Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha nga patozi për kreun e PD së Mallakastrës Agron Kapllanaj.
Duke i konsideruar sulmet të padenja, Bardhi thekson se Agron Kapllanaj është një nga demokratët më të votuar dhe më të respektuar në zonën e Fierit.
“Agron Kapllanaj ka zgjedhur PD dhe demokratët, prandaj sulmohet paturpësisht nga Sali Berisha. Asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk e ndryshon dot faktin se demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, jo hallin e tij personal. Demokratët po e braktisin dita ditës”, tha Bardhi.
Sa u përket akuzave që Berisha bëri për ndërtim pallatesh me Ramën e vliajn, Bardhi u shpreh se:
“Se me kë po i ndërton pallatet Edi Rama dhe Erion Veliaj tek 5 Maji, Sali Berisha duhet të pyesë familjarët e tij. Kush është miku trafikant droge në Spanjë që në kundërshtim me ligjin ka fituar tenderin e rindërtimit nga Erjon Veliaj?
Pse e fsheh Sali Berisha me mashtrime? E vërteta që do të dal shumë shpejtë është aq e dukshme, sa shpifjet e Sali Berishës nuk e mbulojnë dot”.
Bardha.
Agron Kapllanaj
Eshte demokrat, i flakte bile ,qe nga 2013 deri sot ka mare vetem 30 milione euro tendera nga qeveria dhe i bie qe eshte i persekutuar.
Dhe ky po njelloj si kunati qe mori portin e durrsit eshte i betuar te rrezoje ed ramen nga pushteti.
A se harova, i mori dhe 350 milione te 5 maji.
O bardha, seriozisht e ke ??? Po pse ca i bere demokratet ti delenxhinj qe besojne cdo trapllek qe e thote partia?????
Gazi ti je shpifes si sala.me ekeqja je dylber.