Shumë demokratë janë të zhgënjyer që koalicioni i ri i Doktorit arriti t’u mbushë mendjen vetëm dy partive, asaj të Metës dhe Nard Ndokës.
Por Muli u përpoq t’ua hiqte dëshpërimin duke u shpjeguar pse mbetën në dorë të tyre:
“Të dashur demokratë!
Ne jemi shumë të qartë përse kemi zgjedhur vetëm Metën dhe Ndokën.
Ne kemi pas mundësi të mernim dhe parti të tjera, por u kufizuam tek këta për dy arsye.
Për Metën, arsyeja kryesore është se nuk na tradhton.
Në betejën tonë me SHBA, Meta është i vetmi që është gati të vdesë, dhe e ka treguar këtë me deklarata konkrete, duke hapur gjoksin para raketave dhe duke caktuar dhe vendin e vdekjes heroike në Malin me Gropa.
Pra nuk bëhet fjalë për ndonjë premtim dosido, por për një kauzë të përbashkët që na lidh me të në betejën me SHBA.
Ai është i fundit që do të na tradhtonte.
Së dyti, Nard Ndokën e kemi marrë për vëmendje.
Duke qenë se Meta dhe Berisha janë figura shumë serioze dhe se rrjetet sociale kanë nevojë për “meme”, kemi zgjedhur Nard Ndokën për të tërhequr elektoratin gri, që mund të na votojë ne përmes memeve që ai prodhon plot humor.
Për shembull, slogani që ai propozoi për koalicionin ishte: “Po nuk na votuat, nuk fitojmë”.
Kjo tregon se ai ka fantazi dhe aftësi për të tërhequr elektoratin gri.
Mendoj se këto dy figrua na përfaqësojnë denjësisht.
Mediut nuk i ramë më qafë se ka gjyqin dhe duket si karshillëk, plus që po u dënua ai del dhe puna e Zenit.
Dash Shehit nuk i ramë më qafë se nuk ka zgjedhje në Tiranë dhe ai me katundarët e Vorës nuk i ka pas marrëdhëniet e mira.
Gon Dukës nuk i ramë më qafë se ka këto hallet e Mand Dukës dhe mund t’i bëjnë presion e na shiste lojën në Durrës.
Shpëtim Idrizit nuk i ramë më qafë duke ditur se përfaqëson një komunitet që po të dha besën e mban, dhe nuk deshëm ta vëmë në siklet.
Për këtë arsye dy parti që vlenin ishte kjo e Metës dhe kjo e Nard Ndokës”.