Helmimi masiv i mbi 1 mijë qytetarëve nga uji i pijshëm në Deçan, ngrihet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve

7 Shkurt 2022, 15:46Rajoni TEMA

Prokuroria Themelore e Pejës në një konferencë për media ka bërë të ditur detaje të reja rreth rastit të helmimit të mbi 1 mijë e 500 qytetarëve në Deçan, ngjarje e ndodhur në korrik të vitit të kaluar.

Prokurori Dorjan Juniku ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të kompanisë rajonale “Hidrodrini” lidhur me helmimin e qytetarëve të Deçanit, që ndodhi në verën e vitit të kaluar.

“Ju njoftoj se pas një hetimi intensiv disa mujor në çështjen penale që ka të bëjë me helmimet e mbi 1,500  qytetarëve të Deçanit dhe fshatrave përreth, sot më datën 7 shkurt 2022, kam ngritur aktakuzën kundër dy zyrtarëve si persona përgjegjës të kompanisë rajonale “Hidrodrini”, kundër drejtorit të departamentit teknik për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe kundër kimistes së kësaj kompanie për veprën penale “Mos evitim të rrezikut të përgjithshëm.”

Ai ka shtuar se muaji korrik i vitit 2021 nuk ishte aspak i lehtë për qytetarët e Komunës së Deçanit dhe 10 fshatrave përreth e as për ta si Prokurori, sepse asokohe hiq më pak se mbi 1500 qytetarë në QKMF në Deçan kishin kërkuar ndihmën mjekësore e në mesin e tyre edhe 51 fëmijë.

“Me ti pranuar këto informata kryeprokurori Agim Kurmehaj, autorizon menjëherë dy prokurorë të shtetit që të fillojmë me veprime në zbardhjen e këtij rasti. Në bashkëpunim të ngushtë me Policinë dhe IKSHPK-në, kemi arritur të bëjmë grumbullimin e informacioneve.”

Prokurori Juniku ka shtuar se nga mbi 1,500 qytetarët që kishin kërkuar ndihmë në QKMF-në në Deçan 872 kanë pasur simptoma të njëjta.

“872 kanë pasur simptoma që i referohen helmimeve nga uji i pijes, sipas analizave nga IKSHPK është kontestuar se të njëjtit e kanë pasur bakterin E.Coli dhe baktreien Norovirus, të shkaktuara nga mungesa e klorit dhe testimeve shumë të pakta dhe aspak të rregullta.”

1 komente në “Helmimi masiv i mbi 1 mijë qytetarëve nga uji i pijshëm në Deçan, ngrihet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve”

  1. Fatosi-kosove says:

    Kur kane kaluar me shume se 6 muaj “drejtesia” e koalicionit kurti & osmanka u kujtua se paska patur helmim nga uji i pijes dhe paskan zbuluar edhe fajtoret, kjo eshte me shume se poshtrim ndaj qytetareve qe kane kaluar ato dite te veshtira, nderkohe qe kosova po kalon situate shume me te rende se ai rast dy pashallaret kurti & osmanka e deshmojne se shqiptaret per ta jane vetem kafshe dhe asgje me shum, prandaj rroft drejtesia kurti& osmanka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje