Gjenerali i lartë ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mark Milley, ka paralajmëruar se nëse Rusia do të sulmojë Ukrainën, pasojat do të jenë të rënda dhe fatale.
Sipas tij, pushtimi i Ukrainës nga Rusia do të shkaktonte një numër të konsiderueshëm viktimash. Vendosjen e 100 mijë trupave ruse pranë kufirit të Ukrainës, gjenerali Milley e konsideroi si më të madhin që nga koha e Luftës së Ftohtë.
“Nëse do të sulmohet Ukraina do të rezultonte me një numër të konsiderueshëm viktimash. Lufta në zona të populluara urbane do të ishte e tmerrshme”, tha në një konferencë shtypi në Pentagon gjenerali Milley, i cili është oficeri më i lartë ushtarak i Presidentit amerikan Biden.
Nga ana tjetër, Sekretari amerikan i Mbrojtjes thotë se konflikti mund të shmanget ende me rrugë diplomatike.
“Konflikti nuk është i pashmangshëm. Ka ende kohë për diplomaci. Nuk ka asnjë arsye që kjo situatë të kalojë në konflikt. Presidenti Putin mund të urdhërojë largimin e trupave të tij”, deklaroi Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin.
Rusia i ka mohuar planet për një pushtim, por deklaron se mbetet kërcënim mbështetja që SHBA po i jep Ukrainës.
Amerikanët po i bëjnë “stërr gomarit” për t’a agravuar më tej situatën, për interesat e tyre dhe jo, se po u vjen keq për popullin ukrainas.
Jo vetëm interesat ekonomike të SHBA për të shitur gazin (LNG) dhe armët e tyre në Europë, por më e rëndësishme është të gjendet një argument bindës për të mundësuar kohezionin social të shoqërisë amerikane që është e përçarë më shumë se kurrë.
Të tjerat janë përralla për të siguruar mbështetjen ndërkombëtare të atyre që i besojnë ase që bëjnë sikur i besojnë.