Afera me inceneratorët, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar Stela Gugalljan dhe Klodian Zoton

26 Janar 2022, 12:30Kronika TEMA

Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.  Pasi kanë kaluar 30 ditë dhe policia pas kërkimeve në vend nuk ka mundur t’i lokalizojë, Gugallja dhe Zoto vendosen tashmë në kërkim ndërkombëtar.

Për aferën 3.6 milionë euro të inceneratorit të Elbasanit në pranga u vu ish-ministri Lefter Koka ndërsa dy të tjerët u shpallën në kërkim në akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Stela Gugallja kërkohet në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k  kurse Klodian Zoto, në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Pas arrestimit të Kokës, SPAK shpjegoi se në cilësinë e ministrit të Mjedisit ai ka shkelur procedurat për dhënien e licencës dhe miratimin e vijimit të ndërtimit të objektit, ndërsa Gugallja e Zoto, akuzohet se kanë pastruar para dhe kanë dhënë rryshfet në drejtim të Kokës me qëllim sigurimin e lejes për ndërtimin e inceneratorit për të gjeneruar më pas fatura fiktive duke u vjedhur shtetit rreth 3.6 milion euro.

Pas hetimeve të kryera, SPAK ka zbuluar se shuma prej 3.6 milion eurosh i është dhënë në formë rryshfeti pikërisht Lefter Kokës.

Si funksiononte skema

Pasi morën lejen përmes dhënies së rryfshfetit në drejtim të Lefter Kokës sipas SPAK, inceneratori i Elbasanit, në pronësi të kompanisë “Albtek Energy” sh.p.k, e administruar nga Stela Gugallja bënte fatura fiktive duke i faturuar punë të pakryera kompanisë “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Duke qenë se inceneratorët ishin projekte, të cilat u ndërtuan me fondet e shtetit shqiptar, ishte buxheti që duhej të përballonte këto pagesa.

Rrjedhimisht, sipas SPAK, nëpërmjet kësaj skeme, buxhetit të shtetit i janë shkaktuar rreth 3.6 milion euro dëm. Këto para sipas SPAK i kanë kaluar në formë rryshfeti Lefter Kokës.

Pasi janë faturuar në mënyrë fiktive, sipas SPAK, shuma prej 3.6 milion euro i ka kaluar Lefter Kokës sërish përmes faturave fiktive, tashmë të lëshuara nga dy kompanitë “Albtek Energy” sh.p.k dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k. ndaj kompanive në pronësi të ish-ministrit apo të të afërmve të tij. / abcnews.al

1 komente në “Afera me inceneratorët, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar Stela Gugalljan dhe Klodian Zoton”

  1. BARDI says:

    Po banka kombëtare qe duhet te kontrrolloj secilin TRANSAKSION te bankave te cdo niveli,cben ky guvernator si ja kryejnë detyrat vartësit e tije apo përgjegjësia eshte personale sipas kryeministrit tone .Qe ketu kapen te gjitha ryshfetet dhe korrupsioni por shteti nuk done kete gje..NUK KERKON QE TE KRYHEN DETYRAT FUNKSJONALE SIMBAS LIGJIT.Nuk munde te harroj kur Edi Rama cirrrej me ze te larte”O DOKTORR RRUMPALLA”.Cte beshe peer te tjerët do te ndodhe dhe ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje