FOTOT: Turistët "pushtojnë" kalanë e Rozafës

3 Shkurt 2022, 10:13Turizëm TEMA

Kalaja e Rozafës në Shkodër vijon të tërheqë vizitorët edhe në stinën e dimrit, duke shënuar një rritje të numrit të tyre në fillim të këtij viti.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bën të ditur se “vizitat turistike në Kalanë Rozafa kanë vijuar me ecurinë pozitive në këtë fillimviti të 2022-it, duke reflektuar rritje të fortë të vizitorëve vendas dhe të huaj. Në janar kalaja e Rozafës është vizituar nga 2339 vizitorë ose 922 vizitorë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.

Kalaja e Rozafës, një vend atraktiv ku historia, arkitektura, peizazhi fantastik ndërthuren në mënyrë të përkryer, po mahnit gjithnjë e më shumë vizitorët. Gjatë vitit 2021 kjo kala u vizitua nga mbi 51 mijë turistë vendas e të huaj.

Rikualifikimi i kalasë së Rozafatit përmes ndriçimit, një investim i Ministrisë së Kulturës e ka kthyer atë në një atraksion turistik, të vizitueshëm për turistët vendas dhe të huaj edhe në mbrëmje.

Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX). E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare.

 

5 komente në “FOTOT: Turistët “pushtojnë” kalanë e Rozafës”

  1. kazani says:

    ku i kini bre keta turiste qe vini nje titull me kaq superlativa

  2. "BOHOTINA" says:

    Lajm i mire. Une mund ta ke vizituar mbi 10 here. Asnjehere nuk kam qene i kenaqur. Çuditesha si nuk ka dore njeriu ne kete mrekulli. Çfare nuk me pelqente?
    -Mbushur me mbeturina te çdo lloji te hedhura nga njerezit e pa pergjegjshe.
    -Mure te rrenuara. Aq sa nuk mund te percaktoje dot se cila ka qene lartesia e vertete e saj.
    -Ndriçimi zero.
    Mbase kane vene dore, se kam rreth 6 vjet qe kam qene per here te fundit dhe u bie kot ne qafe. Pozicioni i saj, performanca qe te del para syve me liqenin, lumenjt Buna e Drino, qyteti etj. jane te paperseritshme. Kushdo qe ta kishte ate kala do kishte bere mrekullira.

    1. Fshatari says:

      Pa permendur mbeturinat, cfare ste pelqen? Muret te rrenuar , ndricimi. Bukuri e rralle nga te gjitha anet. Pse vajte te shikoje Rozafen? Per bukurine dhe nje selfi? Se pe ti se nga u perpoqen turqit te hynin? Se pe ti kampin turk te shtrire gjithandej? Si pe ti “perdhat” prej guri , shkallet ne pjene lindor ku muri eshte me i ulet ku turqit u perpoqen te hynin. Si pe ti puset ku mijra jetuan dhe vdiqen nga uri dhe etja. Rozafen e ndertuan “gjigande” sepse njerezit e zakonshem ndertojne kasolle. Keta gjigante ishin paraardhest tane. Keto jane te gjitha te pershkruara ne “Rrethimi i Shkoderes” nga Barleti dhe jane 100% te verteta. Se pe ti broshuren me genjeshtera qe shprehja e pare ne te ishte” misteri i emerit Rozafe” kur emeri ska rendesi fare., rendesi ka jeta dhe vepre e atyre njerezve qe ne duhet tu japim pak rrespekt. Une jam nga jugu por Rozafa(Krujen se kam par) eshte monumenti me i bukur dhe kuptimplot ne Shqiperi.

  3. Baliu says:

    Jo Rozafa, po Rozafat.

  4. Time traveler says:

    Ja ke futur kot o gazetar. Me shume se Besen Legjendare qe na e thua me plot mburrje, legjenda flet me shume per pabesi … pasi nga tre vellezer dy u treguan te pabese duke u treguar grave per vendimin qe kishin marre … ai qe u tregua i ndershem, ai e hengri …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje