Roland Bejko: Pas 8 Janarit njerëzit janë larguar nga Berisha, ai është epiqendër e krizës në PD

29 Janar 2022, 11:00Politika TEMA

Drejtuesi i ri politik i Partisë Demokratike në Gjirokastër, Roland Bejko deklaroi mbrëmjen e djeshme se Sali Berishës i janë larguar mbështetësit pas protestës së dhunshme të 8 Janarit.

Sipas tij, Berisha është epiqendër e krizës në Partinë Demokratike, teksa shtoi se janë disa njerëz pranë Berishës mendojnë se do heqin qafe Lulzim Bashën dhe do e marrin vetë partinë.

“I kanë ikur Berishës pas datës 8 shumë, i ikën që me protestën e Kryeministrisë. Nuk zgjidhet kriza. Demokratët janë të pakënaqur në të drejtën e tyre se humbën zgjedhjet. Berisha e shfrytëzoi këtë moment, u bëri lavazh truri, i përdori për veten e vet, dhe në datën 8 i çoi në një situatë parademokratike të mbysin njëri-tjetrën.

Sali Berisha është aktori kryesor, dhe epiqendër e krizës. Shumë nga demokratët që e kuptojnë sot janë distancuar nga z.Berisha. Ka një kategori në PD, njerëzit që janë pranë Sali Berishës mendojnë që do heqin qafe Lulzim Bashën dhe duke u nisur nga mosha e madhe e Berishës do të marrin vetë partinë”, tha Bejko në Vizion Plus.

 

2 komente në “Roland Bejko: Pas 8 Janarit njerëzit janë larguar nga Berisha, ai është epiqendër e krizës në PD”

  1. Erdogani ne Serbi ka investuar ne keto 10 vjet 250 mil ,kurse Rames Turqishten dhe xhamija says:

    jo bre, t’kecen e sapllakes….si Tualeti…..ene ti…
    =
    ..duhet te jete ene ky nga Skrapari i Likes…..

  2. Veshgues says:

    R.Bejko eshte ndoshta qendrestari me i madh ndaj Berishs. Me pozionimin e tij ne cdo moment, ne TV dhe protests ai shperqendoi dhe dobesoi Sulmij e turmes tru shplar te Rithemelimit.
    Padyshim Basha duhet vleresoj! Dhe nese kerkohet nje largim i bute i tij ne PD, ROLAND duhet ti hapet rruga drejte kreut te PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje