Dëshmitë rrëqethëse: Ja torturat që përjetojnë emigrantët nga rojet kufitare greke

6 Shkurt 2022, 12:38Rajoni TEMA

“Der Spiegel”

Rojeve kufitare iu deshën më pak se dy orë që t’i gjenin. Mbrëmjen e 18 shkurtit të vitit 2020, Parvin A., një grua e re nga Irani, ishte fshehur në një pyll pranë kufirit greko-turk. Bashkë me të po udhëtonin 13 refugjatë, shumica nga Irani dhe Afganistani.

Ata kaluan lumin kufitar, Evros, pranë Edirnesë, nga Turqia në Greqi, ku donin të aplikonin për azil në Bashkimin Evropian. Parvin kujton se si ecnin duke u fshehur pas pemëve. Por rojet ia behën shpejt në pyll. Parvin ende e kujton momenti kur projektorët ranë papritur mbi ta.

Teksa u shtri përtokë sipas urdhrit që dëgjoi, ajo mundi të shihte çizmet e rojeve kufitare, dhe të dëgjonte të lehurat e forta të qenve. Rojet i konfiskuan çantën e shpinës, dhe bashkë me të edhe të gjitha kursimet e saj, 1000 euro, të cilat ajo i kishte vendosur në një çantë të vogël.

Parvin thotë se u detyrua t’u dorëzonte edhe pallton e saj dimërore dhe karikuesin e telefonit. Ndërsa të vetmen gjë që nuk ia morën ishte celulari i saj, të cilin e kishte fshehur në sytjena dhe më pas në këpucë. Ishte pikërisht celulari i saj ai që tani mund të faktojë atë çka asaj i ndodhi më vonë.

Greqia ka një kufi prej 212 kilometrash me Turqinë në Evropën Juglindore. Kufiri i jashtëm i BE-së është një zonë ushtarake e kufizuar, dhe gazetarët mund të hyjnë në zonë vetëm me leje të posaçme. Dhjetëra refugjatë vdesin çdo vit në përpjekje për të kaluar lumin Evros.

Gjithsesi, kufiri nuk është fare i papërshkueshëm. Gjatë muajve të thatë, niveli i ujit arrin deri me mesin e trupit të njeriut. Rojet kufitare greke e monitorojnë zonën me kamera termike. Shpeshherë ata nuk arrijnë të kapin shumicën e refugjatëve deri disa orë ose ditë pasi ata kanë kapërcyer kufirin.

BE dhe shtetet e saj anëtare kanë vendosur rregulla të sakta në lidhje me raste të tilla. Edhe pas një kalimi të parregullt të kufirit, refugjatët si Parvin kanë ende të drejtën për një proces të drejtë të procedurave të kërkimit të azilit.

Rojet kufitare nuk lejohen që t’i dëbojnë ata, pa shqyrtuar më parë nëse jeta e tyre është e rrezikuar në vendin ku do të dërgohen. Kjo diktohet nga ligjet greke, evropiane dhe ato ndërkombëtare. Gjatë një investigimi në thelluar “DER SPIEGEL” ka zbuluar se rojet kufitare greke po i shkelin sistematikisht këto ligje në mënyrë që t’i mbajnë emigrantët jashtë Greqisë.

Në lumin Evros, ata i hipin azilkërkuesit në gomone të vogla prej gome, dhe i transportojnë sërish në anën turke të lumit. Ndërkohë edhe në detin Egje, ata i hipin sërish në gomone, i dërgojnë deri në ujërat turke dhe më pas i lënë aty.

Aktivistët dhe avokatët e të drejtave të njeriut i quajnë skandaloze veprimet e rojeve kufitare, ndërsa qeveria greke e mohon ekzistencën e tyre. Për këtë arsye, abuzimet kryhen në mënyrë të fshehtë, dhe duket se po bëhen shumë më brutale.

Parvin foli për historinë e saj nga një qendër komunitare në lagjen Kreuzberg të Berlinit. Ajo është një grua e imët, 30 vjeç, edhe pse nga pamja e jashtme duket shumë më e re. Parvin tentoi plot 6 herë të hynte në Evropë në pranverën e vitit 2020, dhe në të gjitha rastet u kap nga rojet kufitare greke dhe u kthye mbrapsht në Turqi, një herë nëpërmjet detit Egje.

Vetëm gjatë përpjekjes së shtatë ajo ia doli të mbërrinte në Gjermani pa u kapur. Parvin jeton tani në qytetin lindor të Dresdenit në një apartament që e ndan me disa emigrantë të tjerë. Që nga ajo kohë, Parvin ka paraqitur një kërkesë për azil. Dhe tani ajo po synon të kërkojë llogari nga qeveria greke për dhunën që ka përjetuar.

Avokatët e Qendrës Evropiane për të Drejtat Kushtetuese dhe të Njeriut (ECCHR), një ojq me qendër në Berlin, kanë marrë përsipër çështjen e saj, dhe po e ndihmojnë Parvinin në sfidën e saj kundër autoriteteve greke. Parvin e mban mend shumë mirë qelinë ku e mbyllën rojet kufitare greke.

Në dysheme ndodhej një dyshek i lagur me urinë. Ajo dhe refugjatët e tjerë e patën shumë të vështirë t’i shpëtonin papastërtisë. Ujërat e zeza kishin depërtuar në qeli nga një tualet që ndodhej aty pranë. “Gjithçka ishte shumë e pisët, e neveritshme”-thotë Parvin.

Ajo xhiroi me celularin e saj 2 video mbi kushtet e tmerrshme në qeli, dhe ishte e vetmja refugjate që kishte arritur të fuste një telefon celular në komisariat. Në orën 2:27 të mëngjesit me orën turke, ajo ua dërgoi videot të njohurve të saj duke ndarë edhe vendndodhjen e saj. Karta e saj turke SIM, ishte ende e përdorshme edhe në anën greke.

Të dhënat e gjeolokacionit të Parvin, tregojnë se rojet kufitare e kishin çuar grupin në një stacion policie në fshatin grek Neo Chimonio. Ai ndodhet vetëm disa kilometra përtej kufirit, dhe duket të jetë një nga vendndodhjet kryesore në sistemin grek të dëbimit të refugjatëve  pranë lumit Evros.

Parvin thotë se asaj nuk iu dha mundësia për të aplikuar për azil në Greqi. Ajo pretendon se oficerët e policisë e pyetën se nga ishte, por as që u munduan të mbanin shënime. Ajo thotë se askush nuk donte t’ia dinte që ajo nuk ndihej e sigurt për jetën në Iran, dhe as që  autoritetet turke nuk i kishin dhënë statusin e refugjatit, pavarësisht se Agjencia e OKB-së për Refugjatët, e kishte konsideruar atë si një rast që kishte nevojë për mbrojtje.

Gruaja iraniane pretendon se është trajtuar në mënyrë çnjerëzore në të6 herët që është ndaluar nga rojet kufitare. Ajo flet për mbylljen brenda kontejnerëve të pistë, në të cilët mezi kishte ajër të mjaftueshëm për të marrë frymë. Dhe zyrtarët grekë që i trajtonin refugjatët si kafshë.

Por asgjë nuk mund të krahasohej me atë që përjetoi brenda komisariatit të policisë në Neo Chimonio. Abuzimet nisë që në mëngjesin e 19 shkurtit 2020, kur ajo u transportua sërish  në lumin Evros përmes një kamioni ku ndodheshin edhe refugjatë të tjerë.

Rojet në kamion, rrëfen ajo, mbanin veshje ushtarake dhe kapuçë në kokë. Ajo thotë se njëri prej tyre e kapi me forcë për gryke dhe e kërcënoi se do ta vriste nëse do të guxonte të rikthehej. Më pas, ata e kthyen atë në anën turke të lumit me një gomone të vogël.

Pretendimet e Parvin mbi sjelljen skandaloze të rojeve kufitare greke, përputhen me videot e xhiruara në zonës e lumit Evros, të cilat“DER SPIEGEL” i analizoi së bashku me “Forensic Architecture” në vitin 2019. Imazhet tregonin burra me kapuçë të zinj në kokë, që lëvizin nga ana greke e Evros në anën turke të lumit. Burrat përdornin gomone me motorë, teksa njëri fliste anglisht por me një theks të dukshëm të greqishtes.

As qeveria dhe as policia greke, nuk iu përgjigjën kërkesës tonë për të reaguar mbi këtë rast. Ndërkohë në një deklaratë, Roja Bregdetare Greke, e cila është përgjegjëse vetëm për Detin Egje, u shpreh se “sipas të dhënave të regjistruara nga ne, nuk ka ndodhur asnjë incident i tillë siç përshkruhet në kërkesën e gazetarit”.

Nuk ka asnjë provë përfundimtare të pretendimit të Parvinit se ajo është keqtrajtuar në stacionin e policisë, edhe pse ka shumë prova se ajo po thotë të vërtetën. Parvin mund të provojë ndalimin e saj në komisariat përmes videove dhe të dhënave të vendndodhjes.

Pas dëbimit të parë ajo ka fotografuar edhe trupin e saj. Në këmbët dhe fytyrën e saj vërehen mavijosje. Dëshmitë e saj përputhen edhe me ato të organizatave humanitare.

Rrjeti i Monitorimit të Dhunës Kufitare ka dokumentuar për vite me radhë zmbrapsjet përgjatë lumit Evros dhe ka marrë në pyetje viktimat.

Vitin e kaluar, sipas statistikave të brendshme, çdo i intervistuar ka përshkruar sjellje të dhunshme nga rojet kufitare greke. Ata që janë kapur e dinë se çfarë i pret. Midis refugjatëve ka qarkulluar prej kohësh këshilla për të mos i parë rojet në sy, për të shmangur provokimet e tyre.

Deri më tani, qeveria greke i ka injorua këto fakte. Komisioni Evropian dhe vendet e tjera evropiane, rrallëherë bëjnë deklarata kritike. Ndërkohë BE nuk ka e ka ndalur ndihmën e saj financiare ndaj Greqisë për menaxhimin e migracionit të paligjshëm.

Gjithsesi Parvin është e gatshëm t`i shkojë deri në fund kësaj çështje. “Unë jam ende gjallë, dhe dua që të dëgjohet zëri im. Dhe do të bëj gjithçka që qendra si Neo Chimonio të mbyllen përgjithmonë”- thotë ajo./abcnews.al

20 komente në “Dëshmitë rrëqethëse: Ja torturat që përjetojnë emigrantët nga rojet kufitare greke”

  1. Roberto says:

    Ty bravo te qofte per kete denoncim qe i ben krimeve te ushtrise dhe policise Greke karshi emigranteve.Ata te njejten gje kane bere me Shqiptaret.I kane rahur,torturuar dhe vrare.Kane bere shume krime dhe prap nuk e qepin halen por vazhdojne mohojne c’do gje.Te njejten gje bene dhe me Camet.Ju moren tokat,pronat,pasurine,i vrane dhe i theren deri sa i perzune ne Shqiperi.Ato toka ne veri te Greqise jane tonat,jane te popullit te persekutuar Cam dhe kjo eshte detyra e qeverise Shqiptare qe pronat e tyre te shkojne tek i zoti te pakten se veshtire qe territori ti kthehet Shqiperise edhe pse jane tokat tona.

    1. ben. says:

      I moren shqiptaret tokat e tyre ne shqiperi ,dhe ngeli ti marin ne greqi tani.

      1. ben, ai i verteti says:

        ben adashi-clidhje kane pronat e shqiptareve ne Shqiperi me ato te Greqise?
        Nese ne Shqiperi, cdo qytetar ka te drejten qe ti kerkoje keto prona ne gjykata (te pakten juridikisht). Ne ndryshim me kete, ne Greqi, camet nuk kane te drejten qe te kerkojne pronat e tyre te konfiskuara nga qeveria Greke.
        Besoj se e kupton shume mire diferencen.

        1. Hoxh Armandi says:

          E cuditshme pse gjithe islamiket duan te jetojne ne vende kristiane. Ja kjo turkoiraninsja ose nuk vjen te tehron aty keni canine e rexhepit, pse nuk shkon ne bangladesh, pakistan. Te gjithe ne gjermani do shkojne selam alejkumet?

  2. Labi says:

    Te verteta jane te gjitha!Por pse perdorim te njejtin stadart me venedet islamike 1.3 milirse se si i trajtojne nnerezit,aposi na priten ne fillim 90 ne(edjeme ne te paret),dhe mos te harrojme se ne kohe te turkut i shtruam ne dru greke,sllave,afrike te veriut e deri ne Krime…i zaptuam edhe toka…

    1. Jani says:

      Nuk u paskemi dhene DRU aq sa e meritojne, sic po tregojne sot… Meritojne me shume se druri,greke e sllave bashke.

    2. eMIGRANTI says:

      Ti Labi nga e ke babin ? Se ate qe pesuan shqiptaret ne kufi ne vitet 90 ku shume veta lane kockat e u perdhunuan e qe sgjenden as sot? Ate qe me ka thene mjaft i revoltuar dhe i perlotur nje pjestar i forcave speciale te kufirit grek per veprimet kriminale te tyre , qe beri ushtrine ne ate kohe , dhe vinte nga nje familje shume e mire . Babai i tij me ndihmonte per pune ne ate kohe te veshtire. Ishin njrez te mire .U trondita pa mase.

  3. Preveza says:

    Ne e dime se kush jane! E kemi provuar ne lekuren tone. Por do pergjojme historine me durim gjaksish, deri sa ti bien breket putanes plake qe i sajoi nga mbeturinat e perandorise osmane dhe i shiti per qyteterim 5000 vjecar. Ju duhej nje pike servisi ne Mesdhe, ju duhej edhe nje ideologji imperialiste, qe te vazhdonin te shqyenin boten pas ngordhjes se kristjanizmit dhe kryqezatave te tij dhe gjeten tek demokracia e lashte greke. Vodhen territoret, historine dhe veshjet e te tjerve dhe sajuan fet e fet nje bastard alla Frankeshtajn. Kane dy shekuj qe e dopojne me miljarda dhe genjeshtra.
    Do qendrojne aty deri sa atyre qe i sajuan dhe i mbajne tju bien breket.
    Pastaj eshte rradha jone ne histori qe ti shqyejme, perpara se ta bejne te tjeret.

  4. Ou! says:

    Prona spo shkon te i zoti ne Shqiperi ti po kerkoh ato ne greqi.

  5. Shteti i mbeturinave e llumit te Ballkanit..... says:

    Aty e kane mbas “qafe” nje dite do t’ju “thyen” dhembet e kalbura qe i tregojn me te pambrojturit…( se me kkk derrat..i mbushin breket plot)….kur Europa plak mos te kete me takatin ti mbroj…..dhe ajo…dite…dukut sikur po afrohet…..pastaj vajmedet….si i thone nje fjale…se cfare ke bere…do te gjesh….

  6. AC/DC says:

    U fryne gjithe albanisanasit nga dhembeshuria per sivllezerit by*** ngrites nga siria,irani,afganistani,pakistani erj. Harrojne shpejt, qe u trjtuan si plhera nga italianet duke i mbajtur neper stadime apo mbytur ner det. Hareojne ata te ‘drejtwe te njeriut’ qe kjo vale emigrantesh beri qe ne Europe te fuqizohet e djathta eksterme. Eshte e thjeshte by** ngritesit nuk i do njerise jane mortje. Qe nga albanistani duke vzhduar me b.q e turqise deri ne somali. Dhe Greqise per fat te keq i bie te jete porta hyrse, dhe po nuk ju trguan vendin bubrrecave qe vijne nga lindja e mesms apo e larget, e mbysin perfundimisht Europen, qe edhe me kaq sa ka eshte bere jeta pothujse e padurushme vetem.kur i shef.Rrace muti!!!

    1. Loku says:

      Te lumte goja or vlla ! Ma neverisin dhe ma shpifin keto organizata dhe kta koqet naive e injorante siper qe na barazojne me ta dhe na vellazerojne me ata ne emer te kultit te gjakut dhe perdhunimit te quajtur Islam ! Europa po mbytet nga keta, nuk kane lene gje pa bere dhe po mundohen me cdo menyre keta letyra, qe te ndryshojne dhe asimilojne kulturen vendase. Europa do shkoje ne lufte civile ne te ardhmen dhe per kete jam 10000 % i sigurte ! Policise greke bravo i qofte tu qije nenat ti hedhe ne dete te gjithe keta mashtrues ordinere.

      1. Taulant says:

        Mos pellcit nga inati duke aluduar luftera civile etj.
        Bota ne cdo kohe ka qene ne lufte civile.

    2. Antipatrea says:

      AC-DC (Jorgo esmeri) : Siç e shikon edhe vetë , kjo Parvin-i është më e bardhë se treçereku i Greqisë , përfshi edhe ty , sado sapun të përdorësh …

    3. Janullistan Airways says:

      Greket edhe ato qe permend, Siri, Liban, Somali, nje rrace keni, Evropa fillon nga Schqiperia, Maqedonia edhe Bullgaria, Greket jan vazhdimesia e Arabise Saudite ne Kontinentin Evropian, juve sjeni Rrace Evropiane, me vjen keq, se qe dukeni si bajga sju kan faj as Shqiptatet musöiman te Kosoves qe ngjasojn me shum me Evropianet se ju neo greket jevgje.

  7. ???? says:

    Hahahaha….edhe..AC/DC….edhe “grek” jevgjite……hahahahaha…..ve ndonje pseudonim nga ato te tallaves me buzuk anadollak…si ….Bekiris..apo Asllanidis…. o kokrra e b..q….se ato jane per ju turmat e b…zinjve……

  8. Engie says:

    Mjaft bete propagande per emigracion masiv ne Europe. E dime qe jeni shume zemermire prandaj do ju sugjeroja qe ti merrnit afganet, iranaianet,e dreqin me te birin ne shtepite tuaja e ti ushqenit ju me parate tuaja. Jepuni dhe vajzat tuaja per gra.

    1. Undefined says:

      Korrak…nuk flitet per ti marre neper Shtepia…por flitet per ti trajtuar si njerez ne kufi…gjeja me elementare o kafshe e lige…..nuk dhjet njeri te rrij ne ate bordello borxhesh qe edhe…dritat e ujin ….ja paguajn takspaguesit europiane…..sepse jane nga trute e kokes…te nivelit tend…..hajvon

  9. Undefined says:

    Korrak…nuk flitet per ti marre neper Shtepia…por flitet per ti trajtuar si njerez ne kufi…gjeja me elementare o kafshe e lige…..nuk dhjet njeri te rrij ne ate bordello borxhesh qe edhe…dritat e ujin ….ja paguajn takspaguesit europiane…..sepse jane nga trute e kokes…te nivelit tend…..hajvon

  10. Tartari says:

    Shqetesohet Europa ne “kufirin e saj” ne lumin Egro midis Greqise dhe Turqise(!), ne nje kohe qe ka nje kufi tjeter te saj ne ate qe quhet “Ballkan Perndimor”, te cilin e ka krijuar vete dhe ka 30 vjet qe e mban me genjestra. Keshtu ne kete lojen e kufive te jashtem te BE–se pervec Greqise, duhet te futen edhe Kroacia, Slovenia, Hungaria, Rumania dhe Bullgaria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje