Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar në lidhje me mesazhin që u zbulua sot në telefonin e Flamur Nokës.
Gjithashtu Manja iu përgjigj edhe akuzave të Enkelejd Alibeaj për komplot të qeverisë Rama me Sali Berishën.
“Mësova që zoti Alibeaj paska folur për një komplot te qeverise me foltoren, pa një sms timin me z.Noka. Po mor zotëri, njerëz jemi, shqiptar jemi. Kam 10 vjet me Flamur Nokën në këtë sallë. Po tani pse e keni shpallur ju Flamur Nokën kulak nuk është faji im. Do flas edhe me Flamurin edhe me ju. Se ju nesër mund të pajtoheni. Komplot i madh i Foltores me qeverinë Rama.
Tani që ju keni këtë hallin njëri thotë Rama është me Foltoren, tjetri thotë është me këtë tjetrën. Ju ftoj që mirë që nuk bëheni si formacion politik, por të paktën jepni kontributin si qytetar në këshillimin kombëtar. Sa për luftën kundër korrupsionit këtu kemi diferencë. Po miratojmë disa ligje për të forcuar luftën kundër korrupsionit. Ky ishte sot debati real. Korrupsioni nuk luftohet vetëm me fjalë. Kush ka thënë në këtë sallë. Luftohet edhe përmes mekanizmit ligjor.
Po mori zotin Ulsi. Flamur Noka ka qene minister i Brendshem dhe te ka zgjidhur ndonje pune. Helbete!. Ju kur vjen te gjithe bashke jeni per te mbrojtur korupsionin e njeri tjetrit dhe duke i rene ne qafe ndonje fakiri per ndonje diete me teper . Jam habitur njehere se si Flamur Noka perqafohej me shume dashuri me Arta Daden ne kryesine e Kuvendit . Ec e pyet ne Kukes per Flamur Noken. I ka sherbyer mafiozeve. Kur ishte perfaqesues politik ne Kukes per interese personale e shiti PD-ne duke i dhene drejtimin e qarkut nje krimineli me emrin Abedin Oruçi kundrejt nje shume parashe. Pyesni Ibsen Elezin per kete. Leri pallavrat me kulake Ulsi. Çeshtja eshte se lugati vampirin njeh