Putin flet me Macron për krizën në Ukrainë, ka mbetur i pakënaqur nga SHBA dhe NATO

28 Janar 2022, 21:30Bota TEMA

Presidenti Vladimir Putin tha se Shtetet e Bashkuara dhe NATO nuk i kanë adresuar shqetësimet kryesore në lidhje me sigurinë që Rusia ka, por pranoi se Moska ishte gati të vijonte bisedimet.

Këto komente Putin i bëri në një telefonatë me presidentin francez, Emmanuel Macron, pasi kishte qëndruar i heshtur prej disa javësh lidhur me krizën, të krijuar edhe për shkak të rreshtimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën.

Kremlini citoi presidentin rus se i kishte thënë homologut francez që do të studionte përgjigjet me shkrim të dërguara nga Uashingtoni dhe NATO këtë javë, para se të vendoste në lidhje me veprimet e mëtejshme. “U theksua fakti që SHBA dhe NATO nuk kishin marrë parasysh shqetësimet kryesore të Rusisë në përgjigjet e tyre”, tha Kremlini.

Rusia kërkon që NATO të mos zgjerohet më në lindje dhe të rikthejë kapacitetet ushtarake në pikën që ishin para se t’i bashkoheshin vendet që dikur ishin pjesë e Traktatit të Varshavës. “Çështja kyçe u injorua, askush nuk duhet të forcojë sigurinë e vet në kurriz të sigurisë së një shteti tjetër”, tha Kremlini duke cituar Putin.

SHBA dhe NATO nuk pranuan kërkesën e Rusisë për të përjashtuar mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në aleancë, si dhe kanë paralajmëruar për sanksione të ashpra nëse trupat ruse futen brenda territorit ukrainas.

3 komente në “Putin flet me Macron për krizën në Ukrainë, ka mbetur i pakënaqur nga SHBA dhe NATO”

  1. lexuesi21 says:

    Putin le te pyes Obamen se mos bene ndonje leshim duke terhequr trupat e NATO’s dhe ruset te tallen pastaj me americanet si Irani kur Obama ishte te fuqi.!!!!

  2. pjeter says:

    Do futi mik Makronin tani Rusia?

  3. Pale kur të plaket edhe ca më tepër Putini .
    Do lajthiti fare dhe me presionet dhe kërcënimet që do bëjë çdo 6 muajë, do na çajë majën e rakut.Ka bërë ca lekë nga shitja e gazit Gjermanisë me 6- fishin e çmimit dhe tani mund të mbajë 40000 ushtarë me bukë , pastërma , çaj dhe fasule pranë kufirit me Ukrainën për nja 10 javë.
    Ai palaçua tjetër Bidoni si e ka ..thotë ‘ e di unë do ta pushtojë Rusia Ukrainën’.
    Sa ëndërron I shkreti …shpreson ti dali filxhani.
    Gjermanët i mbyllen gjithë stacionet nukleare të prodhimit të energjisë dhe tani frynë sytë . Kur ti ngrihet rusit I mbyll rubinetin e gazit … e rrinë gjermanët pastaj han bar.
    Nuk u béjnë dot presion rusëve se ngelen pa gaz. ‘ Më keq’ mendojnë se do ti quajnë nazistë.
    Francezët pastaj…lëre mos e pyet fare..
    Macaroni ka mundësi vdes për rusët.
    Ka marë tatëpjetën kjo punë.
    Prit sa të plaket edhe ai kokëmadhi i Koresë se Veriut e pastaj do pirdhet fare..
    Vetëm Kina mund ta ndihmojë botën…
    Duke pushtuar Siberinë ?.
    Mos qeshni….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje