Kandidatja socialiste: Më jepni votën, për 300 ditë i ndryshoj “fytyrën” Shkodrës

9 Shkurt 2022, 19:18Politika TEMA

Kandidatja e Partisë Socialiste për Shkodrën Majlinda Angoni ka premtuar se nëse zgjidhet në krye të kësaj bashkie brenda 300 ditësh do i ndryshojë fytyrën qytetit. Ajo tha se shkodranët duhet t’i japin besimin një gruaje që për herë të parë në 30 vite vendos të parin interesin e qytetarëve.

“Në këtë moment të veçantë për Shkodrën dhe për mua personalisht dua të ndaj me ju ndjenjën e lartë të përfgjegjësisë për të marrë këtë sfidë si më të rëndësishmen. Përkushtimi për të dëgjuar çdo banor të kësaj bashkie do udhëheqin parimet tona për t’i kthyer Shkodrës dinjitetin.

Përvoja ime si prefekte dhe si banore do më udhëheqin në realizimin e prioriteteve tona për Shkodrën. Kam besimin se do kemi bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve, fermerëve, artistëve por në veçanti kam garancinë dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare. Jam e vetëdijshme që nuk është bërëë më e mira sepse më e mira nuk mjafton.

Edhe pse nuk e kemi pasur timonin e pushtetit vendor e kemi treguar se qytetari është prioriteti jonë. Sot I drejtohem shkodranëve me një ofertë konkrete., Jepjani besimin një gruaje që vendos të parin interesin e qytetarit shkodran. Brenda 300 ditëve do punoj për një qytet më të pastër dhe një Shkodër tjetër plot energji. Nuk keni pse prisni për një mandat tjetër 4-vjeçar. Vetëm 300 ditë”, tha Angoni.

1 komente në “Kandidatja socialiste: Më jepni votën, për 300 ditë i ndryshoj “fytyrën” Shkodrës”

  1. Lorenc Luka me shkoll nate qe drejtoi shkodren says:

    Parole parole parole kendonte Mina. Nuk je ndryshe nga te tjeret. Ja ti pyesim ato punetoret qe punuan me vite ne fabriken tende me rregulla e pa rregulla. Fytyren e biznesit tend e ndryshove por shih fytyren a atyre qe punuan per ty dhe i nise ne shtepi se te ra puna. Tani te duhen money money money (ABBA) per te shlyer borxhet.. Te uroj mos te germohet shume ne historikun e pasurise tende dhe miqve tuaj si djathtas e majtas..duke filluar nga Helidon Bushati, Lorenc Luka, Mark e Rita Gjeka si dhe arkitekti i famshem i Tiranes miku i Rames me te cilin keni allishverishe. Shkoder kurva kot si kan then e vec kurvat po e sundojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje