23Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Ilir Meta sot ka ndërmarrë dy akte të rëndësishme politike. Së pari ka shpallur krijimin e partisë së re të tij, “sovraniste”, të cilën e kishte paralajmëruar me kohë.

Së dyti, ka zhvilluar  një përplasje me krerët e Partisë Demokratike, e në veçanti me Sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhi.

Tashmë është e qartë se kjo përpasje do të vijojë deri më 6 mars, ku është fokusuar beteja më e re politike për të marrë një pjesë të elektoratit të PD-së, në 6 bashkitë ku do të zgjidhet kryetari i ri.

Janë bashki të rëndësishme për influencën politike të opozitës, që nga Shkodra, Dibra, Vora, Rrogozhina, Lushnja e Durrësi. Duket se objektivi i Metës nuk është aq shumë që të marrë me votë, atë pjesë të elektoratit të PD-së që e humbi më 25 prill, por të ndalojë avancimin e Bashës.

Tentativa e Berishës me “Komisionin e Themelimit” për të marrë selinë e PD-së dhe sa më shumë pjesë të saj, tashmë është e qartë se është pjesë e planit të partisë më të re politike në vend, e cila ka si pjesë të saj dyshen Sali Berisha-Ilir Meta.

Mirëpo, në logjikën e zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, vallen do ta tërheqë dhe mund ta tërheqë “personi juridik” që mund të regjistrohet në zgjedhje dhe është LSI-ja.

Tashmë Ilir Meta, përveçse ka dhënë panoramën e strategjisë politike, ku thelbi është konflikti me PD-në e Lulzim Bashës, ka përcaktuar edhe aleancat përkatëse në zgjedhjet e 6 marsit.

Marrja anë përkrah Armand Dukës në betejën e FSHF-së, është një hap i qartë se kë do të ketë aleat politik në Durrës, që është një nga bashkitë më të rëndësishme në zgjedhjet e pjesshme. Ndërkaq, në Shkodër, siç e bëri të ditur kreu i degës së PD-së pak ditë më parë, janë ngritur struktura paralele nga kreu aktual i bashkisë Voltana Ademi, e cila prej kohësh ka relacion të afërt politik me Ilir Metën.

E së bashku ata nisën dhe udhëhoqën betejën në Gjykatën Kushtetuese për të rrëzuar zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

Ndryshe nga Sali Berisha, Meta është në zyrën më të lartë të shtetit shqiptar, ka ende akses në mjaft sektorë të shtetit, nuk e ka ende njollën zyrtare të Departamentit të Shtetit, dhe kjo e bën që në sytë e “skifterave” të opozitës që nuk e duan Lulzim Bashën, Meta të duket më me takat. Nuk është një lojë e re në fakt, e ka përsëritur që nga 2011-a madje, ku avash avash ka arritur që LSI të marrë me vete njerëz dhe struktura të rëndësishme nga PD-ja në disa qytete kryesore.

Ndërsa në 2013 e bëri këtë me butësi, në zgjedhjet e 2017-s sulmoi fort Lulzim Bashën, pasi ky i fundit doli me mesazhin e “dërgimit për skrap të LSI-së”. Në atë kohë Meta pati “fat”, pasi LSI-ja ishte një parti që kontrollonte rreth 40% të pushtetit në të gjithë vendin, si dhe Berisha ende kishte kontroll të fortë në bazën radikale të partisë.

Po të shohësh procesverbalet e qendrave të votimit në zgjedhjet e 15 qershorit 2017, vihet re se në zonat historikisht si radikale të PD-së për shembull në periferinë e Tiranës, LSI mori rezultate të rëndësishme, ç’ka i dhanë 19 mandate në shkallë republike.

Por më 25 prill, Ilir Meta nuk arriti dot të hyjë në fetën e elektoratit të PD-së, madje edhe ajo që kishte marrë në 2017-n thuajse u kthye e tëra në “shtëpi”-pra në Partinë Demokratike.

Në zgjedhjet parlamentare, Meta i kishte duart e lidhura, e nuk mund të sulmonte Bashën, ngaqë LSI kishte lidhur një marrëveshje për koalicion paszgjedhor, edhe pse nuk i bësonin fare njëri-tjetrit.

Tani i është rikthyer fushatës së 2017-s, por situata nuk është aspak as e njëjtë, e as e afërt. Ai elektorat që është kthyer në shtëpi nuk ka gjasa për tu larguar.

Ndaj Meta ka një synim të qartë; ku nuk synon të fitojnë kandidatët e tij më 6 mars, por që të ndalojnë fitoren e Lulzim Bashës, kudo që të jetë e mundur. Natyrisht së bashku me Berishën, që në këtë rast është në funksion të lidershipit të Metës…

 

4 komente në “Ilir Meta, shefi politik i partisë së Sali Berishës”

  1. floriri says:

    budalle, rrote gomari. foli per nje takim me presidentin kroat e tha se presidenti kroat kishte vene duart ne koke dicka qe ka shpike iliri por jo vidion qe tregon ilir meten te rrahet me polic te selia e nje partie e i quante policet”bytheqire”, sikur po i fliste monika baxhelles. dhe, iliri ishte president ne ate kohe. besoj se iliri ose ndonje gazetare i pavarur do te ia coje vidion e metes presidentit kroat nqs nuk ia ka dhene meta

    1. Kalec Dega says:

      Une do ta quaja bashkpunim politik mes socialisteve, komunisteve dhe ‘demokrateve’ ose ndryshe bashkpunim sipas stilit Rama mes celulave te PPSH.
      =
      lol

  2. Sterio says:

    Dy të humbur dhe në përpëlitje me rrezikun që po mbyten, mundohen të japin sinjale, se pamvarsisht se berisha është shprehur për metën, duke i dhënë të drejtë të ndjerit Dritan Priftit që; meta është i rrezikshëm. Ky, meta, një fëlliqësirë që han veh’ten si skilja që han këmbën e vet, kur bie në çark, duke shantazhuar me halaçunacionet që e bëjnë qesharak në sytë e botës. Këta të dy dhe pse në sytë e botës, duan të tregojnë se i bashkon ideali për të mirën e popullit, po këta do ti hanë kokën njëri tjetrit sapo njëri të fillojë të flasë. Dy kërrma që populli i ka çuar në kohë para drejtësisë. Të dy të rrezikshëm për aq sa u jipet mundësi ribashkimi, për aq sa të dy, marin frymë jasht hekurave të burgut.

  3. ce says:

    Nje kontribut te madh ne kete bashkepunim do jape dhe haremi i sharebajgave te Nafije dybekut , Kejdi dhembcakallja me shkolle te mesme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje