Devolli ngelet një ndër destinacionet më të bukura të Juglindjes.
Disa nga fshatrat e tij ofrojnë një magji të vërtetë dimërore ku mund të përjetosh momente të jashtëzakonshme që të ngrohin zemrën.
Ziçishti, Arëza, Nikolica, Menkulasi i Dritëroit, Treni, dhe të tjerë fshatra, ngelen disa nga pikat kyçe ku ka nisur të lulëzojë turizmi rural përtej Tiranës apo zhurmës së qyteteve të mëdha që po betonizohen dita-ditës.
Pavarësisht indiferencës thuajse totale që qeveria ka treguar ndaj kësaj zone, banorët e kanë gjetur vetë motivin e forcën për të ndërtuar infrastukturën e një vendi që ka se çfarë të ofrojë.
Agroturizmi dhe turizmi kulinar në këtë zonë është fantastik duke ofruar shijimin e ushqimeve karakteristike krahinore “made in Devoll” që ndërthuret me peizazhin e mrekullueshëm rural e ajrin e pastër.
Andaj, këtë fundjavë rëmbeni një shok, shoqe, pse jo dhe një kitare dhe nisuni për në Devollin e bukur.
Më poshtë po pasqyrojmë një nga atmosferat e përcjella nga poeti devolli Gjergji Dushku dhe shkrimtari Andon Andoni. (TemA)
shume bukur, ju lumte
ja kush tregon kulture dhe shpirt te bute
Ju lumte. Na nxorret mallin e koheve te shkuara. Ju uroj te kini shendet dhe gjithmone keshtu te mblidhi.
O miderator, te qifte derri arrzarken. Tashi mos e posto komentin.
O moderator, te qifte derri arrzarken. Tashi mos e posto komentin.
Arrza per tu lavderuar? Balta deri ne gju, shtepite sikur jetojne derrat, bajgat neper rruge si plloca ne trotuar. Njerez qe lahen 1 here ne muaj e qelben era oicaqi qe 5 metra tutje. Kur u be Arrza turistike, vetem ai qe ka pjerdhur keto rreshta e di. Imagjino cfare duhet te themi per Voskopojen po tham Arrza Turistike. O ka plasur budallalleku sheshit o.
Bravo Devolli! Shuuuuume bukur! Gjeja me e bukur, qe kam pare ne media gjithe keto kohe, se na plasen ekranet dhe gazetat me lajme pelin.
MAGJI DIMRI, MAGJI SHPIRTI!
JU KËNDOFTË ZEMRA sa JETA!
NJERËZ QEJFI, NJERËZ të BUTË e HUMANISTË!
GËZUAR me JU!
Ju përqafoj nga GOSTIVARI
Nji frymarrje qytetarise ne kte smog 30-vjecare toksik?
Mos u mjaftoni me kaq te nderuar Korcare … Shqiperia ka nevoje per Muziken Qytetare?