"Çfarë kompromisi ke bërë me Ramën?", Berisha përplaset me Manjën në Kuvend, ministri: Nuk replikoj me zërat e botës së përtejme

10 Shkurt 2022, 12:41Politika TEMA

Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja për të cilin tha se ka bërë kompromis me kryeministrin Edi Rama.

Berisha u shpreh se ministri i Drejtësisë po mban të fshehtë vettingun e disa gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët i përmendi edhe me emra. Ndërsa ministri Manja i tha se nuk pranon të replikojë me një zë që i duket sikur i vjen nga bota e përtejme.

Berisha: Ne emër tuaj le ti shtrojmë një pyetje ministrit që sapo foli pse fshihet, pse mbahet sekret vettingu i Sokol Sadushit, vettingu i Ervin Popës, i Ilir Pandës, mbi çfarë ligji dhe bazë? Përvec shpellave të mafias.

Së dyti, cili është roli yt, thuaja këtu deputetëve dhe shqiptarëve në denatyralizimin e Dibrës me HEC e Skavicës. A ndjen ti si dibran përgjegjësi për shuarjen nga dheu të tokave pjellore të Dibrës.

Çfarë kompromis ke berë me Ramën?

U bëj thirrje dibraneve, në Dibër, Shqipëri e diasporë të ngrihen fuqishëm për mbrojtën…

Nikolla: Kjo nuk është procedurë, po të ndërpres fjalën

Manja: Doktor në fakt kur flet ti dhe kërkon llogari edhe për Dibrën ,mua më duket si një zë i vjetër që  vjen nga bota e përtejmë. Me botën e përtejmë jam gjeneratë tjetër dhe nuk replikoj.

Dibranët janë në hallin e tyre dhe në datën 6 mars do të flasin vetë dibranët, nuk ka nevojë ti bëjë thirrje askush nga kjo sallë. Le të zgjedhin më të mirë.

1 komente në ““Çfarë kompromisi ke bërë me Ramën?”, Berisha përplaset me Manjën në Kuvend, ministri: Nuk replikoj me zërat e botës së përtejme”

  1. Rrumpalla says:

    O Manja , me shumë kulturë ja ke thënë. I thoshe nuk merrem me kërma unë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje