Qeveria mbulon shpenzimet për kurimin e kreut të Apelit në Shkodër Fuat Vjerdha

26 Janar 2022, 19:30Kronika TEMA

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit për kryetarin e Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Fuat Vjerdha.

Në vendim u caktua shuma prej 3 milionë lekësh të vjetra, e cila do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Pagesa do të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.

Fuat Vjerdha është gjyqtari i parë në sistemin e drejtësisë i cili u rikthye në detyrë si kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër, pas rrëzimit nga vettingu, pasi të gjitha shkarkimet e deritanishme janë konfirmuar.

V E N D I M

PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. FUAT VJERDHA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Fuat Vjerdha, në masën 3 000 000 (tre milionë) lekë.

2. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.

4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletore zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

1 komente në “Qeveria mbulon shpenzimet për kurimin e kreut të Apelit në Shkodër Fuat Vjerdha”

  1. Fadil says:

    I uroj sherim te shpejte. Komenti im nuk ka lidhje me personin por dua te theksoj:
    Sistemi gjygjesor ka te ardhura te larta krahasuar me punonjesit e tjere. Dhe po ketyre punonjesve ju mbulohen shpenzimet per shendetin? Bukur Po per njerezit e thjeshte apo s’prish pune perse ata vdesin per nje gjilpere, e rendesishme per shtetin Shqipekar eshte te na rroje koka, administrata. Ah shtet muti i thone kesaj mor tu ngjate jeta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje