Shoqata Rajonale e Futbollit në Lezhë ishte e fundit që përmbylli një proces të manipuluar zgjedhjesh për kryetarët dhe delegatët që do të votojnë në 2 mars për presidentin e ri të FSHF.
Me dyshimet se është apo jo e regjistruar në gjykatë, Shoqata e Lezhës zgjodhi 3 delegatët, Kristjan Xhidodajn, Dario Palin dhe Leonard Preloshin, të cilët çuditërisht kanë propozuar Sulejman Starovën për president të FSHF-së.
Por kjo duket një tjetër manovër për të krijuar kundërshtarë të rremë për ‘perandorinë’ e Dukës. E enjtja është afati i fundit që anëtarët e klubeve e shoqatave të propozojnë kandidatët për president dhe për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv në FSHF.
Armand Duka deri tani ka marrë tre propozime publike, të Korçës, Gjirokastrës e Shkodrës, ndërsa edhe Dritan Shakohoxha ka thënë në Report Tv se ka marrë 5 propozime për të garuar si president. Emri i ri që del në skenë për garën e 2 marsit është ai i trajnerit të njohur Suljeman Starova që propozohet nga Shoqata e Lezhës, por i duhen edhe 4 propozime të tjetra për të qenë kandidat zyrtar.
Gjithsesi paraprakisht me mbylljen e zgjedhjeve në tetë shoqatat rajonale të futbollit, Duka ka çimentuar përmes presionit e mashtrimeve, mandatin e 6 në krye të FSHF-së me gati gjysmën e votave.
Mirëpo për shkak të shkeljeve të rënda, si shtimi i numrit të anëtarëve në asamble me urdhër të FSHF-së, apo mungesës së qëllimshme të informacionit, zgjedhjet në shumë shoqata rajonale të futbollit kanë shkuar në prokurori.
Deri më tani rrugët ligjore i ka ndërmarrë Durrësi, Tirana, Gjirokastra dhe Shkodra. Pa harruar këtu kundërshtimet e forta të Fierit dhe Korçës, që pretendojnë se me urdhër të FSHF-së janë manipuluar anëtarët në shoqatat përkatëse, me qëllimin përfundimtar që më 2 mars të votojnë Armand Dukën.
Per zgjedhjen e Presidentit te Federates duhet te votojne;
1 te gjithe futbollistet mbi moshen 18 vjec.
2 te gjithe ata qe kane licencen e tranerit, ne aktivitet, ne pune, apo pension.
3 te gjithe ishfutbollistet qe duhet te kene shoqaten e tyre.
4 vota e trajnereve, gjyqtareve dhe ishfutbollisteve te kombetares, duhet te kete nje vlere me te madhe.
Keto shoqata, nga menyra si jane organizuar, mua me kujton zgjedhjen e kryepleqve te fshatrave.
Duka ne rast se fiton dhe gjasat jane qe do te vazhdoje si president, duhet te mendoje organizimin e Superliges me 16 skuadra, ku 3 te fundit bien ngs kategoria.
Perjashtimi nga mundesia per te luajtur ne elite shume klube me emer, nuk i sherben askujt.
Nuk ka kuptim qe klube si Besa Elbadani Lushja Apollonia Luftetari Flamurtar Tomirri Beselidhja, te burgosen ne kategorite inferiore.