Njëra prej protestueseve që ishte në takim me kryeministrin Edi Rama dhe nënkryetarin e Bashkisë, Arbjan Mazniku në ambientet e Parlamentit, ku u diskutua çështja e shembjes së banesave tek zona e 5 Majit, ka treguar prapaskenat e takimit.
Ajo tregoi se Rama i kishte ofenduar dhe më pas ishte larguar duke i lënë me nënkryetarin e Bashkisë, Maznikun.
“U përplasëm me Maznikun. Gjatë bisedës me kryeministrin, ai na tha vetëm ‘pusho, pusho’. Më tha “Ti ke një kasolle, çfarë pret nga ajo?” Nuk na dha asnjë shpresë, duke na thënë vetëm ‘do t’i merrni’. Kërkova të filmoja takimin, por ndërhynë badigardët dhe nuk më lejuan, duke më thënë se ‘nuk lejohet filmimi’ Ka folur vetëm nëna Liza, pastaj Rama është ngritur dhe ka ikur.
Më është pyetur meqë kam bërë deklaratë para bashkisë a do e djegësh banesën? Kam thënë po, nëse do ndjej dëshpërim si sot, unë nëse do ndihem e dëshpëruar do e bëj, nëse këta duan të na kalojnë në dëshpërim e akte ekstreme do e bej, e vetmja që më ka dhënë shpresë është avokatja”.
Shkoni të fitoj ca lekë dhe avokatja, se pak ju kanë rrjepur.
Megjithmënt bagëti. Qeveria thotë se do merrni shtëpi të reja, keta ndërtuan kasollen brenda natës dhe thonë, e dua shtëpinë sot, u dua këtu ku ka qenë dhe e dua siç ka qenë….
– Me zhit pare i bone shpit oj Mrike?
– Ja, çashtu bre, ku vidh e ku me p….
U mesun njerzit. Me nje kacolle lope ne toke te huj kerkojne vila. Vet robi nuk mban pergjegjsi, se shtepine e merr me paret tona. Ne puno e paguj taksa, ata ankohu per padrejtesi dhe mer shtepi. Pastaj shajne se vendi nuk eshte si koka e tyre me cepa.