Në kompleksin e Partizanit po punohet intesivisht për të arritur afatet e vendosura nga Presidenti Demi.
Ndonëse është fundjavë, sot dhe nesër do bëhet maksimumi që të paktën fusha e stadiumit të marë formë.
Partizani tenton të inagurojë fushën dhe dhomat e zhveshjes në datën 4 shkurt që takon me 76-vjetorin e klubit, prandaj punonjësit dhe inxhinierët ardhur nga Turqia për fushën e blertë kanë shtuar intesitetin e punimeve edhe në ditët e pushimit.
Ndërkohë që dhomat e zhveshjes kanë përfunduar dhe janë në pritje të lojtarëve të ekipit të parë i cili do të fillojë shumë shpejt të stërvitet në “shtëpinë” e re.
Sa i përket përfundimit të stadiumit dhe hotelit duhet ende kohë për të “prerë shiritin”…
Po c’Partizan more?! keta jane te gjithe ballista!