Vrasja e ish-policit Santiago Malko në Tiranë, dënohet me 25 vite burg Blendi Teta

26 Janar 2022, 13:50Kronika TEMA
Vrasja e ish-policit Santiago Malko në Tiranë, dënohet me 25 vite

GJKKO ka dënuar me 25 vite burg Blendi Tetën për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në gusht 2019.

Teta u gjet fajtor nga trupa gjykuese si pjesëmarrës në ekzekutimin e Malkos mbrëmjen e 28 gushtit në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.  Malko ishte ish-polic, i cili kishte në pronësi disa pika bastesh sportive.

Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh. Santiago Malko është vrarë me 9 plumba nga klani “Duka” i përbërë nga Leonard dhe Elis Duka, Oltian Loka, Ilir Selmani, Fatmir Hyseni, Bledar Teta dhe Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj ose “Gabeli”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje