REPLIKAT/ “Je në garë me Saliun”, Rama - komentuesit: Nuk kam garë me kufoma ambulante

28 Janar 2022, 16:11Politika TEMA
REPLIKAT/ “Je në garë me Saliun”, Rama - komentuesit: Nuk

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një ndër komentuesit në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Komentuesi e ka pyetur Ramën nëse është në garë me Saliu kush del më shumë në media, ndërsa kryeministri i është kthyer se është në garë me kohën, ndërsa e ka cilësuar Berishën si “kufomë ambulante”.

“Po bën garë me Saliun kush del më shumë në portale, vetëm politikën e jashtme pëlqej se ajo më intereson, përshëndetje”, shkruan komentuesit.

Ndërsa, Rama shkruan: “Jo nuk kam garë me kufoma ambulante unë, po vetëm me kohën që ikën shpejt, ndërkohë që kam kaq shumë punë për të bërë akoma.”

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ishte mbrëmë i ftuar në ‘Open’ në Top Channel ku foli për situatën politike në vend, ndërsa Sali Berisha ishte i ftuar në ‘Opinion’ ku foli  për përplasjen e tij me Bashën dhe lëvizjet për zgjedhjet e ardhshme lokale.

1 komente në “REPLIKAT/ “Je në garë me Saliun”, Rama – komentuesit: Nuk kam garë me kufoma ambulante”

  1. Gjyqtari says:

    Ec aty Edo, e paske tha Remark-un.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje