"Hallall qumështi i nënës, të lumtë dora", ja çfarë i shkruajnë moshatarët 17-vjeçarit që vrau për gjakmarrje

26 Janar 2022, 16:48Kronika TEMA

17 vjeçari Florian Pervathi vrau për hakmarrje një 65 vjeçar ne oborrin e shtëpisë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Lezhë. Lek Lekgjonaj mbeti viktimë pasi u qëllua disa herë me armë zjarri. Vëllai i viktimës në vitin 2009 vrau babain e të miturit.

Në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, ai aksidenti edhe djalin e madh të shtëpisë. E ëma, duke menduar se bashkë me bashkëshortin, viktimë kishte mbetur edhe djali i madh, piu helm, duke gjetur menjëherë vdekjen. Çifti Përvathi la 4 fëmijë jetimë.

Autori Ndue Lekgjonaj u dënua me 10 vjet burg. Ai përfitoi ulje dënimi dhe kreu 7 vjet burg. Më pas u largua jashtë vendit.

Floriani ishte 4 vjeç kur humbi të dy prindërit. Asokohe nuk e kuptonte cfarë kishte ndodhur, por me kalimin e viteve, mësoi që babanë ia vranë, e në vendin ku jetonte, ligji që ishte kanuni parashikonte gjakun.

Pas 13 vjetësh nga dita kur Floriani humbi të dy prindërit, vendosi të marrë gjak te familja Lekgjonaj për të atin. Lek Lekgjonaj, ishte pa faj, por u vra vetëm se ishte vëllai i personit që i kishte vrarë babanë.

17-vjeçari zgjodhi të burrërohet para kohe, e të marre hakun e të atit duke vrarë kështu bashkë me hasmin edhe të ardhmen e tij.

Kush ishte 17-vjeçari!

Dukej se e ardhmja do të kishte qenë në botën e artit për Florianin, nëse jeta nuk do ta kishte përballur me humbjen e prindërve, e më tej kanunin. Në rrjetet sociale ai shkruante:

” Nuk jam hakmarrës, thjesht rikthej nderin”, “Mos u dorëzo kurrë, gjërat e mëdha kërkojnë kohë”, “Rrini gati për gjithçka, shkaku se jeta është e padrejtë”. Në instagramin e tij vihen re vizatime, që tregojnë talentin e tij, në fushën e artit.(dritare.net)

Ndërkohë ajo që të bën përshtypje është se në instagramin e të miturit, tashmë pas hekurave, shprehet një mbështetje e madhe për veprimin që bëri.

Nga ajo që kuptohet është se ata që i shkruajnë më së shumti, janë adoleshentë, por jo vetëm.

“Të lumtë dora”, “hallall qumështi i nënës”, e urime për të lënë qelinë sa më shpejt, janë komentet më të shpeshta./L.F-dritare.net

8 komente në ““Hallall qumështi i nënës, të lumtë dora”, ja çfarë i shkruajnë moshatarët 17-vjeçarit që vrau për gjakmarrje”

  1. Tropojanii says:

    what the fuck

  2. Mario says:

    Kuptohet presioni psikologjik dhe dhimbja e ketij adoleshenti i rritur me nje tragjedi ku humbi te atin por edhe te jemen. Problemi qendron se duke vazhduar kete rrjedhe nuk fiton asgje. Edhe pse vrasesi u denua pak, sidoqofte u denua dhe kreu denimin. Tani femijet e te vrarit mund te ngrihen ne te ardhmen e te kryejne te njetin vrasje tek familjaret e tjere. Kur do te mbaroje? Mund te justifikoja apo edhe “mbeshtetja” kete gjakmarrje nqs do te ishte vrare vrasesi, por jo familjaret e tjere. Kjo mendesi nuk duhet te pergezohet.

  3. Patrioti Verior says:

    Ata që solidarizohen me aktin kriminal të këtij djali, natyrisht që janë tipa fanatikë, që vuajnë nga çrregullime të forta të personalitetit.
    Por, edhe ju të gazetës, që i botoni, tregoni një injorancë të pashopqe. Ju bëhni përkrahës dhe nxitës të krimit të gjakmarrjes. Pra, edhe ju bëni krim. Nuk besoj se jeni kaq injorantë sa të mos e kuptoni se çfarë bëni.

    1. mik says:

      Absolutisht nuk jam per gjakmarrje, nese shteti zbaton me korrektese ligjet ne fuqi.
      Tre njerez humben jeten per shkak te nje krimineli. E kjo nuk erdhi nga pakujdesia.
      A lahet jeta e tre personave me 7 apo me 10 vjet buirg ?
      Do i kerkoje llogari gazetes tema nese kjo gje do te ndodhte ( larg qofte ) ne familjen tande ?
      Asht shume kollaj ti shikosh gjerat si spektator, por nji kand-veshtrim i tille eshte i pa-pergjegjshem.
      PS : Mungesa e drejtesise i ka kthyer njerzit nga Kanuni.

  4. Sara says:

    per fat te keq ky eshte brezi qe rrritet sot

  5. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Po sali kanun vicidoli,nuk ka shkruajt ndonje fjale…
    Kur nje kriminel si saliu deklaron qe une jam me kanunin,cfare do presesh nga keta cecenet qe jane nen presionin e shoqeris…
    Shoqeria ta fut

  6. Eno says:

    Si ti Mario, si ti Patriot gaboni në një pikë: po të ishte dënuar përjet vrasësi, a do e mendonte ky djalë hakmarjen?! Pra ai ka mbledhur përbrenda fatkeqësinë e vet dhe më së shumti padrejtësinë e shtetit.

  7. Aleksander Thana says:

    Ndonje nga keta “trima” qe pershendesin gjakmarrjen, do bente mire te tregonte trimerine me plumb kokes Sali Berishes dhe do e pershendeste e gjithe bota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje