Rudi Vata është gjithnjë i drejtpërdrejtë. Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare ka hedhur akuza të forta në drejtim të Armand Dukës për blerje të votave, që I kanë lejuar atij “mbretërimin” prej 20 vitesh në krye të Federatës Sqhiptare të Futbollit, pavarësisht akuzave të shumta për trukime ndeshjesh dhe korrupsion.
Vata, i cili ka qenë edhe vetë kandidat përballë Dukës, ka zbardhur në një intervistë për Panorama, skemën se si Armando Duka arrin që përmes lekëve të blejë votat për t’u zgjehdur në krye të FSHF. “Unë kur kam ardhur në Shqipëri për të kandiduar, kam mbledhur të gjitha figurat e futbollit. Kam bërë bashkë Sokol Kushtën, Sulejman Demollarin, Fatbardh Jerën, Hysen Zmijanin dhe Altin Rakllin. Jemi ulur dhe iu kam thënë kështu: “Unë kthehem në Shqipëri për t’ju përfaqësuar ju, që të jeni pjesë e rëndësishme e institucionit të futbollit. Hajde ta mundim këtë burrin me një mashë…” Kam shkuar dhe në stadium me ta dhe të gjithë ishin dakord, por a e di se vetëm kush më mbeti në krah? Vetëm Sokol Kushta.
Të gjithë m’u larguan, të gjithë i bleu Duka. I ke në Shqipëri këta burrat, shokët e mi që kam luajtur futboll. Kjo është histori e vërtetë, sepse unë e kuptova që këtë burrin ne e mundim vetëm me një mashë… Sepse unë mendova që, po të mbledh 20 burra, unë si Rudi Vata, Sokol Kushta, Sulejman Demollari, Altin Raklli, Hysen Zmijani, Agustin Kola, etj, isha gati që të gjithë këta me i dhënë pozicionet e tyre dhe t’i vlerësoja në institucionin e futbollit. Në fund fare mbeti krah meje vetëm Sokol Kushta, të gjithë u blenë dhe u shitën, të gjithë m’u larguan. Mbeta vetëm…”, shprehet Rudi Vata.
Rudi Vata flet për shifra të frikshme për blerjen e votave gjer në 2 milionë euro, që për koinçidencë përputhet edhe me fondin 2.1 milio në euro të dhënë nga UEFA, por që nuk dihet ku ka shkuar.
“Një mik imi i ngushtë, që vazhdon edhe sot të jetë në politikë, e di çfarë më tha: “Duhen minimumi 2 milionë euro t’i marrësh me vete për zgjedhjet…!” I thashë, për çfarë lum miku… “Për të blerë vota”, më tha. Aty kuptova se sa të dobët janë njerëzit në Shqipëri. I thashë, nëse duhet të vijë me 2 milionë euro për të blerë vota, i bie që unë duhet të vjedh se nuk bëhen llogaritë ndryshe. Unë futbollit i kam dhënë maksimumin dhe i kam marrë maksimumin. E kuptova që aty askush nuk ka qëllim të bëjë gjëra të ndershme dhe profesionale.
Aty çdo gjë ishte me blerje vote. Ti ia blen atij tjetrit votën dhe ai nuk voton për të ardhmen e fëmijës së vet, e nipit të vet, e stërnipit të vet, por ai voton për atë paranë që t’i i jep të hajë bukë e të helmojë familjen për të ardhmen”, thekson Vata në intervistën e këtij viti në janar.
Blerje me poste
Përveç blerjes së drejtpërdrejtë me lekë, një tjetë rmënyrë është dhe ajo me vende pune pranë strukturave të FSHF. Është vetë Rudi Vata që tregon se si rivali I tij Duka në zgjedhjet për FSHF i bleu dhe shokët e tij të ngushtë me të cilët kishte luajtur.
“Demollari, shoku im i ngushtë, u bë direkt trajner i U-15 vetëm dy ditë pas zgjedhjeve. Unë për respektin që kam për Zmijanin, për Demollarin, nuk mundem t’i diktoj këta njerëz, sepse janë më të mëdhenj se unë, i kam gjetur në ekipin kombëtar. Ata do t’i bënin shërbimin Kombëtares dhe vendit njëlloj si unë.
Ne mund edhe të bënim gabime, por do të ishim më të ndërgjegjshëm, sepse jemi pjesë e atij komuniteti që kemi sakrifikuar dhe këtyre do t’i shkonte dinjiteti në vend. Këta do të ndiheshin krenar edhe në familjen e tyre dhe në shoqërinë e tyre, por u blenë. U blenë, sepse ky është ndryshimi: Rudi Vata nuk blihet, se nuk ka bir kurve që më blen, sepse unë jam burrë që punoj, unë nuk shes. Unë nuk jam tradhtar, unë jam ai që ato që kam t’i them në sy dhe nuk kam frikë.
Unë Ilir Metën e kam mik shtëpie, por unë presidentit të Shqipërisë nuk kam shkuar kurrë t’i kërkoj një favor, e jo më t’ia kërkoj presidentit të FSHF-së. Pse unë duhet t’ia di për nder presidentit për të më bërë një favor… Unë jam ky njeri. Unë kam studiuar Shekspirin kur jam larguar nga Shqipëria. Jam shumë i lumtur, se nuk kam pritshmëri, sepse pritshmëritë janë ato që na lëndojnë. Gjithsesi, humbjet ndonjëherë njeriu duhet t’i festojë më shumë se fitoret. Sepse, ajo humbje për mua ka qenë fitore e madhe.
Imagjino se çfarë problemesh do të kishte pasur zhvillimi i familjes sime, nëse unë do të kisha fituar dhe do të sakrifikoja me ato që merren me shitblerjet e ndeshjeve, t’i korrektoja unë trurin atyre në një shtet të korruptuar dhe të transformuar në të gjitha drejtimet për negativitet.
“Tregtia” me grumbullimet
Edhe grumbullimi i lojtarëve me ekipet kombëtare të moshave ëhstë një skemë korruptive. Vata nënvizon se turet që bëhen për të grumbulluar gjasme talente, janë vetëm metoda korruptive. “Në Shqipëri duhet të punohet për kualitetet, jo për kuantitetet, sepse ti nuk mundesh të bësh grumbullime siç bëjnë ekipet kombëtare, nga 200 vetë. Po çfarë grumbullon ti nga 100 futbollistë për të nxjerrë 11, gjoja se po i seleksionojmë?! Sepse kjo është për qëllimin korruptiv, për të mjelë lopën.
Sepse, ti kur ke specialistë të mjaftueshëm, sistemin e skautingut që shkon e identifikon ato pak talente që luajnë nëpër grupmoshat e ndryshme në Shqipëri ose jashtë Shqipërie, ti nuk ke nevojë për të harxhuar energji dhe t’i harxhosh kohën njerëzve dhe t’i bësh të kujtojnë se mundet fëmijët e tyre të bëhen dikush në jetë. Se këto seleksionime kanë 20 vjet që bëhen.
Janë bërë seleksionime në Itali, Greqi, Zvicër, etj, ku kanë shkuar kanë mbledhur nga 200-300, në një kohë që është fare e thjeshtë për t’i identifikuar talentet që mundet të bëjnë progres e të përfaqësojnë Shqipërinë. Këto janë thjesht metoda korruptive. Ato vazhdojnë të mjelin lopën dhe shqiptarët si zakonisht janë tifozë të çmendur futbolli, të gjithë mendojnë se fëmijët e tyre kanë cilësitë e Peles, Maradonës, Mesit, Ronaldos.
Të gjithë mendojnë se njëri prej fëmijëve të tyre mund të bëhet dhe bien viktimë e këtyre preditorëve që kanë funksionuar në Shqipëri. Kështu që, unë nuk mund të them kur të ikë Duka. Ai ka për të vazhduar me të njëjtën formulë. Shqipëria nuk ka nevojë për lopçarë”, shprehet Vata për Panorama.
Mir i the,po ç hy Shekspiri n kte mesele..dhe..me Ilir Metaqin e ke dhje…
…
O e mjera ti Shqipni
Qeke bo nji varkarsí
Me dobiça si shqiptarët
S njelet gjo ,veç me t var karët.
…..vargje nga Shekspjer Qinoni…
Duka duhet të largohet por ky Vata është vetëm një kokër pordhaci mëndje madh që s’ka pikën e nivelit kulturor.Një injorant i pa lexuar që flet shqipen si një fëmijë 12 vjeç.
Me këtë nivel këtij nuk i jepet të drejtojë as shoqatën e koplikut dhe jo më FSHF.
Shekspiri lexohet, nuk “studiohet” …
Une kam lexuar Kadarene por asnjehere s’e kuptova ku e kishte dhe ku dilte. Nuk thoshe asnje fjale per futbollin tek gjenerali, vetem per kocka te vdekurish ne traste. Nuk e di Shekspiri flet gje per kete pune?
Komentues ordinere, qe dijne vetem te denigrojne;
thelbi i intervistes- me mire qe nuk fitova, sepse do shkaterroja veten dhe familjen time, sepse Shqiperia do edhe 30 vite te tjere, qe te funksionoj normalisht; sepse kur arrin nje ordiner nga Shijaku, te korruptoj figurat e sportit qe permend Rudi, cfare mbetet?
Duhet larguar se pari koka oktapodit Duka, pastaj te tjeret qe ne fakt jane shumice….. detyre e veshtire per Prodanin; i ndjeri Fino mund te bente kete gje; Shakohoxha qe eshte disi me larg ketij oktapodi, mund te bej dicka.
Qe duhet heq dhe fut mrena Duka nuk bohet fjale,po ky Shkodran prej Puke qe do me u bo president i FSHF esht ma zi se Duka,shoku i Likes.
Rudi Vata të kam dashur për futbollistin që ke qenë,tani të dua e respektoj edhe për njeriun e drejtë dhe të mënçur që shoh tek kjo intervistë.
Qofsh me jetë e shëndet me gjithë familjen o shqipe.