ANALIZA: Fiton skuadra, merite e trajnerit, humbet skuadra, faji i trajnerit?!

9 Shkurt 2022, 15:20Sport TEMA
ANALIZA: Fiton skuadra, merite e trajnerit, humbet skuadra, faji i trajnerit?!

Nga Skifteri Këllici, Boston, SHBA

Duke lexuar në internet një artikull për futbollin, botuar në gazetën ruse “Sport Ekspres” të datës 30 dhjetor të vitit 2017, pata shkëputur këtë thënie të Tieri Anrisë, ish-futbollist i njohur francez dhe sot zv. trajner i përfaqësueses së Belgjikës:

“Trajneri krijon planin e lojës, por është skuadra ajo që do ta verë atë në jetë.Trajneri ëshë i mirë, aq sa skudra që zbaton planin e tij’. Pra, lojtarët nuk janë marioneta në duart e trajnerit, me të cilët ai mund të manovrojë si të dojë.

Deri në 20 minutat e fundit të ndeshjës “Roma” –“Inter” të kampionatit italian të futbollit te kohëve të fundit, rezultati ishte 3-1 për romanët. Por mjaftuan pak minuta që të përmbysnin këto shifta dhe të fitonin 4-3. “Për 70 minuta ne luajtëm shkëlqyeshëm , – u shpreh trajneri i “Romës”, Murinjo,- dhe gjithçka u rrënua pastaj”.

Nuk kam pasur dhe nuk kam ndonjë simpati për Murinjon arrogant dhe ironik, të ashtuquajturin “Special one”, ( I veçanti), që veç “tripletës”më 2010, pra, fitores së kampionatit, Kupës së Italisë dhe disa trofeve të tjera viteve të shkuara, “ka agjëruar”, por në këtë rast i jap të drejtë.

Për ato pak minuta futbollistët e “Romës”, pa nënvlëftësur meritat e “Juventusit”, u shthurën, e humbën torruan, humbën dhe një 11-metërsh, që do t’u jepnin të paktën barazimin e meritur, kur kundërshtari luante me 10 futbollistë, dhe humbën më së fundi edhe ndeshjen. Dhe jo, për fajin e Murinjos.. Sikur ‘”Roma” të kishte fituar, pa dyshim që në shtyp do të shkruhej se kjo skudër fitoi edhe për meritë të trajnerit.

Do të përpiqem që titullin e kësaj analize ta justifikoj me shembuj të tjerë nga futbolli ndërkombëtar.

Në pranverën e vitit të kaluar, duke huazuar termin “rokadë “nga loja e shahut, në rastin tonë të trefishtë, bëri bujë këmbimi i vendeve të tre trajnerëve: gjermani Tucheli, për drejtim të dobët të PSG-së, u zhvendos në krye të “Celsit”, ku zuri vendin e Lampardit, ish-futbollist i saj. Pocçetino gjithashtu për rezultate të dobëta të “Totenhemit” të Londrës, mori drejtiminn e PSG-së, kurse Murinjo u largua nga “Manchcester Junaitedi” dhe u katapultua në vendin e Pocçetinos.

Mirëpo portugezit nga Setubali i hasi “sharra në gozhdë” dhe u detyrua të mërgonte një vit më pas te “Roma”. Dhe këtu ndodhën “çudirat”: Pochetinos në Paris “i priu nafaka”‘ me PSG-në, sepse fitoi Kupën e Francës. Por edhe “dështakut Tuchelit i bëri mirë ‘havaja” e Londrës, sepse, për çudi, në finale “Manchester Sitin”, rrëmbeu Championsin e vitit 2021.. Pra nuk e paskan pasur fajin trajnerët, por…lojtarët.

Të ndalemi tani te Solskjaeri. Ish- futbollist i MU në vitet 1997-2007, veç kësaj në këtë periudhë dhe 6 herë kampion i Anglisë në radhët e saj, pastaj në vitet 2018-2021 edhe trajner, që e shpuri këtë skudër në vendin e dytë pas Mançester Sitit të Guardiolës , më 2020- 21, si edhe finalist i Kupës UEFA, për rezultate të dobëta, në nëntor të atij viti, ndonëse kishte arritur kaq rezultate befasuese, pa më të voglin ngurim bosët e klubit, Zhoel dhe Avram Glazer, e zëvendësuan me gjermanin Rangnik. Pra, nga majat e lavdisë lavdia, në honet dështimit…

Ndryshe ka ndodhur po ndodh me italianin Ançeloti. Trajner i “Juventusit, (1999-2001), i “Milanit”, (2001-2009), me të cilin ka arkivuar tituj kampionësh të Italisë, kupa të Evropes dhe kupa ndërkontinentale, duke u cilësuar disa herë edhe nga trajnerët më të mirë të botës, më 2009 zbarkon në Londrën e mjegullur. Atje e pret multimiliarderi rus Abramomviç, që i beson “Celsin”, për të fituar, jo më kampionatin anglez, por Champions Ligën. Anceloti premton..Fiton për dy vite 2009-2011 një premier ligë, një kupë të Anglisë dhe një kupë të Komjuniti Shildit. Jo pak!…

Mirëpo, këto nuk kënaqin oreksin e Abramoviçit, që e dëbon, sepse nuk fiton Championsin. As më 2010 kur mëjnohet nga “Interi” i Murinjosnë në 1/16 e finaleve, të CHL-ës, as më 2011, ku rrugën për të shkuar më tej, ia mbyll “Mançteser Junaitedi”. Dhe kësisoj Abramoviçi i jep Ançelotit lamtumirën.

Sidoqoftë, në sezonin 2012-13 ai zhvendoset në Paris, ku këtë radhë e pret një multimilirder tjeër, arabi nga Katari, Al Khelaifi, i ngopur me koleksionimin e fitoreve në kampionate, por i uritur “për të gëlltitur” kupën e CHL. Por Ançeloti nuk arrin t’ia servirë atë në tryezë, sepse PSG- ja e tij degdiset mënjanohet në çerekfinale nga “Barcelona”…

Mbetet pa punë?…Në asnjë mënyrë, se nga përtej Pirenejve, në Madridin e dritësuar e fton bosi i ”Realit”, Perez; por jo për të kaluar “muaj mjalti” me kampionate kombëtare që mbretërorët ikanë fitur pa hesap, por “la deciman”, pra kupën e 10-të të Evropës, të cilën “Reali” nuk e ka shtënë në dorë që nga viti 2002.

Anceloti ndodhet në buzë të greminës, kur në finalë me shemren e tij, “Atletikon e Madridit, sepse deri në minutën e 93-të të finales së CHL-ës humbet 1-0. Por e sjell në jetë goli i Ramosit dhe në shtesë golat e tjere të Belit, Marcelos dhe së fundi të Ronaldos. Eshtë i shpëtuar dhe ngadhnjyes në më pak se 30 minuta, por jo në vitin 2014, kur jo vetëm nuk bën “bis”, por mënjanohet në çerekfinale të CHL-së nga “Mançester Junaitedi”. Këtë radhë është Perezi që i jep lamtumirën…

Megjithatë, më 2015 Ancelotit zemërvrarë i zgjat dorën presidenti i “Bajernit”, Rumenige, por edhe ai me ultimatumin që të fitojë Chempionsin. Por “Bajerni” i Ancelotit arrin derin e çerekfinale të saj, ku, për ironi të fatit, mënjanohet bash nga…” Reali”dhe si në rastet e tjera të mësipërme ndahet edhe nga bavarezët.

Pastaj atë e gjejmë sërishmi në atdhe, por këtë radhë te “Napoli” i De Laurentisit, natyrisht jo në nivelin e skuadrave të mësiprme të tij, ku ka të detyrë që të paktën të fitojë kampionatin italian. Por aventura e tij zgjat vetëm një vit, (2019). Atëherë merr valixhët dhe kthehet sërishmi në Angli të “Evertoni “, (2020-21), ku strategut Italian, “i rrahur me vaj dhe me uthull’ i kërkohet ta shpjerë këtë skuadër mundësisht në katet e sipërme të ngrehinës së Premer Ligës….dhe jo në majën e #empionsit. Dhe këtu Ançeloti nuk ka nje legjion mercenarësh të kamur si më parë, por një skuadër, vërtet të fortë, të cilën, gjithsësi nuk arrin ta katapultojë lart…

Mos është fundi i tij ?…Kurresi, sepse Peresi i kujton “dashurinë që nuk harrohet” dhe kështu në sezonin 2021-22 Anceloti kthehet përsëri te “Reali” dhe përsëri që të fitojë jo më kampionatin, por, si gjithnjë… Championsin.

“Më jep miell të mirë, që të bëj një bukë edhe më të mirë”, -thotë një fjalë e urtë popullore. Dhe Ançeloti e ka këtë ”miell”, që me ndihmën e tij të bëjnë bukë “ustallarë” të tillë si Benzema, Vinicius, Kros, Modric, Kazemiro, Alaba, portieri legjendar Kurtua….që janë garanci për t’u shndërruar në padronë të CHL, aq të lakmuar edhe nga nga shumë “dinozaurë” të Evropës. Një ndër ta, PSG-ja, këtë radhë jo vetëm e Mbapesë, por edhe e Mesit, pranë tij në sulm dhe të tjerë, me të cilët në fillim të shkurtit të këti viti “Reali” do të përballet në çerekfinale të CHL-së . Nëse nuk arrin, e pret fati i mëparshëm i tij dhe i shumë trajnerëve të tjerë si ai, që kanë qenë dhe janënë krye tëskadrave me dëshira kaq të ethshme të presidentëve të tyre, të cilët kanë vetm moton: ”Nuk fitove, CHL, ik nga sytë këmbët!”, pa analizuar logjikisht se përgjegjësi në këto humbje kanë edhef utbollistët.

Vimë kështu tek titulli i kësaj analize: “Fiton skuadra, meritë e trajnerit, humbet skuadra,faji është i trajnerit” .

Do ta ilustroj domethënien e këtij titulli me një shembull shumë kuptimplotë- me triumfin e skuadrës modeste “Leicester” në Premier Ligën e sezonit 2015-2016. Kjo skuadër, që për shumë vite të shekullin e kaluar ka luajtur edhe në divizionin e dytë, madje dhe tretë të kampionteve angleze, e drejtuar nga traneri italian Ranieri, “usta” vërtet i sprovuar në “topkëmbë”, por që deri atëherë kurrë nuk kishte arritur ndonjë suksës në arenën evropiane, pikërisht atë sezon, në moshën 65-vjeçare ngadhënjen ndaj skuadrave të tjera gjigande angleze, “Mancçester Juaited”, “Mançester Siti”, “Celsi”, “Arsenal’”, “Liverpul”, që kanë fituar, jo vetëm kampionate angleze, por edhe disa herë edhe kupa evropiane.
E pra, në gjirin e saj nuk bënin pjesë yje të futbollit britanik, evropian ose botëror. Të tillë ishin portieri danez Shmaikel, mbrojtësi anglez Drinkuater, mefushori francez Kante, sulmuesi algjerian Mahrez dhe sulmuesi tjetër anglez Vardi.

Si është e mundur që kjo skuadër pa yje, të ngjitej atë vit si diell në qiellin e futbollit anglez? Sepse falë trajnerit dhe për meritë të pandashme të vetë lojtarëve, që arritën të përbënin një binom, “Leicesteri” përftoi cilësi tekniko-taktike të shkëlqyera, dhe u shndërrua në një ansambël harmonik .

Por ç’ndodhi një vit më vonë? Po kjo skuadër, së cilës iu larguan Drinkuateri dhe Kanteja, të rrëmbyer nga #elsi, çuditërisht e nisi keq dhe më keq kampionatin, dhe, që ta mos zgjatem, nga mesi i tij drejtuesit larguan Ranierin, pikërisht atë që e kishte shpënë “Leicesterin” në apogjeun e futbollit anglez. Përse?.Sepse skudra nuk mundi të shfaqte më ato cilësi që u përmendën sipër; shkurt ajo nuk arriti formën sportive të një viti më parë.

Për faj të trajnerit”? Po a nuk ishte ai që e ngjiti skuadrën në podiumin e lanvdisë? Mirëpo “kur skuadra humbet, fajin e ka trajneri…”. Kështu e pësoi edhe Ranieri. Sigurisht edhe ai ka pasur disa “kusure “në ecurinë e kampionatit, në strategjinë e lojës, në planin psikologjik , në përcaktimin e përbërjes, zëvendësimet e vonuara të futbollistëve në çastet më te tendsura të lojës, ose qënuk ika bërë ato por, mëkatet më të mëdha, për mendimin tim, kanë rënduar mbi shpatullat e futbollistëve.

Ja dhe një shembull tjetër  i freskët. Më 6 nëntor të vitit të kaluar për rezultate të dobëta të Xhenovës, vendin e trajnerit të saj, Balardini, e zuri Shevçenko, ish-futbollist i madh ukrainas, që për vite kishte shkëlqyer ne radhët e ‘Milanit’ dhe kombëtares se vendit të tij. Pritej shumë prej tij!..Por, për çudi, më 19 janar të këtj viti, po për rezultate të dobëta, drejtuesit  Xhenovës e zëvendësuan atë me trajnerin gjerman  Aleksandër Blesin, krejt i panjohur…Dhe presin prej tij që ta shpëtojë atë  nga rënia në serinë e dytë, kur kjo  skuadër ka deri tani 14 pikë , zë vendin e parafundit dhe ka mbi vete Kaliarin me 20  pikë dhe Venecien 16!?..

Edhe në këtë rast harrohet se faji në këtë rast nuk është i trajnerëve,por…i skuadrës, pra i lojtarëve.

Si epilog, po përdor edhe një herë thenien e Tieri Anrisë, me të cilin nisa këto radhë:

“Trajneri krijon planin e lojës, por është skuadra ajo që do ta vërë atë në jetë”.

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje