"Duka mbush avionin me politikanë për të parë ndeshjet e Kombëtares", Braçe: Organizatë e përfshirë në krim

27 Janar 2022, 19:26Sport TEMA

Organizatë të përfshirë në krim e ka konsideruar deputeti socialist Erion Braçe Federatën Shqiptare të Futbollit nën drejtimin e Armand Dukës.

Në studion e Report Tv, Braçe tha se për shkak të interesave personale, Duka vrau garën sportive.

Në një intervistë në “Studio Live” për gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj , Braçe tha se FSHF nuk është më një federatë futbolli dhe ka degraduar nga pikëpamja morale.

Lidhur me qëndrimet e Erion Veliajt kundër Dukës, Braçe tha se këto nuk janë ndërhyje të politikës, pasi Veliaj ka të drejtë të flasë pasi është aksioner në Shoqatën e Furbollit Tiranë.

“FSHF dyshohet botërisht si një organizatë e përfshirë në krimin, dhe jo një federatë kombëtare e futbollit. Nga pikëpamja morale ka degraduar, nga pikëpamja sportive ka vdekur, nuk ka më garë. Me këto që janë zbuluara se fundmi dhe më faktin se Federata paguan për klubet kur i kanë llogaritë e bllokuara.

Si do i marri lekët mbrapsht ky? Duke i shpallur ekipin kampion, ky është i interesuar që garën ta fitojë ekipi ku ky ka derdhur paratë. Këtu Autoriteti i Konkuirrencës ka zbuluar se ky të drejtën televizive ia ka shitur vetes platformës ku ky është aksioner, pse nuk përgjigjet para ligjit? Nuk hyn politika këtu, por ka shkelur ligjin, Veliaj po flet si aksioner në klubin e futbollit dhe ka thënë shumë pak deri tani’, tha Braçe.

Po pse këto akuza ndaj kreut të FSHF Armand Duka nuk janë bërë më herët? Për Braçen kjo ndodh pasi Duka e mbush avionin e Kombëtares sa herë ajo ka ndeshje jashtë me politikanë majtas e djathtas.

“Avionët e Dukës mbushen me politikanë me të majtë e të djathtë, herën e fundit e mbushi avionin për në Budapest me kryetar bashkie, ku ndodh kjo? A mendoni dot që kjo gjë të ndodhi në Itali?”, tha Braçe.

 

1 komente në ““Duka mbush avionin me politikanë për të parë ndeshjet e Kombëtares”, Braçe: Organizatë e përfshirë në krim”

  1. Ilir says:

    E gjithe PS è mobilizuar per te marre edhe ate qe se ka akoma… E TRISHTE. Stadiumi i ri, Broja Kumbulla Gjimshiti Strakosha Ismajli Bajrami… etj Shqiperia è futbollit eshte gati per “Salto di qualità” dhe è duan te gjithe tani qe frutat jane pjekur, gati per ti vjele. U jane bashkuar e deshtaket e atyre qe sdine te fitojne. Kush eshte projektuar si pasardhes i Dukes? Olsi ndoshta?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje